E enjte, 10.10.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Manojlovski: 300 mijë shqiptarë ortodoksë

E shtune, 22.06.2013, 03:55 PM


Branko Manojlovski: Në Maqedoni janë rreth 300 mijë shqiptarë ortodoksë

Shkruar nga Ademi. Postuar në Nacionale

Misionari Branko Manojlovski, me origjinë nga Reka e Epërme ( që përfshinë 18 fshatra në rrethinat e Dibrës), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon në SHBA, por një pjesë të mirë të kohës e kalon në vendlindjen e tij, ka rrëfyer fakte pikëlluese për fatin e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, që sipas tij nuk janë hiq më pak se rreth 300 mijë, por që sipas tij ata po ringjallen kombëtarisht, e të cilëve ua ka kushtuar jetën e tij prej misionari.

Kur këtij numri të madh i shtohet edhe shifrave zyrtare që thonë se janë rreth 800 mijë shqiptarë, atëherë del se të paktën mbi një milionë shqiptarë, dhe kur shifra prej 300 mijë u hiqet maqedonasve, atëherë mbesin më pak se një milion sllavomaqedonas, dhe shqiptarët dalin rreth 45 për qind. Por, shifrat zyrtare tregojnë rreth 15 për qind më pak shqiptarë se sa janë, pasi sipas vetë NATO-s, shqiptarët janë mbi 40 për qind, dhe po ti shtohet kësaj shifre, edhe rreth 15 për qind shqiptarë ortodoksë, dhe një regjistrimi korrekt të minoriteteve si rom, turq, boshnjak, serb, atëherë, sllavomaqedonasit nuk dalin as 40 për qind, përballë shqiptarëve që përbëjnë kështu rreth 55 për qind të popullsisë së gjithëmbarshme.

Manojlovski, i cili u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur optimist për suksesin e misionit të tij të vështirë: “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni po u kthehen rrënjëve. Dua që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë ta dinë se vijnë nga etër e gjyshër shqiptarë, e ta kuptojnë se gjaku ujë nuk bëhet”, është shprehur veprimtari nga Reka e Epërme, duke përkujtuar rilindësin e madh shqiptar të asaj treve, Josif Bageri. BSHZ

BOX

http://www.bshz.ch/manojlovski-ne-maqedoni-jane-rreth-300-mije-shqiptare-ortodoks/#comment-704

(Zgjodhi për ribotimin në shtypin shqiptar: Baki Ymeri)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora