E enjte, 10.10.2024, 08:25 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ermira Babamusta ''Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos''

E enjte, 14.03.2013, 08:00 PM


Ermira Babamusta emërohet Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos

Nga Gazetari Ilir Berisha

8 marsi festohet çdo vit si dita ndërkombëtare e gruas. Me 8 mars 2005 Instituti i Paqes Kessel (Kessel Peace Institute) nderoi Ermira Babamustën me çmimin “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” (International Woman of Courage Award). Instituti nderoi Ermirën si një nga gratë e jashtëzakonshme për kontributin e saj për paqe, promovim të drejtave të gruas dhe vlerave kulturore për ShBA-në, Shqipërinë dhe Kosovën. Për këto tema, Ermira Babamusta është angazhuar duke dhënë leksione të ndryshme, seminare për publikun amerikan, prezantime kulturore dhe ka trajnuar diplomatë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kulturës në Angli në përgaditje për shërbim në Kosovë. Momentalisht Ermira po përfundon punimin shkencor të doktoraturës (dega shkenca politike) në lidhje me çështjen politike dhe diplomatike të Kosovës.

Instituti i Paqes Kessel është themeluar nga Abbas Kessel, aktivist i paqes dhe profesor i shkencave politike në universitetin “Minnesota State University”, ku Ermira ka përfunduar masterin e parë. Ermira fitoi bursin e paqes në shkenca politike (Dr. John Scherzer Scholarship, Washington DC), si studente e dalluar me aspirata për lidere dhe kontribut ndërkombëtar. Ermira Babamusta ka mbaruar dy mastera në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe programin e avancuar “Diplomacia e OKB-së, ku dhe ka punuar për departamentin e paqes të OKB-së në New York.

“I uroj të gjitha grave dhe nënave gëzuar 8 marsin! Me këtë rast falenderoj mamin tim (Suzana) që e dua dhe respektoj për mirësinë dhe fisnikërinë e saj. Jam krenare që shqiptarët, sidmos gratë shqiptare kanë nderuar kombin nëpër botë me arritjet dhe sukseset e tyre, duke portretizuar një figurë të fuqishme. Gratë kanë përparuar në shumë fusha që nga politika e deri tek familja duke forcuar traditat familjare dhe shqiptare. Do vazhdoj të përdoror zërin tim për çështjen shqiptare, paqe dhe diplomaci në botë,” tha Ermira Babamusta.

Në 2010 Ermira fitoi bursën “Judy Mossburg” dhuruar nga Universiteti i West Virginës, Qendra e Gruas dhe Studimeve femërore. Bursa është për studentë dhe profesionistë që kanë dhënë kontribut për të drejtat e gruas dhe drejtësi sociale. Në verë të 2010 Ermira Babamusta përfundoi studimin jashtë të programit në Strasburg, Francë të Ligjit Europian dhe Institucionet e BE-së. Programi përmbajti seminare dhe vizita te Parlamenti Europian, Këshilli Europian, EuroCorps, Gjykata e të Drejtave të Njeriut, institucionet e BE-së në Strasburg, Francë, Buksel, Belgjikë, Hollandë, Ministria e Punëve të Jashtme në Luxemburg, drejtori policore dhe gjykata rajonale në Offenburg dhe Karlsruhe  në Gjermani.

Ermira ka fitur çmimin Hanson Award (2003), dhuruar grave me arritje akademike të dalluara, dhënë gjatë Ditës së Nderimeve te Waldorf College, në Iowa. Ka fituar bursën e paqes “Ponberg për Shkenca Politike dhe Histori” në 2004-06, me dhuratë $16,000 plus bursë, dhënë nga Instituti i Paqes Kessel, Minesota. Ndërsa në vitin 2009-10 ka fituar Enrichment Graduate Fellowship, dhuruar studentëve të dalluar të doktoraturës në universitetin e West Virginia, që kontrubojnë në diversitetin kulturor, etnik dhe akademik, me një shumë $16,000 plus bursë.

_____________

Ermira Babamusta honored as Woman of Courage on International Women’s Day

By Ilir Berisha

March 8 is celebrated as the international day of women around the world. On 8 March 2005, Kessel Peace Institute honored Ermira Babamusta with the International Woman of Courage Award.  Ermira was recognized as one of the extraordinary women around the globe who contributed to peace, promotion of women’s rights, and cultural values for US, Albania and Kosovo. She has given several lectures, cultural presentations and seminars regarding these issues and has trained British diplomats and cultural attachés who deployed in Kosovo, via the Ministry of Defense and Culture in UK. Currently Ermira is finishing up her doctoral work in political science at West Virginia University under the supervision of adviser Dr. Scott Crichlow, regarding politics and diplomacy of Kosovo.

Kessel Peace Institute is founded by Abbas Kessel, a peace activist and political science professor at Minnesota State University, where Ermira Babamusta completed her first master’s degree. Ermira is the winner of Dr. John Scherzer Scholarship (2003, Washington DC) – awarded to honor political science students who distinguish themselves through meaningful enrichment opportunities and seeks to develop into intellectual leaders and global citizens. Additionally, Ermira Babamusta is the winner of  Hanson Award (2003, IA) – a distinguished service award given to women for outstanding academic achievement, given to recipient on Honors Day by Waldorf College. She is also the winner of ‘Peace Scholarship’ – Sponberg Peace Scholarship in History and Political Science (2004-06, MN) - awarded to highly successful women active in the promotion of peace, prevention of violence and abuse by Kessel Peace Institute, Minnesota State University ($16,000 plus a waiver of tuition).

“I wish all women around the world happy Women’s International Day! On this day I remember my lovely mother, whom I have much love and respect for. She is such an inspiration to me. I am especially thankful to Albanian women in Albania and Kosovo who have significant achievements from politics to being strong figures in family and have been the driving force of economic development and progress in both countries. I will continue to use my voice for the Albanian cause, peace, diplomacy and women empowerment,” said Ermira Babamusta.

Ermira has obtained two masters degree in Political Science and Public Administration and an advanced graduate degree in United Nations Diplomacy from Long Island University. Ermira has worked at the Peacekeeping Department at the UN headquarters in New York.

In 2010 Ermira was the recipient of Judy Mossburg scholarship, awarded by the WVU Center of Women and Gender Studies to fund professional and academic students committed to women rights and social justice. Additionally, Ermira was the winner of Enrichment Graduate Fellowship (2009-10) – awarded to academically excellent Ph.D. students based on academic merit and contribution to broadening the diversity in cultural, ethnic, academic, or artistic diversification ($16,000 plus a waiver of tuition).

As an extension of WVU Political Science Department Ermira completed Strasbourg Summer Program in European Law and Institutions via Strassbourg University in France, headed by Dr. John Kilwein. The course included seminars and site visits at the European Parliament, Council of Europe, EuroCorps, Court of Human Rights, EU institutions located in Strasbourg (France), Brussels (Belgium) and Netherland, the Foreign Ministry in Luxembourg, police headquarters and regional courts in Offenburg and Karlsruhe (Germany), etc.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora