Shtesë » Lajme
Viktor Mërkuri: Shtetet e Bashkuara në “Alarm”
E hene, 12.08.2013, 08:48 PM
Shtetet e Bashkuara në “Alarm”
Nga Viktor Mërkuri
Në alarm
të kuq vazhdojnë të jenë Shtetet e
Bashkuara të Amerikës për të përballuar çdo sulm ndaj caqeve amerikane nga al
Kaeda. Uashingtoni ka vendosur të tërheqë njëzet misione diplomatike amerikane
për shkak të mesazheve kërcënuese nga drejtuesit e Al Kaidës, deklaroi dje
Qeveria e SHBA, zyrtarët dhe anëtarët e Kongresit.
Michael
Macaulay, kryetar i Komitetit për Siguri të Brendshme të Dhomës së
Përfaqësuesve, foli për "kërcënimet më të besueshme dhe reale të bëra që
nga periudha e 11 shtatorit. Duket se po presim sulm" tha rrjeti televiziv
CBS.
"Egziston
rrjedhje e madhe informacionesh për kërcënime dhe ne duhet të reagojnë në to”
shpjegoi gjenerali Martin Dempsey në ABC I cili është dhe shefi i shtabit të
forcave të armatosura të SHBA. Kërcënimet për fillimin e sulmeve të al-Kaidës
kanë në shënjestër në tërësin e tyre interesa perëndimore, paralajmëroi ai,
duke shtuar se këto kërcënime janë më të saktat dhe reale deri më tani që kanë
ardhur në vëmendje të tij. Objektivi i saktë nuk dihet, por "synimi është
i qartë. Objekti është një sulm ndaj interesave perëndimore, jo vetëm
amerikane, " tha ai këtë javë.
“Alarm” ndërkombëtare nga
Interpoli per Al Kaedën.
SHBA
njoftoi dje mbylljen e së paku 25 ambasadave dhe konsullatave në Lindjen e
Mesme dhe Azi. Ndjekur nga misionet
diplomatike franceze, gjermane dhe britanike në Jemen.
Sipas
Peter King, një anëtar i Komitetit për Inteligjencës së Dhomës së
Përfaqësuesve, informacioni i referohet "përgatitjes" kundrejt
sulmeve të jashtëzakonshëm, ndërkohë që ka data të caktuara për këto sulme.
"Ne besojmë se kjo do të ndodhë ndoshta në Lindjen e Mesme ose rreth
ambasadave, por asgjë nuk është e sigurt," shtoi ai.
"Ajo
që kemi dëgjuar është informacion në lidhje me synimet e tyre dhe të personave
të caktuar që thurrin, siç ishte rasti para 11 shtatorit," deklaroi në NBC
Tsamplis Saxmpi, një anëtar i Komisionit të Zbulimit të Senatit amerikan.
"Por ne nuk e dimë nëse kto sulme do të kruhen me kamikazi vetëvrasës apo
makinë të mbushura me ekspolziv," tha ai.