Shtesë » Lajme
Pjetër Domgjoni: Mendimi im për Shkodrën
E shtune, 13.04.2013, 02:59 PM
MENDIMI IM PËR SHKODRËN
Nga Pjetër Domgjoni
Së pari
duhet falnderue të gjithë ata që e pastruen Shkodrën prej herojve t'Vigut e
duhet inkurajue t'gjithë ata që e çveshin Shkodren prej njerzve me pushkë e prej çdo simboli t'luftës. Në të ardhmen, Shkodra duhet t'pastrohet edhe prej t'gjitha ngarkesave
primitive dhe t'jetë e, muslimanëve, katolikëve , ortodoksve dhe t'gjithë
qytetarëve të vet dhe me çdo fjalë, fjali apo frazë e në çdo vend duhet t'paraqitet kultura
Shkodrane. N'Shkodër duhet t'flitet
vetëm shkodranisht. Shkodranishtja duhet t'bahet edhe si brend turistik brenda
hapsinës gjithëshqiptare. Në Shkodër duhet
të ndëgjohen kangë shkodrane. Nji
luftë t'madhe e t'pa kompromis duhet ba kunder kangëve dhe muzikës angleze.
Shkodra s'duhet të mbetet ma peng i t'gjithë kulturës shqiptare, por ajo duhet
ti kthehet vetvetes. Në çoftë se Dubrovniku asht nji Raguzë e Kroacisë. Shkodra
duhet t'jetë nji Raguzë e Shqipnisë.
Kultura shkodrane pat arritë me asimilue italianë, austriakë e gjermanë
e n'të ardhmën ajo kulturë duhet mej asimilue edhe të gjithë ata që duen me ardhë e me jetue
n'Shkodër. Në t'hymë t'qytetit duhet me
vendosë nji figurë që përfaçson kulturën
shkodrane. Para do vitesh ishte propozimi që ajo të jetë NANA TEREZE, por u
gjetën të fyeme ndjenjat fetare t'muslimanëve. Tash duhet t'gjindet noj tjetër
figurë e i falnderohem Zotit se Shkodra asht me përplot aso figura. Unë
kisha propozue që ajo figurë të jetë KOL IDROMENO. Mund t'jetë edhe noj
tjetër personalitet, por për KOLËN duhet t'shkruhet e t'flitet gjanë e gjatë
dhe emni tij t'paraqitet nëpër t'gjitha guidat turistike. S'ka turist i botës
që t'ketë vizitue Barcelonën e t'mos ketë ndëgjue për Nikolla Gaudin.
Viti
1474, duhet t'jetë viti i fundit i luftës dhe Shkodra e atyne viteve duhet ti
paraqitet botës si fortesë mbrojtëse e kulturës perëndimore. Prej vitit 1474. Shkodra duhet ti paraqitet
botës vetëm si vatër e rrezistencës përmes artit, shkencës dhe kulturës. Turistëve të huaj duhet tu paraqitet edhe
martirizimi i Shkodres gjatë periudhes së komunizmit. Ajo duhet ti kushtohet
tansisht turizmit. Duhet të bahet aq e
bukur e aq tërheqse. Së pari për vete,
për Malsinë e vet dhe për vendet që i
vijnë për rreth. Por Shkodra duhet tu prezentohet edhe metropoleve të Europës e
sidomos, hungarezve dhe rumunve duhet tu kujtohet se princezat e atyne vendeve
vinin dikur me ble stoli ari e argjendi n'qytetin e Shkodrës. Ndertimi i autostradës që do t'lidhë
Durrësin me Nishin, Shkodrën do ta izulojë, por Shkodra dhe shkodranët duhet
t'bajnë përpjekje të mos izulohen kur
asht fjala për autostradën që do t'lidhë Jonin me Adriatikun. Prandaj
duhet ba të gjitha përpjekjet që ajo autostradë të kalojë sa ma afër
Shkodrës dhe të hartohen plane për me ba
pompa benzini e restorante shumë të mira e shumë atraktive, por edhe hotele për
me mujtë mej ndalë turistët jo vetëm për noj drekë e darkë, por edhe për
me kalue edhe noj natë në at qytet
t'mrekullueshëm. Këto janë vetëm disa
mendime dhe disa propozime të mia për Shkodrën që unë e dua shumë.