Shtesë » Lajme
Deputeti i Kosovës: Skënderbeu, hero i katolikëve
E hene, 10.06.2013, 05:35 PM
SKANDAL:
DEPUTETI I KOSOVËS E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE
Nga Express
Deputeti
i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin –
Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar.
Kelmendi,
e argumentoi këtë se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk
kanë ekzistuar kombet.
“Katolikët
e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet
dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një Show
Televiziv.
Ai
gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së
tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.
Kelmendi,
gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.
Ai në
këtë Show, pajtohet se Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka
sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.
“Ne kemi
bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu
historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti
Kelmendi.