Shtesë » Lajme
Të pafajshëm për 21 Janarin
E enjte, 07.02.2013, 07:00 PM
Në pak
minuta Gjykata Penale shpalli vendimin, që i jep pafajësinë ish-Shefit të
Gardës së Republikës,Ndrea Prendi dhe oficerit Agim Llupo, pasi akuza e vrasjes
me dashje në rrethana cilësuese, sipas trupës gjyqësore nuk u arrit të provohej
nga Prokuroria.
Gjyqtari
Besnik Hoxha deklaroi në sallë se nuk mundet të ngrejë një akuzë të re, për aq
kohe sa për të nuk është hetuar nga Prokuroria. Vendimi i tre pafajësive, së
bashku me deklarimin si i pafajshëm edhe për Margarit Kumen, u prit me
duartrokitje.
Nje nder
pikat e referimit qe u shpallen ne dispozitiv ishte edhe vendimi i Strasurgut
për pafajësine e nje polici, i cili vrau nje protestues ne Genova gjate 2001,
ne protestat kunder takimit te G8.
"Gjykata,
në reference të vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara, nuk mund të krijojë një
akuzë të re për të pandehurit tej dhe fakteve dhe pretendimit të parashtruar
nga organi i akuzës, për të cilat nuk është hetuar nga ky organ. Në këto kushte
gjykata, me anë të këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse
provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet edhe për faktin e pahetuar nga
Prokuroria për këta dy të pandehur. Gjykata, së dyti, në marrjen e këtij
vendimi ka parasysh vendimin në datë
Trupa
gjyqesore me gjyqtarë Besnik Hoxhen, Ardiana Beren dhe Arjana Cacon e rrëzuan
akuzen e Prokurorise per vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran
Dedes, si qartesisht te paprovuar se ka ndodhur me dashje, ndersa Garda atë
dite, sipas Gjykatës ka kryer mbrojtjen e institucioneve dhe mbrojtjen e
nevojshme.
"Akuza
e ngritur nga Prokuroria në ngarkim të dy të pandehurve nuk qëndron, duke patur
parasysh edhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore të Gardës
së Republikës për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që
kanë në mbrojtje. Si përfundim Gjykata vendosi: deklarimin e pafajshëm të të
pandehurit Ndrea Prendi, për veprën penale të vrasjes me dashje të kryer në
mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79,
gërma ë; e Kodit Penal, heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie ndaj këtij të
pandehuri; deklarim të pafajshëm të të pandehurit Agim Llupo për veprën penale
të vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese, të kryer ndaj dy ose më
shumë personave, të parashikuar nga nenin 79, gërma dh; e Kodit Penal,
urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm; deklarimin e pafajshëm të shtetasit
Margarit Kume", tha Hoxha.
Menjëherë
pasi trupa gjyqesore u largua, salla e gjykates u kthye ne nje vend takimi mes
oficerëve të Gardës dhe ish-eprorit të tyre, gjeneralit Ndrea Prendi.
Procesi u
ndoq ne heshtje edhe nga nje perfaqesues i Ambasades Amerikane. Avokatet
mbrojtes të Prendit dhe Llupos dhanë deklaratat e tyre në daljes të seancës.
"Drejtësia
foli. Eshtë një ditë vërtet e madhe, jo personalisht për gjeneral Ndrea
Prendin, por është një ditë e madhe, e cila shënoi që përfundimisht në Shqipëri
nuk preken institucionet", tha Genc Gjokutaj, avokat i Ndrea Prendit.
"Sot
Gjykata shpalli vendimin ndaj të akuzuarve të datës 21 janar, vendim i cili nuk
ka nevojë për koment. Ajo që unë shpresoj dhe besoj që ky të jetë një gur
themeli i atij muri të lartë që drejtësia me reformat e saj duhet të ndërtojë",
tha Besnik Cerekja, avokat i Agim Llupos.
I
menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme. Zyra e Shtypit
e organit qendror të akuzës deklaron konkretisht se: Prokuroria do të presë
zbardhjen e vendimit dhe më pas do të vlerësohet për më tej.
___________
Familjaret
e viktimave: Vetëgjyqësi!
Të
afërmit e viktimave të 21 janarit shprehen të revoltuar dhe se do kërkojnë
vetëgjyqësi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm
personat e akuzuar nga prokuroria për tre nga vrasjet e ndodhura gjatë
protestës.
Në
familjen e Hekuran Dedës në Laknas të Tiranës duket se verdikti gjykatës ka
rihapur plagën e vrasjes së tij. Ja si e përshkruan nëna e Hekuranit momentin
kur mësoi vendimin e gjykatës.
“Mora një
plumb për së dyti. Prap u vrava. Desha drejtësi, u mërzita shumë. E pashë në
televizor dhe Topallin që fliste shumë keq. Sikur t’i vrisnin djalin e saj ca
do të bënte ajo?”, tha Dudije Deda.
Ndërsa
Zabiti, vëllai i madh i Hekuranit, thotë se drejtësisë i është bërë presion nga
kryeministri Berisha.
“Vendim
është krejtësisht politik dhe mafioz. Përgjegjësi kryesor është kryeministri,
pastaj vijnë me radhë të tjerët. Është një urdhëri i prerë i kryeministrit.
Janë në hall edhe gjykatësit dhe prokurorët. Nuk na tremb kryeministri, nuk na
tremb asnjë. Ne do të mundohemi me cdo mënyrë”, thotë Zabit Deda.
Bashkëshortja
e Faik Myrtajt shprehet se do e ndjekë cështjen në rrugë ligjore.
“Ata as
plackitën, as vranë dhe gjërat janë fikse. Për mendimin tim vendimi i gjykatës
ishte përtokë”, deklaroi Zabit Deda.
Djali i
saj Renato thotë se nuk priste që gjykata të jepte drejtësi për vrasjen e të
atit.
“Kryeministri
duhet të marrë një gjë parasysh, mirë mbuloi këtë me vendime gjykatash, por nuk
ka mbuluar dicka. Me fiset e këtyre njerëzve cdo të bëjë? Sepse tradita e
vjetër këtu thotë që gjaku lahet me gjak”, thotë Renato Myrtaj, djali i Faik
Myrtajt.
Vëllai i
Ziver Vezit, personi që u vra në trotuar përballë portës së kryeministrisë
thotë se do kërkojë vetëgjyqësi.
“Më duket
një gjë që s’e vlerësoj dot. Kjo na shpie të kërkojmë vetëgjykim. Do kërkojmë
vetëgjykim”, deklaroi Fitim veizi, vëllai i Ziver Veizit.
I
kontaktuar në telefon, babai i Aleks Nikës, thotë se gjykata ende nuk ka folur
për vrasësin e djalit të tij, hetimet për të cilin vazhdojnë.
______________
21
Janari, SHBA: Të tronditur nga vendimi
Ambasada
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaroi se është tronditur nga
vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të
pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21
janar 2011.
Përmes
një njoftimi për shtyp selia diplomatike e Uashingtonit në Shqipëri deklaroi se
menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse
e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së
Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e
vrasjeve.
Ambasada
thotë se Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë
nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit (FBI), një nga
më të mirët në botë.
“Përgjatë
gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë
konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës
dhe objektiv”, theksohet në deklaratë.
“Por
fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e
sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe
transparente”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë e shpërndarë
në mënyrë urgjente.
Kryetari
i Partisë Socialiste, Edi Rama falenderoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e
quajti shprehjen pa ekuivok të protestës ndaj vendimit të gjykatës për vrasjet
e 21 Janarit.
Nëpërmjet
një postimi në rrjetin social Twitter, Rama falenderon ambasadën e Shteteve të
Bashkuara për shprehjen pa ekuivok të protestës ndaj vendimit. Bota e lirë s’i
mban dot kësi turpesh, mbyll komentin e tij Rama.
Fyle:
Drejtësia, kusht për në BE
Vendimi i
Gjykatës së Tiranës për çështjen e 21 Janarit nuk është pritur mirë nga
Komisioni Europian. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për shtyp e
Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, fillimisht sillet në kujtesë raporti i
fundit i progresit, “ku bëhej thirrje për përfundimin e procedurave të këtij
rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor.”
Pasi
këshillon që të shmangen të gjitha polarizimet për këtë rast, para vendimit të
Gjykatës së Apelit, Komisioni përsërit kërkesat ndaj sistemit shqiptar të
drejtësisë.
“Komisioni përsërit se një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe llogaridhënës, i aftë për të garantuar gjykime të drejta, është dëshira legjitime e popullit shqiptar dhe një element thelbësor i një shteti të fortë të së drejtës, një parakusht në rrugën e integrimit evropian”, theksohet në komunikatë.