E enjte, 10.10.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gratë intelektuale kundër simboleve fetare në shkolla

E premte, 15.03.2013, 08:42 PM


Tahiri e Çitaku, kundër simboleve fetare në shkolla

Gratë intelektuale në Kosovë janë kundër përdorimit të simboleve dhe lëndëve fetare në shkolla. Aktiviste dhe gra intelektuale i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës me një letër ku i kërkojnë të mos pranojnë futjen e fesë nëpër shkolla. Kjo pasi një grupi i arsimtarëve të shkollës “Sami Frashëri” kundështuna futjen e lëndës së edukatës fetare në shkolla.

“Në bazë të informacionit të publikuar në media, jemi njoftuar se janë bërë dy propozim amendamente të mbështetura nga 27 deputetë të Kuvendit të Kosovës, për modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe për shtimin e një paragrafi të ri në nenin 3 të këtij ligji. Këto dy propozim-amendamente janë të karakterit fetar dhe synojnë legalizimin e përdorimit të shamijave në shkolla si dhe futjen e lëndës së Edukatës Fetare dhe Morale në planprogramet mësimore” thuhet në letrën publike dërguar Kryetarit Krasniqi dhe deputetëve.

Më tej ato kërkojnë që shteti është laik dhe të mbrohen vendosmërisht vlerat shtetërore dhe kombëtare. “Duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i definuar me kushtetutë si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara” thuhet në letër.

Sipas tyre, legjislacioni në fuqi i Republikës se Kosovës garanton te gjitha liritë fetare sipas standardeve evropiane, prandaj nuk ka nevoje të ndryshohet. Në këtë letër janë nënshkruar edhe dy anëtare të kabinetit qeveritar, Vlora Çitaku dhe Edita Tahiri.

Gratë intelektuale qëfirmosën letrën:

1. Alberta Troni

2. Alije Zogaj

3. Alba Loxha

4. Arjeta Emra

5. Advije Morina

6. Afërdita Saraqini – Kelmendi

7. Argjentina Grazhdani

8. Afërdita Rushiti

9. Arjeta Rexha

10. Bylgjyzare Muharremi

11. Besa Luzha

12. Besa Shehu

13. Besa Ilazi

14. Besa Shkodra

15. Blerina Leka

16. Brikenda Rexhepi

17. Drita Gunga

18. Gjoksere Rizvanolli

19. Edi Shukriu

20. Elife Krasniqi

21. Edita Tahiri

22. Emine Bakalli

23. Engjellushe Morina

24. Exhlale Dobruna-Salihu

25. Florije Shunjaku

26. Hasnije Ilazi

27. Igballe Rogova

28. Ilirjana Loxha-Basha

29. Kumrije Hoxha

30. Lejla Pula

31. Luljeta Vuniqi

32. Luljeta Demolli

33. Lule Krasniqi

34. Mirlinda Kusari

35. Myfide Cecelia

36. Naxhie Buqinca

37. Nafije Latifi

38. Resmije Kryeziu

39. Sanije Gashi

40. Sevdie Ahmeti

41. Safete Rogova

42. Sibel Halimi

43. Shqipe Breznica

44. Teuta Berisha

45. Valdete Perolli

46. Vjosa Dobruna

47. Vjosa Mullatahiri

48. Vlora Çitaku

49. Vlora Baruti

50. Valdete Idrizi

51. Xheraldina Cernabregu

52. Xheraldina Buqinca-Vula

53. Zana Rudi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora