E premte, 13.12.2024, 09:03 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shahin Ibrahimi: Plazhi i Durrsit në sytë e njerkës

E hene, 21.01.2013, 07:59 PM


Plazhi i Durrsit në sytë e njerkës

Nga Shahin Ibrahimi

Populli Shqiptar është mësuar tashmë të shohë dhe të kuptoj çdo gjë. Plotësimi i  premtimeve të bëra nëpër fushatat e fundit, forcat politike të kujdo spektri, fillojne të mbajnë fjalën e dhënë vetëm gjashtë muajt e fundit të mandatit të tyre. Ky fillim i mbarë bëhet për fushatën që vjen për të mashtruar popullin, që ti marrë votat dhe pastaj bie në qetësi absolute katërvjeçare. Ky shkrim bëhet për të treguar si ka qënë ecuria dhe zhvillimi i imfrastrukturës në zonën turistike të plazhit të Durrësit në këta njëzet vjet të demokracisë, pa ironi, pa tendencë politike, për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të kësaj lagjeje që paguan të gjitha detyrimet ligjore dhe po ndëshkohet pa drejtësisht.

Në vitet nëndëdhjet lagja Nr-13 kishte një popullsi rreth 7000 banorë, kishte bulevardin kryesor me një tortuar dhe lulishte të bukur. Një hapësirë me plepa te konsiderueshme, disa lulishte, katër parqe, reth tetë ndertesa katër katëshe me hotel Adriatikun në krye, disa ndërtesa dy katëshe, dhe shumë gabina për pushusa rreth pesë metra larg nga rëra. Shumë banjo publike të shoqëruara me dushe dhe ujë të pishëm, disa pika për furnizimin e pushuesve me çadra për hije ne Plazh. Administrohej nga shteti nëpërmjet ndërmarjes komunale, dhe nuk lejonte të ndërtohej asgjë posht bulevardit kryesor. Ky plazh mbante mbi kurrizin e tij rreth gjashtëdhjet për qind të turizmit Shqiptar të asaj kohe.

Po sot mbas njëzetë vjetëve si është kjo tabllo. Dhjetë vjetët e parë nuk u ndërtua asgjë u ruajt si ishte, më vonë filloj kasaphana. Filluan të ndërtoheshin ndërtesa shumë katëshe pa kriter. Nuk u mendua as për lulishte, as për parqe, as për vend parkimi për makina. Pallatet bëheshin aq afër sa i pengonin dritën njëri tjetrit, ku dhe ambulancat dhe zjarrfikset hynë me vështirësi. Jo vetëm që nuk u ruajt rëra por dhe mbi të janë bërë rastorantet e hoteleve. Tortuari para rërës u bë me projekt, u bë për xhiro dhe rëra të kufizohej, tani është deformuar nga ndërprerjet e pallateve të rinj. Qëndron i heshtur si klub nga pronarë të liçensuar nga organet kopetente, që shkelin projektet e mëparshme.

Lind pyetja: Komisjoni rregullues i qytetit a i shikon në natyra këto projekte apo jo? A kanë kanalizime këto ndërtesa?. A kanë vend për tu argëtuar moshat e ndryshme, dhe parkim për makina?. Vetëm vitet e fundit përmbytet lagjja, se tenderat nuk bëhen me projekt, apo nuk zbatohen projektet, që të lidhen shkarkimet me hidrovorët ekzistues. Këtu të shkel këmba vetëm beton se nevoitet pastërti dhe kulturë, që të afrojnë blerësit e ndërtimeve të tyre.

Bulevardi kryesor mbrënda dhjetë vjetëve i janë bërë tre ndërhyrje punimesh për kanalizime dhe elektike. Në sesionin e plazhit tortuari bllokohet nga tregtia e lirë, pengohet nga shtyllat elektrike që janë vendosur mbrapsh,dhe qytetarët lëvizin në korsitë e makinave. Nga Bulevardi kryesor deri tek hekurudha gjithashtu janë ndërtuar dhe po ndërtohen ndërtesa, pa asnjë shesh pushimi apo lulishte. Bllokojnë kanalizimet ekzistuese sa rrugët mbyten me ujë, ku banorët zhvishen çarapet për të kaluar, dhe asnjëri nuk jep llogari dhe të dalë përgjegjësia.

Nga mbrapa këtyre pallateve madhështorë që mezi marrin frymë, vjen lagjja e heshtur si jetime pa asnjë ndërhyrje, më e rrënuar se vitet nëndëdhjetë. Imfrastruktura e saj vlen për të dëshiruar. Disa herë ndrohen tubot e ujësjellsit dhe elektikut. Rrugët janë tërë gropa sa makinat të kishin gojë do ngriheshin në protestet dhe do të kërkonin të drejtat e tyre në kor. Premtimet e fushatave harrohen. Brënda një lagjeje ka kontrast të madh, si Buda dhe Pesti i mesjetës. Lind pyetja

-- Pse Bashkia e Durrësit nuk e shikon Lagjen NR 13 si zonë turistike dhe ti japë asaj prioritet që të zhvillojë turizëm, mbasi nuk i punëson dot për një jetë më të mirë. Krahas pa punësisë dhe varfërisë që ekziston ti japë mundësi që dhe banorët e saj të kontribojnë në jetën politiko kulturore të vëndit. Më ipet rasti te theksoj një shprehje Latine të vjetër se:

- Një shoqëri nuk mund të ecë para me një kujtesë dhe ekonomi të dobët. Deti ndotet nga ujrat e zeza dhe jashtëqitjet e pushuesve se mungojnë banjot publike. A ka kërkesë llogarie nga Bashkia për mbarëvajtjen e turizmit në territorin që ajo drejtondhe komandon. Rëra pse tju ipet pronarëve të hoteleve ta shfrytëzojnë nëpërmjet çadrave, dhe në raste të tilla jo me një siperfaqe deri në 500 m2. Gjithë plazhi mos të ketë asnjë vënd të lirë për qytetarët të vendosin çadrat e tyre pa pagesë, gjë që ka sjell dhe konfortim fizik midis punonjësve dhe pushuesve. Pse mos t`a shfrytëzoi vetë shteti nëpërmjet ndërmarjes së Komunales. Të ndërtohen disa banjo publike dhe dusha, të bëhen me pagesë të arsyshme, dhe çadrat të ipen me dekumente kundrejt nje vlere të caktuar nga drejtoria e ndërmarjes. Në këtë mënyrë shfrytëzohet më mirë plazhi, punësohen shumë vetë në sezionin veror, dhe pushuesit ngelin më të kënaqur. Se vlera e çadrave për tre deri në pesë orë është shumë e lartë, arrin vlerën nga 300 deri në 500 lekë. Praktika e ndjekur këto vitet e fundit në drejtimin e shfrytëzimit të plazhit ka larguar gjithnjë e më shumë turistët e huaj dhe qytetarët e vendit. Të shikohet kjo lagje si lagjet e tjera të qytetit se kjo është pasqyra e qytetit në verë, se është lënë në harresë. U bënë njëzet e dy vjet që bashkia nuk ka shtruar qoftë dhe njëqid metra rrugë mbranda në lagje. Të shikohen më me imtësi kur ipen tenderat dhe lejet e ndërtimit. Të kontrollohen nga bashkia zbatimi i projekteve në terren sidomos në kanalizimet, se po vendosen tuba me diametër të vogël që bllokohen dhe sjellin përmbytje, ndërtimet mos të bllokojnë kanalizimet dhe të rregullojnë ujrat që lindin nga punimet e tyre, mos të përsëriten punimet por të shikohet prespektiva. Për popullin e thjeshtë nuk ka rëndësi se kush është në pushtet, se këto janë të meta dhe kërkesa shtrohet për tju ardhur në ndihmë banorëve të lagjes që tashmë është zmadhuar rreth dhjetë herë. Kemi votuar dhe do votojmë për njerzit që duhet ti japin më shumë qytetit tonë, pa menduar se të kujt spektri politik i përkasin. Përkushtimi për qytetin është një oblikim i shënjtë, që me punën tuaj sot të ndjehet krenar nesër në sytë e atyre që ju kanë zgjedhur dhe më vonë do jetojë si qytetar i thjeshtë bashkë me ta.

 

Shijojmë thartirë

 

Mendimet lundrojnë në themelet e kohrave

Duart prekin me dhimje realitetin e tyre

Malli më kthen në lëndinat e moshave

Se sejcila ndër to ka nga një syre.

 

Me eufori dhe ego keni qepur dhe qiellin

Njëri tjetrit ja shohim rrudhat e fytyrës

Zëri i ndërgjegjes do të afrojë diellin

Tani po kullosim në skajet e mëshirës.

 

Me lotët e syve krijova lumenj

Se marrëzia triumfoi mbi arsyen

Mendova se ishit njerës të mëdhenj

Nga pritja e gjatë zemrën ma gryet.

 

Shpejt molekulat tuaja nxorrët tharëtirë

Mëngjeset e ngrysur përmbysën ëndrrat

Me fjalët tuaja dëborën keni nxirë

Në taban të minuar tani keni themrat.

 

Unë jam banor i këtij qyteti

Këmbët dua ti lag në Adriatik

Erën e çalë nuk ma pranon as deti

Më lënçuat parimet, më latë jetim.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora