Shtesë » Lajme
Don Lush Gjergji përkujton regjisorin Fahri Hysaj
E shtune, 09.02.2013, 09:12 AM
E
nderuara dhe e dashura Dr. Lumturie HYSAJ,
Në
mendjen dhe zemrën time është ende i freskët dhe i gjallë lajmi i hidhët dhe i
papritur i vdekjes. apo edhe më mirë
“kalimit në amshim” i bashkëshortit
Tuaj, Fahri HYSAJ, të cilin unë e kam njohur vite me radhë, si regjisor
dhe gazetar, krijues të mjeteve pamoro-dëgjimore në Kosovë dhe më gjerë..
Kohën e
fundit jemi shoqëruar dhe kemi bashkëpunuar edhe më shumë rreth punës së filmit
dokumentar kushtuar së Lumes Nënës Tereze. Insistimi i tij, “ngutësia”, mos të
them “kokëfortësia dhe domosdoshmëria” që sa më parë të punohej ky film, ishin
në një mënyrë ndoshta ndonjë parandjenjë e mbarimit të jetës dhe veprimtarisë
tokësore, gjithsesi frymëzim dhe nevojë për ta “larë borxhin” ndaj saj, ndaj
bamirësisë dhe shërbimit të nevojtarëve të llollojshëm.
Edhe pse
nuk isha mirë, atëherë kisha disa
“halle” shëndetësore, jam i lumtur që nuk e dëbova, me zemër dhe me shpirt
bashkëpunova në këtë pojekt, “testamenti” i tij i fundit, për mua kujtim i
paharrueshëm, për publikun një dhurtë e çmuar dhe e dalluar...
Ty,
fëmijëve, gjithë familjes, edhe një herë ngushëllimet e mia miqësore dhe
vëllazërore, të përcjelluar me ndjenja të thella miqësie dhe dashuri, me uratë
dhe shpresë.
Prishtinë,
4 shkurt 2013, dy vjetoi i vdekjes së regjisorit Fahri HYSAJ
Don Lush
GJERGJI