Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Serbët, një komb në zhdukje!?
E hene, 08.07.2013, 07:21 PM
Serbët, një komb në zhdukje!?
Nga Ismet
Azizi
Vitin e kaluar OKB
kishte paralajmëruar se Bota duhet të përgaditet për t'u përballur
me pasojat e plakjes së shpejtë të popullatës, sidomos në vendet në zhvillim. Për dhjetë vjet numri i njerëzve të moshës mbi 60 vjet do
të kalojë një miliardë, thuhet në raport Fondit popullativ i OKB-së.
Ky
ndryshim demografik do të jetë një sfidë e madhe për sistemet shtetërore
, sigurimet sociale, sigurimit pensional dhe kujdesit
shëndetësor. Agjencia e OKB-së gjithashtu ka informuar se duhet të
përballemi me "shpërdorimin, neglizhencën dhe dhunën
ndaj personave të moshuar," kishte
raportuar BBC.
Numri i
njerëzve të vjetër po rritet më shpejt se çdo grup tjetër në të gjithë botën.
Raporti i titulluar "plakja në shekullin e 21-të: Sfida dhe
festimi", është llogaritur se çdo i nënti njeri në botë është
mbi 60 vjet. Pritet që numri i njerëzve të moshuar rritet për 200 milionë
gjatë dekadës së ardhshme për të arritur në një miliard, dhe të arrijë dy
milijrd në vitin 2050.
Nga vendet e ish Jugosllavisë, por edhe të gadishullit Ballkanik në gjendje më të rënd sa i përket trendeve demografike është republika e Serbisë. Ndërsa në gjendje më të lakmueshmë janë Shqipëria dhe Kosova, por edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, pikrisht për sshkak të prezencës së shqiptarëve në këto dy shtete.(shih edhe këtu sipas bankës Botrore).
Gjithnjë
e më shumë fshatra dhe qyteza në Srbi
janë të zbrazura, Serbia është në prag
të kolapsit demografik, për dhjetë
vjet do të ketë vetëm gjashtë milionë
banorë. Efektet e para nëse nuk ndërmerret menjëherë diqka në këtë drejtim mund të vërehen qysh në vitin 2050.
Serbia në vitin
2030 do të ketë vetëm diq më shum
se gjashtë milion banorë, prej të cilëve dy të tretat do të jetojnë në Beograd,
Nish, Novi Sad dhe në disa qytete të tjera. Shumica e fshatrave jashtë
Vojvodinës dhe luginës së Moravës do të braktisen. Papunësia për herë të ë parë
nuk do të jetë një çështje e nxehtë, sepse Serbia do të humbasë fuqinë
punëtore. Prandaj, fondet shëndetësore dhe sociale do të jenë në
kolaps, sepse pothuajse dy herë
më shum do të ketë të vjetër (pleq) se
të rinjtë të cilët punojnë dhe krijojnë.
Në këtë
skenar , bile edhe më të
zymtë në një të ardhme të afërt do të gjendet Serbia nëse në vitet që vijnë vazhdojnë këto trende
negative demografike. Situata aktuale është e vështirë, por më e keqja
është në prag. Ekspertët vlerësojnë se pas dy dekadave dy dekadave Serbia do të marrë shuplakën
demografike, e cila do të shkaktoj alarm
në shoqëri. Sipas të gjith gjasave
atëherë ajo do të jetë tepër vonë për të ndryshuar diqka, sidomos pasi
të gjitha parametrat tregojnë se situata është duke u përkeqësuar.
Regjistyrimi
i popullësisë, statistikat, studime demografike dhe vlerësimet pajtohen në një
konstatim të vetëm- për shkak të
shtimit negative të popullësisë, popullësia
e Serbisë shënon rënje
të përditshme me më shumë se 80
njerëz. Sot, Serbia ka 311.139 banorë , më pak se në vitin 2002 . Pra nga këto
të dhëna shihet se Serbia në çdo dhjetëvjetësh e humb nga një qytet të madhësisë
së Kragujevcit.Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42.2 vjet, ndërsa
në disa fshatra në lindje dhe në jug të Serbisë mosha mesatare është mbi
50 vjet. Serbia
radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë,
para saj janë: Gjermania me moshë mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42,
Austria dhe Greqia 41,7.Ndërsa mosha mesatare e popullësisë në Kosovë sipas publikimeve të fundiut te Entit të
Statistiave është 29 vjet.
Vitin
e kaluar në një shkrim analitik për lëvizjen e popullësisë në Serbi autori i këtij shkrimi lexuesëve u pat prezentu edhe këto të dhëna krahasuese : Sisipas vlersimeve të vitit
2010, struktura moshore e popullsisë në Serbi ishte : nga mosha 0-14 vjet :
15,2 % (në Kosovë 27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65
vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%).
Të
gjitha këto numra dhe shkronja në mënyrë të qartë tregojnë se
Përgjigja e
thjeshtë në pyetjen se si të zbutet
shkatrrimi demografike i Serbisë,
sipas ekspertëve, nuk ka. Politika
poopullative për të ndalur shkujën
(promajën) që fryn në mesin e popullatës gjithnjë e më të rralluar duhet të përfshijë angazhime më serioze për qytetarët për t’iu siguruar standard më të lartë dhe kushte më të mira të jetesës.
Kjo do të zvogëlonte migrimin jashtë
vendit, por edhe për njerëzit në fshatrat
me toka të shkatrruara pa shkolla dhe ambulanca t’ iu mundësohet
qëndrim aty ku janë dhe një jetë
të mirë.
Profesoresha e Historisë në
Univerzitein e Novi Sadit, Latinka Peroviq vitin e kaluar , kur edhe iu pat
bashkuar kërkesë për pavarësimin e Vojvodinës nga Serbia , pat vlerësuar se Serbia "rrezikoi" shansen e sajë
evropiane dhe shtoi se ky komb është i kërcënuar me zhdukje
Mandej pat shtuar
: "Ne nuk duhet të jemi naiv. Në histori vlerësohet të jetë
normale që disa popuj të zhduken. Nuk mund të gjejnë vendin e tyre
në një botë të caktuar, shkojnë në vetëmbyllje dhe zhduken ", dhe pat përfunduar
me konstatimin se se
Vendet më
të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta
zvoglojnë me migrime, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do
ta tregojë. Në të ardhmën prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim të
Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problem i zvogëlimi të numrit të popullsisë
sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit rajonal.
Dikurë
vendet me numër më të madh të popullësisë
të ish-Jugosllavisë - Kroacia dhe
Rritja
negative e shtimit natyror prej 4.8 për qind, i cili trend ka vazhduar nga viti
i kaluar edhe në këtë vit, në ekpozenë , me rastin e emërimit të qeverisë së re
serbe, kryeministri serb Ivica Daçiq kishte paralajmëruar se një nga detyrat e para të administratës së
tij do të jetë lufta me "murtajën e bardhë".
Ngjarjet e fundit na bëjnë të kuptojmë se vrejtjet e profesoreshës Peroviq, Drejtorit të Departamentit për demografi Gordana Bjelobrk, Vladimir Nikitoviq të Qendrës për Hulumtime Demografike, dhe ekspertëve të tjerë, qeveria e Serbisë i ka marrë në konsideratë, për dallim nga qeveritarët tanë , që javën e kaluar e akuzuan Entin e Statistikës për shtrembërim të të dhënave.