E diele, 06.10.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevahir Cirongu: Investimet shkojnë te qytetari

E diele, 09.06.2013, 05:54 PM


Investimet shkojnë te qytetari

Nga Xhevahir Cirongu

Një nga prioritete e punës së  bashkisë së qytetit bregdetar të Durrësit është që çdo investim të shkojë aty ku qytetarit t’i gjendet pranë tij ,që ky i fundit të jetë në fuksion  për  t’i shërbyer sa më mirë komunitetit . Kjo bashki  i ka trajtuar hap pas hapi problemet e komunitetit të vetë në gjithë dinamikën e mbarvajtjes së punëve, që çdo problem të ngritur nga qytetarët në drejtim të  infrastrukturës në përgjithësi,  sidomos të infrastukturës  së lagjeve të komunitetit që gjenden në periferi të këtij qyteti. Me një studimi të mirëfilltë nga strukturat e Bashkisë së Durrësit për infrastrukturën e lagjeve të periferisë së këtij qyteti, ka ndikuar që edhe në lagjen 14 Shkozet të shikohej me syrin  vlersues e të mirëfilltë që në këtë lagje  të lënë si të ‘’njerkës’’ nga qeveritë e më parshme si në kohën e monizmit, por edhe më pas kur  drejtonte qeveria demokratike bashkinë e Durrësit, kjo bashki e drejtuar  nga të majtët  ka investuar e po investon paratët  e taksapaguesve aty ku gjendja e infrastrukturës është më e domosdoshme. Ky interesim i pushtetit vendor  ndaj qytetarit për t’i shërbyer sa më afër, ka qënë në vazhdimësi  e jo me hope sa për t’u thënë qytetarëve të vetë: ‘’Tani erdhi fushata e zgjedheve e dua votën!’’ . Pikërisht nga studimi i ekspertëve  përkatës të kësaj bashkie, pas verifikimit të gjendjes të infrastrukturës të një lagje që ndodhet  në fund të rrugës ‘’Kladio Vila’’ në Shkozet, e cila është përmbytur disa herë nga kanali i ujrave të lartë(kanali që mbron qytetin e Durrësit nga përmbytja me dredhje në det te shkëmbi i Kavajës) , dhe ujrat e rrëmbyeshëm që zbresin nga kodrat e Rrshbullit e të Arapajt kur bienë shirat; këto ditë po zbatohet konkretisht ky projekt që zgjidh një hrë e mirë problemin e përmbytjeve të këtij komuniteti  që banojnë aty. Eshtë për t’u theksuar, se bashkia e Durrësit dhe të zgjedhurit edhe nga vota e këti komuniteti  janë gjendur pranë qytetarit për  t’i shërbyer sa më mirë e për zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët. Me investimin që po bën bashkia e Durrësit do të marrë fund edhe gjendja mjerane e infrastrukturës të kësaj lagje ku banojnë më shumë se 200 familje. Duke filluar me sistemimin e  kanalizimeve e ujrave të zeza e të bardha, shtrimin me asfaltë të 380 metra liniear të rrugicave të kësaj lagje. Për këto punime që po kryen aktualisht  bashkia e Durrësit  për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj lagje periferike në lagjen 14 Shkozet , nga fondi i saj po lëvrohet një fond prej 2.000.000 lekë të rinjë. Punimet po kryen nga firma ‘’Doksan-G’’Shpk. Një nga premtimet  e bëra para banorëve të këtij komuniteti  nga kryetari i bashkisë z. Vangjush Dako, ishte edhe  për infrastrukturën e kësa lagje. Këtë premtim ai po e realizon brenda afatit kur  ai u zotua para banorëve të kësaj lagje kur u kërkoi  votën e mandatit të dytë për kryetar bashkie. Banorët shprehen të kënaqur ndaj Bashkisë së Durrësit, sepse po realizohen në afatin e duhur premtimet elektroale. Meqënse  jmi edhe në fushatën elektorale për deputetë në Kuvendin Popullor,( kjo një koiçidencë me punimet e infrastrukturës që po kryhen në këtë lagje periferike të Shkozetit), votuesit më 23 qërshor  do të dinë të zgjedhin  edhe këtë radhë atë program  partie që ka gjetur zbatim konkret atje në teren, pra ku banon e jeton qytetari.

Foto nga punimet që po kryen në lagjen periferike të lagjes 14 Shozet. Qërshor 2013.

 

Bashkia e qytetit bregdetar të Durrësit  që drejtohet prej vitesh nga të majtët, ka ivestuar e po investon aty ku problematika e infraskturës është e rëndë, që çdo qëndarkë e taksapaguesit qytetar t’i shërbejë vetë qytetarit. Programet e bashkisë edhe për të ardhmen janë mjaftë ambicioze që çdo lagje e rrugicë e qytetit të marri fytyrë e pamje të re me gjithë parametrat e kohës në shërbim të qytetarit.

Durrës,6 Qërshor 2013.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora