E hene, 09.12.2024, 07:26 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ermira Babamusta: Prishtina Europiane

E hene, 13.05.2013, 06:06 PM


Prishtina Europiane:  Fesimet për Ditën e Europës

Nga Ermira Babamusta, Ph.D.

Prishtinë, 9 Maj 2013 – Trevat shqiptare me një fizionomi të veten gjuhësore, kulturore dhe tradicionale, përmbajnë në vetvete sekretin historik të artit, kulturës dhe qytetërimit europian. Roli dhe kontributi i Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në nivelin ndërkombëtar karakterizohet në ruajten e marrëdhënieve paqësore si dhe sjelljen e një qytetërimi të lashtë, historik me plot vlera. Këto vlera të artit dhe kulturës u festuan me rastin e Ditës së Europës. Manifestimi zgjat pesë ditë deri me 12 maj. Për nder të kësaj dite, rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë u riemërua “Rruga e Evropës”.

Artistja e talentuar Festina Mejzini, e shoqëruar nga kitaristi i njohur Agron Peni dhe violinisti i shquar Festim Fanaj, janë angazhuar këtë javë për të performuar në projeketin e Bashkimit Europian enkas për festën. Organizimi u realizua nga kompania e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive” me iniciativë nga  Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme .  Kafenetë në rrugën e kryeqytetit u shndërruan në një nga “shtetet” e Europës, duke shërbyer ushqimin karakteristik të vendit përfaqësues.

Në ditën e hapjes të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, Ambasadorë të pranishëm në Kosovë, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe personalitete të  tjera të njohura të botës së kulturës dhe artit në Kosovë.

Festina Mejzini me stilin e saj, me percjelljen maestrale të Agron Penit dhe Festim Fanaj, solli një stil të veçantë të cilin mund ta hasësh në rrugët e Parisit, Londrës ose Berlinit. Për ambasadorët dhe të pranishmit Festina, një figurë e dashur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë europian, solli shumë performime të bukura, duke përfshirë edhe stilin ‘street jazz’.

“Për momentin jam duke planifikuar një udhëtim për në Skandinavi për t’u angazhuar në një projekt të ri. Kam marrë një ofertë bashkëpunimi si dhe njëkohësisht jam në përgaditje të një kënge të re me kompozitorin Agron Peni, kitarist i grupit Latino Band. Për  në verë kam disa oferta për bashkëpunime për t’u angazhuar në bregdetin e jugut në Shqipëri por ende nuk i kam finalizuar planet,” tha Festina Mejzini.

Historikisht, “Dita e Evropës” u vendos të jetë 9 maji gjatë samitit të BE-së në Milano në vitin 1985 për të kujtuar deklaratën e Schuman, Babai i Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman me 9 maj 1950 dha para Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Karbonit (European Coal and Steel Community – ESCS, sot European Union – EU/BE-ja) deklaratën e famshme për bashkim të produkteve midis Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera Europiane. Përveç 9 majit, 5 maji gjithashtu festohet nga disa vende, datë e cila shënon krijimin e Këshillit Europian (Council of Europe), me 5 maj 1949. Me këtë rast, Kosova solli një përpjekte kreative për ruajen e marëdhënieve paqësore europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora