Shtesë » Lajme
LB: Thirrje për protestë
E enjte, 14.03.2013, 07:03 PM
Të
martën, më 19.3.2013, në ora 12.00, para Teatrit Kombëtar, Lëvizja për Bashkim
organizon protestë qytetare për të shprehur pakënaqësinë me rrjedhën dhe
rezultatin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Moto e
protestës do të jetë: “Kundër ndarjes së Mitrovicës dhe për Kosovën Lindore”.
Lëvizja
për Bashkim fton të gjitha subjektet politike, të gjitha organizatat
joqeveritare, të gjithë qytetarët e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të
Medvegjës që të marrin pjesë në protestë për të thyer publikisht heshtjen për
dy çështje shumë të rëndësishme për kombin shqiptar: atë të ndarjes së padrejtë të qytetit të
Mitrovicës dhe çështjes së pazgjidhur të Kosovës Lindore.
Bashkoje
edhe ti zërin tënd, në mënyrë që ai të dëgjohet sa më larg!
Zyra për
Informim e LB-së
Prishtinë,
14.3.2013