Shtesë » Lajme
Xhafer Leci: Ka ndërruar jetë Jakup Biçkaj
E marte, 10.09.2013, 10:03 PM
Ka ndërruar jetë Jakup
Biçkaj, mërgimtari më i vjetër i kësaj ane.
Të moqmit kanë thënë vendi-dheu i huaj është i ftohtë
Nga Xhafer LECI
Në moshën
84 vjeçare në Wendlingen të Gjermanisë u shua nga jeta Jakup Biçkaj. Jakup
Biçkaj u lind më 23.04.1929 në fshatin Hogosht të Kamenicës, dhe vdiq më
20.08.2013 në Wendlingen am
Po ashtu,
ai u varros në fshatin e lindjes, Hogosht, me 22.08.2013, në praninë e mbi 500
pjesmarrësve, familjarë, bashkëfshatarë, miq e shokë nga vendlindja, nga Kosova
e nga Gjermania.
Jakup
Biçkaj me artikëllshkruesin e këtyre rreshtave, ishin bashkëpjesmmarrës të
shumë demonstratave të zhvilluara në Perëndim në vitet 1980-ta. Bashkarisht me
shumë shokë të tjerë kemi marrë pjesë në veprimtaritë e fatkeqësitë-varrimin e
heronjve të Kosovës, të cilët aktivitetin e tyre patriotik e zhvilluan në
Gjermani, Zvicër e diasporë, si vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri
Zeka, në vitin 1982, në Stuttgart, të heroit Enver Hadri, më 1990 në Bruksel...
I biri i Jakupit, Njaziu, kusheriri Salih Biçkaj, si dhe nipi, djali i motrës,
Emin Krasniqi, njëherit edhe drejtues i grupit “Albanikos” janë denuar më 1981,
dhe kanë bashkëvuajtur shumë vite në bugjet e Serbisë-Jugosllavisë, shoveniste.
Nganjëherë
nepër demonstrata takonim edhe njërin nga organizatorët, veteranin e çështjes
kombëtare, bashkëfshatarin e Jakupit, z. Hasan Malaj, vëllai i dëshmorit Rexhep
Malaj, i cili qe vrarë në Prishtinë më 1984, nga UDB-a gjakatare, bashkë me
dëshmorin Nuhi Berisha. Jakupi bisedonte me Hasan Malajn dhe patriotë të tjerë
në mërgim për hallet e shumta të popullit tonë të shumëvuajtur.
Nuk kanë
thënë kot të moçmit, se dheu i huaj është i ftohtë.
Vdekjet
në dhe të huaj janë më të dhimbëshme, sepse ato i i bëjnë të tilla pritjet e
gjata për përgatitjen e kufomave të mërgimtarëve, dokumentet e udhëtimit...,
për të cilat nganjëherë duhët pritur disa ditë, derisa kufomat arrijnë në
vendlindje.
Për këtë
arsye dhimbja për familjarët, farefisin e miqtë e të ndjerëve bëhët edhe më e
rëndë. Kësisoj ndodhi dhe në rastin e vdekljes së Jakup Biçkajt, këtij
mërgimtari dhe ëndërrmitari të përhershëm për lirinë e Kosovës.
Pak fjalë
për jetën, vdekjen e dhimbëshme të mërgimtarëve në vend të huaj.
Një
shembull, më 1970-të në qytezen Wendlingen, banonin e punonin këta shqiptarë:
Daut,
Hasan, Latif, Qemajl, Shaqir, Zenë e Tefik Morina, Jakup e Adem Fetahi,
Bejtullah, Taip, Murat, Xhafer e Balë Leci, Mustafë e Hajrullah Matoshi, Veli,
Xhavit e Jonuz Fazlija, Jakup Biçkaj, Sabit Latifaj, Xhavit, Sahit e Aziz Agaj,
Vehbi e Hasan Dance, Xhafer Gashi, Xhavit Zeqiri, Liman Kqiku, Ali Orana, Hafiz
Hafizi, Sylë, Shefqet e Zijah Zylfijaj, Jakup e Ruzhdi Kryeziu dheTaip Emini.
Gjithesejt 37 veta. Nga këta 32 banonin në ndërtesën moderne, pronë e Firmës të
Mobileve, Erwin Behr, në rrugën Alb Str.13, 73240 Ëendlingen am
Jakupi
pas vetës ka lënë bashkëshorten, 5 djem e tri vajza, të gjithë në gjendje të
mirë shëndetësore dhe materiale. Ai ka jetuar e punuar në Gjermani nga viti
1970-të, derisa është pensionuar në moshën 65 vjeçare, para 19 vite. Si
pensionit gjysmën e jetës-kohës e ka kaluar në Kosovë, e pjesën tjetër në
Gjermani, sepse më shumë se gjysma e familjes së tij të ngushtë jetojnë dhe
punojnë në Gjermani.
Më
07.09.2013, në Wendlingen am
I biri i
Jakupit, Besim Biçkaj, në emër të familjes, i falënderoj të gjithë
pjesëmarrësit, si dhe pronarin e lokaleve z. Synaj Dubova, Ristorante-Pizzeria
Sapore Mediterraneo, në Heinrich-Otto-Str.
44,- 73240 Wendlingen am
Aq sa i
takoi Gjermanisë, Jakupi i takoi edhe Kosovës. Kosova ishte brenga e tij e
madhe, njësoj si për të gjithë bashkëmërgimtarët e tjerë.
Pamje e
disa pjesëmarrësve në aktivitetin për të pame
Në foto
së bashku me bacën Emin Fazlija -, nga e majta: Liridon, Ruzhdibeg e Xhafer
Leci, Emin Fazlija, Qaush Krasniqi e Besim Biçkaj, ulur Aziz Biçkaj e Valon
Leci