E merkure, 24.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Kurban në mermorialin e Dr. Rugovës

E marte, 10.09.2013, 08:48 PM


Një reagim i shkurtër

NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIT DR. IBRAHIM RUGOVA

Nga Agim Gashi

Ditën që u qit gurthemeli për Qendrën Memorioale Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, ishte ditë që e prisja me shumë gëzim. Dr. Rugova meriton ti ngriten memoriale, shtatore, buste, përmendore...dhe hakut sdo ti dalim kurr. Ai ishte dhe mbetet Presidenti Ynë dhe Arkitekti i Pavarsisë që pas vdekjes ia falsifikuan "arkitekturën" kombëtare, duke e degraduar Pavarsinë e cila u fitue me aq shumë gjak, mund e djersë.

Në këtë gurthemel kenka pre edhe një dash si kurban i themelit duke u bazuar në trashëgimitë pagane të dokeve të vjetruara.

Prerjen e këtij dashi nuk e pëlqeva. Gjaku ka një pamje trishtuese dhe kjo foto është në kundershtim të plotë me atë që na e mësoj Dr. Rugova.

Ndoshta edhe mundem të jemë gabim por ma merr mendja se këso skena ku derdhet gjaku i pafajshëm nuk i shkojnë veprës së një kolosi. LDK duhet ti ketë njerzit të cilët duhet të merren me organizimin dhe programimin e këtyre evenimenteve të cilat duhet të jenë kulminante dhe precize.Çdo gjë duhet të jetë në vendin e vetë, si fotot ashtu edhe simbolet dhe sjelljet tjera. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë me diciplinë, njohuri e kulturë ti nderojmë ata që u bënë dhe për ne.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora