Shtesë » Lajme
Lëvizja për Bashkim: Edhe lapidari flet
E merkure, 23.01.2013, 06:43 PM
Edhe
lapidari flet: Shqiptarët e Kosovës Lindore nuk kanë të ardhme në Serbi
Sot në
orët e hershme të mëngjesit forca të shumta të xhandarmërisë serbe kryen një
akt dhune kundër shqiptarëve - larguan me forcë lapidarin e dëshmorëve të
kombit nga qendra e Preshevës.
Ky veprim
i pushtetit serb është vazhdimësi e sjelljeve shoviniste të Serbisë jo vetëm
ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, por edhe kundër shqiptarëve në
përgjithësi. Ky akt e shpërfaqi edhe njëherë realitetin e hidhur: shqiptarët të
cilët jetojnë të trojet e veta në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë të privuar
nga të drejtat elementare dhe se madje as ato nuk mund t’i realizojnë në kuadër
të Serbisë.
Gjithashtu,
ky akt tregon qartazi se politika e ndjekur ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së
Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë ka qenë e gabuar dhe e ka dëmtuar e po e
dëmton interesin kombëtar të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Në
njërën anë kemi politikën agresive shoviniste të Serbisë, e cila po i shtyp,
vret, burgos e shpërngulë shqiptarët, e, në anën tjetër, kemi politikën qyqare
e Tiranës e Prishtinës, e cila shqiptarët e Kosovës Lindore i quan dhe i
trajton si pakicë kombëtare (!) dhe kërkon nga ata që të drejtat e tyre t’i
realizojnë në institucionet serbe!
Qëndrimi
i institucioneve tona ndaj çështjes së Kosovës Lindore duhet të ndryshojë.
Lëvizja
për Bashkim deklaron edhe njëherë se populli shqiptar në Preshevë, Bujanoc e
Medvegjë, jeton në trojet e veta i ka të gjitha karakteristikat e kombit dhe se
atij i takon e drejta e kombeve për
vetëvendosjes deri në shkëputje. Andaj, të gjithë shqiptarët, subjektet
politike e institucionete e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të punojnë për
jetësimin e kësaj të drejte, pra të bashkimit të Kosovës Lindore me
Kosovën-Shqipërinë.
Lëvizja
për Bashkim
Prishtinë,
20.1.2013