E shtune, 05.10.2024, 07:12 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hava Gerguri: Ejup Bajrami - fjalëpak e punëshumë

E marte, 19.03.2013, 08:04 PM


Ejup BAJRAMI - fjalëpak e punëshumë

Nga Hava Shala Gerguri

E nderuara familje e Ejup Bajramit, të nderuara dhe të nderuar të pranishëm, Ejupin e njoha në Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë. Në kohë dhe rrethana kur njohje bëhej edhe  një fjalë e vetme, fjalë që përmbante guxim, një veprim që shprehte vendosmëri, një moment gëzimi që lidhej me të ardhmen e atdheut... Ai fliste rrallë e punonte shumë. Puna fliste për të. Ai rrallë fliste për punën e tij e fare për vetveten. Të tillë janë ata që ju hynë punëve për ta bërë një argat pa menduar asnjëherë se edhe mund ta bëjnë historinë. Ata që ju hynë punëve duke  menduar se do ta bëjnë historinë s'e bëjnë dot as argatin si duhet.

Në vitin 1990 javët mateshin me numrin e ngatërresave të pajtuara, të gjaqeve të falura, të familjeve të liruara nga burgu shtëpiak. Edhe Ejup Bajrami ishte ai që kalendarin e jetës së tij e kishte shndërruar në raste pajtimesh e vendbanim të tij i kishte bërë vendet e pajtimeve. Në vitin 1990 Kanuni s'bënte kuvend, por kuvendet e pajtimeve e të besës së dhënë bëheshin ligji i ri i shqiptarëve.

Ejupi ishte i bindur që ky aksion ishte jo vetëm gatishmëri e thjeshtë për të falur e për t'u pajtuar, por në radhë të parë thirrje për t'u bashkuar për të qenë të lirë dhe për ta rregulluar jetën tonë në pajtim me ligjet bashkëkohore.

U falën me mijëra gjaqe, me mijëra plagë e ngatërresa. Në shumë prej tyre qëndron edhe  puna e palodhshme e Ejup Bjramit. Jeta mori kuptim në mijëra familje, dritaret e arsimit e të përparimit u hapën për mijëra fëmijë. Shumë prej tyre i hapi edhe puna e palodhshme e Ejup Bajramit.

Ejupi s'ishte formuar rastësisht si guximtar, ai kishte një sfond patriotik të veçantë siç dinte ta kishte vetëm Drenica..

Unë kam pasë nderin të bashkëpunoj me Ejupin dhe përvojat e krijuara me Të e kanë bërë jetën time më të pasur.

Sot flas për Ejupin pas vdekjes së tij dhe ndihem e pikëlluar. Më duket diçka paradoksale të flas në takim përkujtimor për njëriun që me aq konsekuencë e luftoi vdekjen. Dhe, njëkohësisht, kjo më bën të mendoj se vdekja është diçka krejt relative. Sot Ejupin e shoh tek fëmijët e tij, tek familja përmes të cilëve vazhdon të ekzistojë gjaku dhe mishi i tij, e shoh tek të afërmit, tek shokët dhe miqtë e në veçanti tek shumë atao familja dritën e diellit e të ekzistimit të të cilave e hapi edhe puna e palodhshme e Ejupit.

Nga thellësia e bindjes e them sikur të kishte më shumë njerëz si Ejupi bota do të kishte më pak dhembje, bota do të ishte më njerëzore.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora