E premte, 13.12.2024, 09:08 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

LB: Kosova po e humb një rast historik

E enjte, 07.02.2013, 06:48 PM


“Kosova po humb një rast historik që në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA, të shtrojë për zgjidhje problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore si dhe atë të veriut“, kështu ka deklaruar Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku në takimin që të mërkurën mbrëma kishte me qytetar të Bivolakut të Vushtrrisë.

Duke qenë mjaftë kritik ndaj procesit të bisedimeve që po zhvillohet deri më tani, kryetari i LB-së, Avni Klinaku tha se në bisedimet me Serbinë nuk po shtrohen për zgjidhje problemet që i kanë Kosova dhe Serbia. “Po tentohet një normalizim  i marrëdhënieve me Serbinë pa i prekur problemet kryesore politike që Kosova i ka me Serbinë, si Kosova Lindore dhe veriu”, ka deklaruar Klinaku.

Në bashkëbisedim me kreun e LB-së, qytetarët e Bivolakut kanë shtuar edhe probleme të ndryshme nga jeta e përditshme e ndër to edhe eksploatimit të thëngjillit në fshatin e tyre nga kompani të mëdha dhe në rrugë ilegale.

Nexhmedin Saraqi nga Bivolaku tha se përveç dëmtimit të mjedisit, tokës dhe rrugës, shfrytëzimi i thëngjillit nga kompani të mëdha, ka lënë pa punë edhe shumë familje që me dekada të tëra kanë mbetur gjallë nga kjo veprimtari ekonomike. 

Ndërkaq lidhur me këtë problem, Sabit Kadriu, deputet i LB-së në Kuvendin Komunal, tha se me t’u njoftuar me këtë problem, dy herë ka iniciuar debat në Kuvendin komunal që edhe është përkrahur nga deputetë tjerë, por që deri më tani nuk i është dhënë zgjidhje këtij problemi. Ai i ka inkurajuar banorët që ta mbrojnë me çdo kusht pronën dhe pasurinë e tyre, për të cilën gjë do të kenë mbështetje edhe të Lëvizjes për Bashkim. Për këtë problem jetik me të cilin përballen banorët e kësaj ane, kryetari i LB-së, Avni Klinaku i ka inkurajuar qytetarët që të jenë më të zëshëm në mbrojtjen e interesave dhe pronës së tyre si dhe u ka premtuar atyre angazhim të përfaqësuesve të LB-së që problemin e tyre ta shtrojnë edhe në institucionet më të larta.

Në këtë takim kryetari i LB-së, Avni Klinaku është shoqëruar nga Fadil Fazliu e Sabit Kadriu, anëtarë të Kryesisë së LB-ës së si dhe Ferit Avdiu Koordinator i degës së LB-së në Vushtrri. Takimin e udhëhoqi Koordinatori i Aktivit të LB-së në Bivolak, Valton Klinaku.

 

Zyra për Informim

Lëvizja për Bashkim

 

Prishtinë,

30.1.2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora