Shtesë » Lajme
Florim Zeqa: Fryma rugoviane në Klinë
E enjte, 11.07.2013, 08:02 PM
Klinasit kremtojnë unifikimin e frymës rugoviane
Nga Florim Zeqa
Klina
edhe pse një qytet i vogël, më kapacitet intelektuale rreshtohet në radhën e
qyteteve më të medha në vend.
Lidhjes
Demokratike dhe shtetit të Kosovës, Klina i dhuroi intelektualët dhe atdhetarët
e kalibrit më të lartë si; Anton Kolaj, (nënkryetar i LDK-së), Ismet Rraci (
kryetar historik i Klinës), Hamit Krasniqi, Iliaz Gashi, Hatixhe Berisha e
shumë të tjerë, ëmrat e të cilëve janë të skalitur në kujtesën historike të
qytetarëve të Klinës.
Kishte
dhe ka veprimtar e luftëtar të shumtë që i bëjnë nderë Klinës dhe mbarë
Kosovës.
Ndër ta
është edhe kryetari aktual i degës së LDK-së, zoti Fadil Gashi, komandant dhe
luftëtar i UÇK-së institucionaliste, i cili më sukses dhe denjitet të lartë
është duke e drejtuar eletoratin rugovian drejt suksesit dhe fitoreve të reja.
Dita e
ënjte e 4 korrikut 2013, e zgjedhur jo rastësisht koincidon më përvjetorin e
pavarësisë së SHBA-ve, shënon ditën më të gëzuar të elektortatit rugovian në
qytetin e Klinës, njiherit kjo është ngjarja më e shënuar në këto shtat vitet e
fundit në komunën e Klinës.
Bashkimi
apo më drejtë më thënë rikthimi dhe shkrirja e LDD-së në LDK, shënon aktin
madhështor të kthyerjës së të gjitha strukturave drejtuese dhe elektoratit në
shtëpin e vjetër, shtëpinë e madhe rugoviane të Kosovës.
Për degën
e LDK-së në Klinë, kthimi i Zenun Zeqës, Vezire ELshanit, Arben Limanit dhe të
tjerëve përveq së kthim vlerash përbën një bashkim intelektual dhe veprues të
frymës rugoviane.
Të pakt
janë ata njerëz që në jetën e tyre u krijohet mundësia e shkëputjës nga dy lloj
regjimesh antipopullore!
Një fat
të tillë kishte Zenun Zeqa, i cili në vitin 1990 shkëput kuvendin komunal nga
regjimi okupues i Serbisë, ndërsa sot shkëputet nga një regjim tjetër
antipopullor dhe diktatorial i kohës!
Për
veprimin e tij të guximshëm dhe atdhetar të viteve të '90-ta, kryetarin e
kuvendit paralel shqiptar Zenun Zeqën, qytetarët e quanin Gjurgjeala i Klinës,
ndërsa aktivin nga ai vjen, Bokshiqin e identifikonin si Kaçaniku i vogël.
Në të
cilin vend, nën patronatin e Zenun Zeqës u mbajtë kuvendi themelues i degës së
LDK-së dhe kuvende të shumta të rezistencës kundër pushtuesit serb.
Si në
vitet e '90-ta, edhe tani në ditët e sotme Zena i Klinës, (kështu i pëlqente ta
quante kryetarit historik Ismet Rraci), nuk pranoj të gjunjëzohet e
shantazhohet as tani nga pushtetarët aktual, të cilët ditë më parë i ofruan
librezën e PDK-së, në këmbim të mbajtës së postit të nënkryetarit të Klinës!
Shkarkimin
e Zeqës nga posti i nënkryetarit të Komunës dhe ëmrimin në vend të tij e një
personi më shkollë të mesme, kryetari i degës së LDK-së, Fadil Gashi e cilësoi
si një akt të ulët dhe qyqar, ndërsa udhëheqjën aktuale të Klinës e krahasoi më
atë të viteve të '40-ta, si klasë të analfabetëve politik.
Unifikimi
i elektoratit rugovian, është ngjarja më e shënuar në këto shtat vitet e fundit
në komunën e Klinës.
Njiherit
mund të llogaritet edhe si veprimi më i duhur në momentin e duhur politik jo
vetëm për Klinën, por për tërë Kosovën, ngase specifikat komplekse të saj, e
bëjnë Klinën nyje përcaktuese të kahjeve politike në vend.
Akti
solemn i bashkimit të elektoratit rugovian, shënon fillimin e shëmbjës së
diktaturës dhe prostitucionit politik në Komunën e Klinës, dhe fillimin e një
etape të re, që reflekton shpresë e besim tek qytetarët për një jetë të lirë
dhe dinjitoze në ketë qytet.
Bashkimi
spektakular i frymës rugoviane në Klinë i dha përgjigjën më të mirë shkaktarëve
ndarës dhe përqarës të frymës rugoviane, ndërsa përfituesve nga ndarja fatkeqe
i dha mesazhin e qartë së LDK-ja nga ky moment është forca politike numër një,
unike dhe e pathyeshme.
Përveq qyetetarëve të shumtë, veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, aktin e unifikimit të vlerave rugoviane në Klinë, madhështore e bëri edhe prezenca e drejtuesve të LDK-së qendrore; Naser Rugova, Besa Gaxherri dhe Haki Rugova (nënkryetar).