E shtune, 31.07.2021, 03:20 AM (GMT+1)

Lajme

Gëzim Llojdia: Bitumi i Selenicës ...

E marte, 21.05.2013, 08:56 PM


BITUMI I SELENICES- GJITHE RRUGET DO TI KISHTE SHTRUAR

NGA GËZIM LLOJDIA

Selenica e njohur prej bitumit, që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe  dhe braktisjen e madhe. Tre plagë që vunë në lëvizje,shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 20 vjet tranzicion .Orët e zhvillimit të qytetit mbetet socializmi.Vitet ’90 sollën dhimbje në të vërtet shpirti u çlirua nga gurëzimi i materias dhe braktisja morri dhenë. Qyteti që ruante në shpirtin e tij produktin e zi ka parë, mirëpo ka   njohur  më shumë të huaj. Pasqyra e kronikave të tij thonë se  ujqërit dhe zogoria e tyre ishin gati ta  mbanin pirjet ashtu  si pronë të tyre me kohëzgjatje të pambarimtë ,nëse  nuk do ta përballonin vendasit  s,sulmet e kësaj aradhe të tërbuar që ka ardhur nga pushtuesit e egër,por jo më pak nga shfrytëzuesit ,që sunduan  minierën. Qyteti në pamje të parë ngjan si qytetet e tjerë të fjetur në kohët sotme me   arin vjeshtor dhe brymën e hënës me Vjosën  tek bregu me kodrat tek kokat ,miniera që shtrin labirintet e veta  nën trupin e tij .Mirëpo  askush  nga vendasit nuk e kishte menduar se ai produkti i zi,ishte pasuri  që merrte flakë nuk do tua  kalonte  jetën pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi  nga  shfrytëzimet,aksidentet dhe tmerret e  tjera .

Rruga për në Selenicë tregon një asfalt të brishtë vende -vende kafshuar nga ujërat .Në hyrje të fshatit Lubonjë dikur një sektor i madh i fermës bujqësorë të Llakatundit,rruga është kthyer në një hauz të thellë duke shkaktuar rrezik për automjetin. Maune sjellin rëra bituminoze  nga Selenica(në të vërtetë minierën e shfrytëzon prej vitesh një kompani franceze) kanë shkatërruar këtë udhë dhe udhët e tjera . Bitumi natyral i Selenicës njihet qysh para 2000 vjetësh, citojmë kronikat.Dhe më tej  tregojnë se përdorur si armë luftë nga ilirët, grekët e vjetër, romakët .Me këtë pasuri kombëtarë që nxirret nga nëntoka vendi ynë duhej të ishte vendi i parë në tokë ku  duhej të kishte të gjitha rrugët me asfalt .Se çfarë është ky produkt natyral,të lexojmë kronikat . Bitumi i Selenicës është një pasuri natyrale, që gjendët në nëntokë. Kjo pasuri  është shfrytëzuar nga të huajt, thonë kronikat e hershme. Shprehja shqiptare: zifti i Selenicës   ka shtruar  rrugët e botës,ndërsa kanë lënë në mjerim rrugët  e këtij vendi gjen mishërim tek udhët   e  lumit të Vlorës. Kjo pasuri kombëtarë  gjykoj se  i duhej dhënë ë investitori të huaj,mirëpo më parë duhej të ishin mbuluar më zift, të gjitha udhët e këtij vendi. Regjimi i Enverit gati 50 vjeçar nuk ja dha të huajve mirëpo edhe në atë kohë zifti i Selenicës nuk i mbuloi dot  rrugët më çakëll. Çfarë duhej të kishte bërë  shteti kur u kris sistemi i centralizuar? Kjo minierë mund të njësohet më ato të nxjerrjes së arit kushedi, në të vërtetë  për arin  e zi, që nxirrej në Selenicë,ngase një ditë edhe tregu do të gjendej. Shteti do të duhej të kishte marrë në konsideratë faktin-udhët e këtij vendi gjysmë të shkatërruar dhe  asnjëherë të shtruara me zift. Atyre duhej tu kalonte përsipër zifti i zi, për ti sjell në standard me udhët e fqinjëve tanë . Shqyrtojë dhe sjell  në vëmendje: këta fqinjët tanë s’kanë pasur  minierë zifti, mirëpo rrugët e tyre futen te standardet evropiane. Shqyrtoj sërish: me minierë zifti, por  me rrugët e standardeve të luftës. Kemi një minierë të  vendosur diku në periferi të qytetit të minatorëve ,që nxjerr produktin  kryesor të mbulesës së zezë të udhëve. Mirëpo  nuk ka asnjë arsye, që rrugët shqiptarë të  krahasohen me vendet  ku janë zhvilluar luftërat  e fundit si Kabuli apo Siria. Nëse udhëton sot nëpër aksin rrugor Vlorë-Lumi i Vlorës -Borsh kjo udhë e Kurveleshit të poshtëm  të nxjerr  në bregdet,mirëpo ajo ngjanë se përsipër i janë rrëzuar  bomba luftë duke u  kthyer kështu  në hendeqe e kanale .Zifti  në këtë udhë ngjanë si gjalpi sipër një copë bukë  të thekur. Mirëpo po të kërkosh të ngjitësh në Kurveleshin   e  sipërm bukurit aty rrëzohen para syve nga mungesa e rrugëve. Fshatra të tërë të këtij vendi nuk kanë rrugë ndërsa një investitor i huaj   ka kohë, që bënë pramati me produktin e zi, që  e nxjerr nga nëntoka jonë. Kjo pasuri nxirret në vendin e quajtur Selenicë nuk ka mundur do të shtrojë  disa km më tej në udhën ë lumit të Vlorës .Si mundët vallë, që gjithë arteria kryqësore e këtij qarku është copë-copë, për ibret shprehën lebërit. Fqinjët tanë nuk ë kanë këtë pasuri ,çuditërisht rrugët e tyre ndrijnë nga asfalti i mrekullueshëm.”Ari i zi” gjendët në nëntokën tonë është si flori e shkuar floririt, or tunxh ,ngase kjo pasuri që ka ngjyrën e zezë do të kishte shtruar të gjitha rrugët, cepat,lagjet dhe katundet e këtij vendi do të kishim turizëm,mos braktisje të fshatit,zhvillim të këtij të fundit,prodhime  e përpunime të produkteve bujqësorë e  blegtoralë. Nëse zifti do të ishte hedhur në rrugë,?Çdo katund do të ndriste nga udhët e shtruara  me zift të zi. Kujtdo investitori të thoshe:hajde investo do të merrte rrugën. Por më këto udhë, gjithkund e zë lemeria për të shkuar dhe jo më për të investuar Rrugët do ti kishim si Evropa. Produkti.  Gjendët në thellësi të shpirtit të tokës tonë, gjë na është dhënë për të bërë pramati. Mirëpo fjala bie :Si e  shfrytëzojmë ne  shqiptarët? Tregues i kësaj është gjendja  e rrugëve. Portreti i tyre flet shkoqur. Shqipëri të qofsha falë….të ka dhënë Zoti këtë pasuri. Pra ta ka dhënë Zoti . Gjithmonë  ka një shkak,përse Zoti të sjellë në jetë.Enigma,që nuk dihet,por që kuptohet.Ka legjenda mistike, që flasin për rërat e ndezshme  ato lëshojnë flakë vetë. Këto rëra gjinden në Selenicë dhe në masivet e tjera përreth tyre .Po ti ku ishe shqiptar,kaq kohë dhe kaq gjatë ende së shqyrton arsyen se përse ta ka dhënë? Mos vallë për armë luftë,apo për rrugët  e  tua?Rrugët ,ato turpërojnë këtë vend ,që gjithsesi mbetet i  bukur. Bukuri që vret sytë. Duhet të qartësojmë idenë se në radhë të parë. Përse duhet ti kemi rrugët të shtruara? Qytetërimet nisin  tek infrastruktura rrugore. Gjithë braktisja masive  e fshatrave nga jugu në veri ka një zanafillë. Mungesa e  infrastrukturës rrugorë .

Kronikë: Të dhëna historikë nga autorë të huaj

Bitum do të thotë:Lëndë minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore ose të ngurtë, me prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët etj.Viti 1905: Komunikimi midis Vlorës dhe Beratit,autori përmend : përmes  armenit(fshati i sotëm ) dhe Signa(Sinja), preferohet nga karvanët në sezonin e dimrit (kur rruga nga Vlora në Bërat, është përmbytur plotësisht).Autori përmend shpellat e bitumit në Picar. Industria minerare në Picar, e Selenitza(Selenica) dhe Romzi. Gurorët ë saj, punonjësit janë grekët dhe vllahët. Fshati ka një xhami dhe një kishë dedikuar St Nicholas (Sënkol). Këto llafe në format të shkruar i përkasin   Eugenio Barbarich. Albania. 1905

Roberto Almagià (Ënciclopëdia Italiana (1936). Selenizza (Selenica). 15 km nga Vlora, në një kodër në afërsi të bregut të majtë të Vjosës e njohur tashmë nga lashtësia për lëshimin e gazrave të ndezshme. Ato janë të lidhura më praninë e bitumit i cili është i mbarsur me  gur ranor miocenit.Nga dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë është  kryer nxjerrja nga një kompani francezë. Atë pastaj e mori përsipër Shoqëria italianë e minierave Selenizza në vitin 1918 (më qendër në Romë), e cila nxirrte  ekstrakt rreth 5-6000 ton në vit. Një dekovil mbart produktin në portin ë Vlorës.

Kronikë: Pellgu minerar

Ekzistenca e këtij pellgu ka qenë i njohur që nga kohët e lashta u përmend nga shkrimtari  Pliny natyralist romak. Të parët që përfituan nga fusha   e asfaltit ishin turqit që sunduan Shqipërinë .Më vonë kemi një shoqëri francezë nga fundi i shekullit deri në fund të nëntëmbëdhjetës dhe  Luftës së Parë Botërorë ,territori u pushtua nga forcat e  ekspeditës italianë të cilët ftuan industrinë italiane të ndërhyjë për shfrytëzimin e rezervuarit. Ndërhyrja    italiane. Ajo ishte e përbërë nga Lidhja e Minierave Selenizza, me kapital të konsiderueshëm .Ndërtuan një dekovil prej mbi 30 km për t'u bashkuar në portin ë Vlorës dhe u zgjeruan galeritë e  gërmimit dhe ndërtuar një fabrikë në Vlorë për përpunim asfalti për prodhimin e vajrave mineralë. Në vitin 1939, vitin  e parë para luftës, prodhimi i  asfaltit ka arritur  në 15.000 ton me  prodhimin e  tij të vajrave mineralë, lubrifikantë të veçanta për të cilat pastaj industria italianë ishte e  varur nga tregjet e  huaja. Aktiviteti u ndërpre në vitin 1943 me pushtimin gjerman të Shqipërisë. Në vitin 1939 kompania kishte fituar koncesionin  për  shfrytëzimin e  minierave të Shqipërisë. Prodhimi u iniciua në Porto Marghëra ku është prerë dhe është përdorur pastaj për prodhimin ë acidit sulfurik. Hiri u përdor pastaj në çelik në vend të mineral hekuri.

Kronikë: Treni(dekovili) Vlorë Selenicë

Treni –dekovil  bënte udhën e  hekurt nga  qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe  rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët  e  vegjël .Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe vend për drejtuesin .Makinisti e ndalonte dhe hipte  drejtori .Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos  e përshkruar tunelin e qafës  në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e  hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë  e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake  një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe  një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy  vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë - Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta.

Thënie:Duke qenë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenj. Fjalë e urtë shqipe:”Sipas kokës-festen”.

Kronikë: Selenica  e sotme

Drejtori i shkollës së mesme Ilia Seferi. Flokëthinjur. I shkurtër. Fjalët i ka më pikatore. Ka shkëlqyer në gjimnaz. Shkolla  e  rikonstruktuar.Pastërti dhe kënde .A  gjendët një shkollë ë ruajtur ,pasuruar me këndë punuar plot pasion dhe shije. Shkolla gjendët në hyrje të qytetit të venitur të minatorëve. Numri i nxënësve ka pësuar rënie.Nga  750 nxënës   në kohë-fillim tranzicioni sot shifra është zvogëluar deri në  150 nxënës,dy matura ka viti 2012-13. Shkolla e Selenicës për nga mënyra se si mirëmbahej  bërë objekt për mirë nga mediumet e  këtij vendi .Bojatisur dhe e   pajisur me stenda,nxënës të qetë dhe mësues, që zhvillon mësimin normalisht. Mirëpo dallimi nga shkollat e tjera të zonës së Topalltisë është se në këtë ndërtesë siç pohon edhe Ilia është investuar është mirëmbajtur. Në disa shkolla kryesisht ajo e komunës Vllahinë të binin në sy dyert pa kompensatë, që mund të komunikojë nga jashtë pa problem,banka në gjendje lufte dhe muret problematikë. Një gjarpër qarkon në lindje .Është Vjosa,që rrjedh turbull-turbullo në dimër apo zheg. Koha e njëzet  viteve të fundit e ka përhumbur në një farë mase historinë e qytetit minator. Aty banorët kanë jetuar me minierën. Bujqësia është  futur  ndoshta në shekullin, që i grisëm fletën. Për rërat bituminoze    kësaj zone flasin për pasuri .Kodrat ndjekin njëra-tjetrën dhe në horizont. Ky i fundit mbanë rëra bituminoze. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda  këtyre llagëmeve nxiret ari i zi. Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet mirë.Qyteti i dikurshëm është kthyer në një fshatë të ngeshëm .Ka diku aty te  1800 votues. Pallatet bosh. Emigrimi e  griu këtë qendër deri në themele. Zymtësia është portret, ajo shfaqët tek banesat e kohës së socializmi .Në atë kohë qyteti ishte ndër më të mëdhenjtë e Topalltisë. Çfarë siguronin minatorët në qytetin minatorë  në krahun e djathtë të Vjosës. Tre gjëra themelore të thonë. Së pari-punësimin. Puna ishte nder dhe lavdi. Puna ishte në të gjitha frontet bjqësi,minierë,tregti .Puna ishte e lodhshme ,tmerruese. Së dyti-strehimi në banesat, që do të mund të quhen socialë. Të gjithë njësoj. Streha me tulla dhe me hyrjet 1+1 dhe 2+1. Me një komision strehimi. Së treti:Pensionet. Mosha  e tretë gëzonte një pension. Ky lloj pensioni përballonte vitet e  mbetura. Kinoklubi i minatorëve. Dikur i zhurmshëm.Poster:Mbrëmje vallëzimi për minatorët e dalluar”.Fusha  e sportit. Skuadra:”Minatori”.Nostalgjia ë dikurshme shkrihet në një pikë. Qytetin e ka ngrënë në shpirt mërgimi përtej vendit tonë. Një bust në këtë kryqëzim udhësh, është një dëshmi. Fytyra të mërzitura. Pamja e tyre ishte dëshpëruese. Shpirti tregonte një dekor ,që ishte gëlltitur nga lodhjet në Shqipëri nuk kanë munguar në këtë tranzicion të vështirë ka premtime por nuk ka punë. Madje kjo e fundit është hija,që mbanë në jetë dritën. Në të vërtetë,hija i jep kontrastin portretit. Një jetë të tërë ka pluskuar jeta e banorëve të këtushëm nën një mjegullnajë kujtimesh. Kështu,  kur hynë në këtë luginë ,porta e mirëseardhjes është kjo qendër e hershme. Frymëmarrja e përditshmërisë së qytetit është pakësuar. Çfarë ishte qyteti i minatorëve në  vitet’ 90? Të gjithë kanë orë shpirti edhe qytetet,por orët e këtij qyteti janë murosur. Kështu ëndrra për një troll të ri perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që u lindën këtu u rritën  si varr u mbeti një qemer ,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra minatorëve  i mori me vete sistemi,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Dhe kur vinte çasti i punës në minierë hynin si bukuroshë,  dilnin me sytë plotë trishtim. Ishin kohë eksodesh të mëdha dhe me ndryshim sistemi në Shqipëri, viti 90. Vllahët që përbënin një pjesë të popullsisë ja grahën kur u hap kufiri. Më laçkë   e plaçkë ngarkuan ikën për në mërgim. Greqia destinacioni i tyre i preferuar. Të tjerët rrugëve të Italisë / Eci përhumbur / Një :”Hej,tungjatjeta!” / Lodhjen më ka shkundur... Ku gjenden djalëria shqiptarë ndër kontinente. Lotim dhe dhimbje, që ndjellin tek vashëzat me sytë nga mërgimi. U larguan duke boshatisur pallatet për tu gjendur në metropolet si:Durrës,Tiranë,Vlorë. Aktualisht qyteti i minatorëve është i pazhurmshëm. Sa probleme ka qyteti sot?Thelbi ishte papunësia. Mungesa  tregut për banesat. Miniera ende në varësi të kompanisë franceze.

Kronikë: Selenica historia shkruhet ndryshe

Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6,900 banorë shkruan Ëikipëdia.Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta, të shfrytëzimit çnjerëzor, që u janë bërë burimeve natyrorë të bitumit nga shoqëritë e  huaja.. Miniera e parë e  organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri anglezë. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italianë, revolta  e  punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e  viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërorë, ku si rrjedhojë ë shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet më nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatorë teatri, estradë sallë kinemaje, pallat kulturë,muze, shkollë të mesme dhe bujqësorë, bibliotekë publikë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora