Shtesë » Lajme
Apeli i vehabistëve boshnjakë për xhihad
E diele, 25.08.2013, 01:12 PM
Nga Express
Në
internet është shfaqur një video-xhirim i vahabistëve – thuhet të jenë nga
Bosnje e Hercegovina – që po marrin pjesë në luftë kundër regjimit të Bashar
Al-Assad, dhe të cilët iu bëjnë thirrje të rinjve boshnjakë t’iu bashkëngjiten
atje.
"Ftoj
rininë që t’i bashkohet xhihadit dhe rrugës së Allahut, sepse po t’ua rrëfenim
gjithë tregimet që i kemi dëgjuar për keqtrajtimin dhe dhunimin e myslimaneve,
do të na duhej të flisnim me orë të tëra”, thotë njëri prej tre meshkujve që
shihen në video, njofton portali Klix.ba.
I njëjti
flet edhe për keqtrajtimin e myslimanëve, me shpesë që, siç thotë, ky rrëfim i
tij “të prekë zemrat e myslimanëve dhe t’i nis ata drejt xhihadit dhe rrugës së
Allahut”.
Mashkulli
i maskuar në video-xhirim iu bën thirrje myslimanëve që t’i kthehen fesë, duke
nënvizuar se as “para Allahut nuk janë të barabartë ata që luftojnë me ata që
rrinë”.
Portali
përkujton se media të ndryshme njoftuan sesi në BeH ka gjithnjë e më shumë
pjesëtarë të lëvizjes vahabiste që po rekrutojnë vullnetarë për luftë të
shenjtë në Siri. Ata në BeH hyjnë ilegalisht, dhe kryesisht angazhojnë
vahabistë nga Bosnja, Sanxhaku e Kosova.
Kohë më parë është publikuar se, shumica e “luftëtarëve” nga BeH janë pjesë e brigadës famëkeqe Fonti Al-Nusra, të cilën SHBA e ndërlidhin me organizatën terroriste al-Qaeda.