Shtesë » Lajme
Takim shkrimtarin Kristaq Turtulli
E merkure, 20.03.2013, 08:47 PM
TAKIM ME
SHKRIMTARIN SHQIPTARO-KANADEZ KRISTAQ TURTULLI
Të
shtunën më 23 mars 2013, një grup artdashësish në bashkëpunim me Shoqatën
Shqiptaro-Kanadeze në
Z.
Turtulli është një nga krijuesit më prodhimtarë që jetojnë në Kanada, i cili në
vitin e kaluar botoi librin me titull Tulipani i Koresë. Ky është vëllimi i
dytë i trilogjisë Hidhësia e puthjes, i cili ndjek vëllimin e parë të
suksesshëm me titull Syri i Ritës.
Ngjarjet
zhvillohen midis Shqipërisë dhe Koresë, dy vende me shumë ngjashmëri e
karaktere të përbashkëta: sistemi politiko-shoqëror, varfëria ekonomike,
mungesa e drejtësisë dhe lirisë së fjalës dhe shtypit, dashuria e ndrydhur e të
rinjve, tarafllëku dhe korrupsioni etj.
Takimi do
të zhvillohet në auditoriumin e bibliotekës publike e moderne Barbara Frum,
duke filluar nga ora 11 AM. Adresa e sakte është 20 Covington Road, Toronto, ON
M6A 3C1 (kryqëzimi Bathurst and Lawrence Ave. West, menjëherë mbas Lawrence
Plaza ku do te gjeni parkim te bollshëm e pa pagesë. Ju mirëpresim.
__________
KRISTAQ
TURTULLI
fragment
nga romani" TULIPANI I KORESE."
Urrejtja
pushon nga dashuria, ky është ligj i përjetshëm... (Buda)
Kërciti
kanati i derës, ai u kthye, u shtang, nuk u besonte syve! Përpara tij qëndronte
e mrekullueshmja May Lee! Vajza përkuli kokën me ceremoni dhe buzëqeshi lehtë.
Vironi shpejtoi hapin, sa nuk fluturoi.
-May
Lee!- gati sa nuk klithi.
-Sh,sh,
shëët! Eja brenda.
U mbyll
dera me nxitim dhe të dy mbajtën frymën një copë herë, vështronin njëri tjetrin
dhe nuk flisnin.
-Më
falni, kush ishte ajo fëmijë?- theu heshtjen Vironi.
-Motra
ime,- u përgjigj ajo me buzëqeshje të lehtë.
-Ah!- ia
bëri Vironi dhe luajti kryet ngadalë.
Zotëroi
përsëri një heshtje e nderë.
Të dy
qëndronin të hutuar përballë njeri tjetrit. Nuk u besohej. Vajza ndjehej
krejtësisht e shpërqendruar, veshur me rrobën e gjatë të kaltër, ngjante si një
copë qiell kaltërosh i zbritur rastësisht në këtë kthinë të vogël. Vironi mezi
mbushej me frymë dhe e vështronte pjerrët, i dëshpëruar.
-Mos më
vështro në atë mënyrë,- i foli me zë ulët vajza dhe i ktheu kryet mënjanë.
Vironi u kapërdi me vështirësi dhe mërmëriti:
-May Lee,
të lutem, më vështro në sy.
Vajza
lëvizi lehtë supet e hijshme, qafa e derdhur iu ndeh, u kthye përballë dhe
ngriti sytë ngadalë drejt tij.
-Të lutem
më trego, përse vepron kështu?- Foli me rënkim
Vironi.
-Përse
sillem kështu?- ia bëri ajo gati me lëndim.
-Atë
mëngjes ne u puthëm me ndjenjë në klasë...
Vajza nuk
tha gjë vetëm sa kapsalliti qerpikët.
-Ne ishim
miq të mirë,-vazhdoi të fliste Vironi si në jerm. -Ne ishim të gëzuar. Ne u
puthëm fort me afsh, me ndjenjë, e mbani mend?
May Lee
sigurisht e mbante mend, çdo detaj, e vështronte e rrëmbushur nga lotët,
bashkoi pëllëmbët në gjoks dhe shtrëngoi gishtërinjtë derisa i dhembën. E
ndjente gojën e thatë dhe gjuha i përpëlitej në zgavër. Ajo donte ti thoshte
mjaft por nuk mundej.
-Ne u
puthëm përsëri May Lee,-vazhdoi të fliste ai me zë të ngjirur, -por nuk ishte
thjesht puthje, ne mbajtëm buzët të puthitura dhe zemrat tona të shtrënguar a
për një kohë të gjatë...
-Pusho,-
i foli ajo mes lotëve.
-Përse,-
i foli ai ashpër, -përse u bëtë tjetër njeri?
Vajza
ngriti kokën me vrull e ja pat zë lodhur:
-Sepse
jam e trembur, kam frikë,-vajza ishte e përmbytur nga lotët. Ngriti krahun e
bardhë dhe fshiu lotët që po i rrokulliseshin nëpër faqe. Befas krahu ju var,
lotët binin me nxitim nëpër faqet e lëmuara, mori frymë me shpejtësi si të
thithte një herë e mirë të gjithë ajrin e dhomës së vogël, pastaj vazhdoi: -I
miri im,vallë a e di se është tmerr, kosore, ferr i vërtetë?
-May
Lee,- mërmëriti i pasigurt ai: -Për një dashuri!
Vajza e
ngriti përsëri krahun e djathtë, jo për të fshirë lotët, por për ta vendosur
mbi shpatullën e djalit, dora e saj iu mbështoll rreth qafës, Vironi mbylli
sytë dhe mbështeti kokën lehtë në gjoksin e rrumbullakët, të vogël dhe të
ngjeshur të saj. Trupat e tyre u bashkuan, u lakuan, gati si të ndehur në erë.
Ajo kërkonte të qëndronte kështu e ngjitur përgjithmonë.
Ai
përkuli kokën dhe e puthi fort, me afsh në buzë, vajza shtrëngoi sytë, ngriu,
buzët e saj u vaditën prej lëngut të freskët dhe gjuha iu drodh në qiellzë.
Vironi e largoi pak nga vetja, vështroi me vëmendje dhe mall fytyrën e freskët
të vajzës, dridhjen e qerpikëve dhe buzët gjysmë të hapura, në pritje. E puthi
përsëri me zjarr dhe pasion si të mos e kishte puthur kurrë. Puthjet e tij
ishin të buta gati si lutje.
May Lee
donte të fliste, të tregonte për mundimin dhe pasigurinë e së nesërmes, por
fjalët i kishin mbetur të varura në çengelin e pasionit dhe dashurisë. Ajo
ndjente marramendje prej çdo prekje e buzëve të djalit dhe çdo puthje të
ngjeshur. Befas Vironi lëvizi buzët vertikal, në gjithë sipërfaqen e buzëve të
saj, ndjeu frymën e tij të nxehtë. Buzët e saj u hapën si fletët e tulipanit
dhe ai futi gjuhën brenda. Vajza u hutua një çast, u ngreh, u drithërua, gjuha
e tij lëvizte ngadalë në brendësi të gojës, gjoksi i saj ngrihej dhe ulej me
shpejtësi, ndjente një marramendje të lehtë.
Të dy
nisën të merrnin frymë me vështirësi, vajza kishte ndenjur net të tëra zgjuar,
pa gjumë e kishte sjellë dhe risjellë
shpesh herë nëpër mend gjetjen e mënyrës
për ardhjen e tij, larg syve të keq të Çao Dao Bu-së. Prandaj donte ta
bënte akoma më intime, të ndjente për herë të parë në brendësi gjithçka të tij.
Të jetonte momentin, gjithnjë e nesërmja nuk dihet. Nuk ishte aspak e shkrehur,
ishte njeri, femër që donte të provonte me gjithë shpirt atë që donte.
Zemra e
vajzës rrihte me forcë, puthjet e tyre ishin të shpeshta, të shkurtra si
shkreptima, ai mbante me kujdes kokën e saj në pëllëmbët e tij si një diamant
të rrallë, pa ndërprerë të puthurat. Ajo e vështroi ngultas në thellësi të syve
të djalit, kthjelltësia e drithëroi, fytyra e tij ishte e përskuqur, mezi
mbushej me frymë, i përvëluar, paduruar prej dëshirës. Vironi përkuli kokën,
buzët e tij lëvizën drejt gjirit të bardhë e të vogël, buzët prekën lehtë thithkën e kuqe e të plotë si manaferrë
e tërhoqi butë duke e rrotulluar në gojë. Vajza symbyllur u rrëqeth, rënkoi,
pastaj psherëtiu dhe mërmëriti:
-Të lutem
butë.
Vironi e
përkëdhelte lehtë me delikatesë, si të prekte një petale dhe të mos shkundte
pjalmin, gjithsesi ajo i ndjente së thelli prekjet e tij. Mezi mbushej me
frymë, si të kishte vrapuar gjatë nëpër një të përpjetë të lodhshme. E donte
atë djalë marrëzisht, nuk e merrte vesh ngase i ngrihej dallgëzimi i pashuar i
ndjenjës. Gjuha i ishte tharë prej dëshirës, pa menduar gjatë lëvizi me
shpejtësi, zbërtheu kopsat e para të këmishës, të tjerat kopsa prej nxitimit u
këputën vetë dhe ranë përdhe me zhurmë të butë. Flaku me moskokëçarje këmishën
përdhe, gjithashtu dhe sytjenat.
-Shtrëngomë
fort.
Për herë
të parë në jetën e vet May Lee gjendej krejt lakuriq përpara një mashkulli, i
cili e vështronte syzgurdulluar, gojëhapur; bardhësinë e shndritshme, bukurinë
e mahnitshme të trupit të saj. I ngjau si një nimfë e ardhur befasisht përpara
tij. Iu mbajt fryma, u kapërdi me vështirësi, të ishte kjo vajzë e tij, e cila
po i jepej tërësisht!
-Oh May
Lee, jeni një mrekulli! - mërmëriti ai gjuhë tharë dhe shtriu duar përpara me
ndrojtje pa guxuar ta prekte. Donte ti thoshte se i dukej e pabesueshme që
kurora e bukurisë aziatike të behej e tij. Heshti. Ajo i dukej si një statujë
klasike, si një magji!
-Shtrëngomë
fort, fort!-mërmëriste symbyllur May Lee.
Vajza një
moment u përskuq dhe u hutua për guximin e çmendur, nga mendimi i përshpejtuar
për të treguar sa më shpejt lakuriqësinë e saj. Uli kryet dhe provoi një
dridhje të brendshme. Alarmi i ngrehur i shungulloi në mendje, u nguros me
vështrim të mbërthyer drejt derës, megjithëse i kishte marë masat qysh më parë.
Largoi shikimin prej aty dhe përshkundi kryet e nervozuar. Nuk kishte kohë të
mendonte dy herë.
Përnjëherësh
May Lee e ndjeu veten të lehtë, pa rëndesën e teshave të panevojshme, nuk i
vendosi duart në gjoks për të mbuluar apo fshehur diçka, i dukej krejt e tepërt
lëvizja në ato momente të papërsëritshme intime, ndjehej e përfshirë prej
afshit që po ja përvëlonte trupin. Vironi zgjati gishtërinjtë dhe preku gjoksin
e saj me kujdes, ndërsa dora tjetër shkau në bark e përkëdheli lehtë, pastaj
rendi poshtë mes shalëve të drejta, drejt kaçubës së vogël me kaçurrel të
dendur, të butë si mëndafsh.
-I
premtova vetes të dhuroj gjithë dashurinë, ta jap tek ti dhe dua që ta mbani në
zemër. Do të dua ty gjithnjë, pak rëndësi ka se çfarë do të sjellë jeta. Jeni
shpirti im dhe do të dua gjatë gjithë jetës deri në vdekje. Shtrëngomë fort,
fort, fort!- foli ajo me afsh dhe me shpirt.
-Unë do
jem gjithmonë pranë teje, sa herë të keni nevojë për mua,- pëshpëriti Vironi.
May Lee
qëndronte e tendosur e donte atë ta kishte brenda vetes, ta ndjente së thelli,
gjithçka e tij ti përkiste dhe asaj, ishte e përfshirë prej zjarrit përvëlues.
Vironi u shtri mbi të dhe e puthi në buzë, duke e lënë trupin ti shkrihej prej
ekstazës, e vështronte ngulët, u tërhoq pak dhe u ngjesh mbas saj me të gjithë
forcën. Ata u bënë njësh, ajo klithi, i dhembi shumë, trupi iu harkua dhe një
lot i madh u rrotullua në faqen e praruar, u rrokullis ngadalë pastaj ra
përdhe. Vajza ndjente frymëmarrjen e tij të shpeshtë dhe lëngun e nxehtë që
derdhej në brendësi të trupit të saj. Ajo u shkri prej kënaqësisë, nisi ta
puthte si e marrë në buzë, në qafë, fytyrë. Ajo nuk ishte skllave e mjerë të
dergjej në pështirosje, qe njeri, vajzë e re me ndjenja dhe vrulle. Jeta i
jepej njëherë, rinia po ashtu dhe ajo nuk mund të pështynte ndjenjat, ti flakte
përdhe si lëvere, ti shkelte me këmbë. Ndjehej si një mbretëreshë, dha dashuri
dhe mori afsh dhe ngrohtësi...
May Lee
ngriti kokën me vrull, afshi dhe zjarri përvëlues në çast u fashit, përkuli
qafën e mpirë, si të dëgjonte më mirë, tendosi trupin, shkau anash, u largua me
pendesë prej trupit të lagësht të djalit. Zemra i rrihte me vrull dhe gjaku në
damarë i ziente si uji i nxehtë në kazan.
-Ç'është?-
pëshpëriti Vironi, lëvizi dhe u kthye në krah.
Vajza nuk
i ktheu përgjigje, zgjati krahun, tërhoqi prej stolit fustanin e gjatë me lule,
u ngrit dhe u vesh me të shpejtë. Ajo ishte e sigurt që dëgjoi diçka si zhurmë
a zë matanë në korridor ose diku më larg. Ndoshta në dhomën e vogël me orendi
të thjeshta ku rinte zakonisht gjyshja pothuajse e verbër Lee Su Yuong.
-Ç'është?-
ia bëri përsëri Vironi dhe u ngrit ndenjur, sytë e vajzës tregonin alarm.
Vajza
ktheu kokën pjerrët nga djali dhe i foli me zë të ulët duke treguar me kokë
teshat e tij të flakura në dysheme:
-Vishu
shpejt, të lutem,- u kapërdi me vështirësi dhe pyeti:-Dëgjove diçka si thirrje
apo zhurmë?
Vironi pa
ditur çfarë të thoshte ngriti supet, futi këmbët në pantallona, shtrëngoi
rripin fort me nervozizëm.
Vajza
qëndroi në këmbë si shtatore, veshëngrehur, shtroi me duar fustanin dhe
kollanin e madh e kaloi në mes dhe e lidhi fjongo. Ngriti dorën që i dridhej
dhe u mundua të shtronte flokët e shpupuritura, i shtroi duke kaluar nëpër to
gishtërinjtë e hollë delikatë, me shikim të përqendruar. Sa të hijshme ishin
veprimet e vajzës, por djali nuk pati kohë ti sodiste dhe ti shijonte. Është
vërtet moment i këndshëm për mashkullin kur admiron femrën teksa vishet dhe
kujdeset për veten e vet, fill mbas marrëdhënies seksuale. Vajza i kreu
veprimet shumë shpejt dhe atij i ngeli në buzë shija e ankthit.
Zhurma u
përsërit nga dera që lidhej me korridorin, veçse nuk qe plotësisht zhurmë, por
ishte më shumë trokitje e ngutur, përzierë me gërvishtje nervoze thonjsh. May
Lee, hapi gojën të mbushej me frymë, lëvizi kryet me vrull dhe fytyra iu
zbardh. I bëri shenjë djalit të fshihej ku të mundte, të qëndronte ndenjur,
ose mbas raftit që ishte i mbështetur
mbas murit. Ajo morri frymë thellë dhe me zemër të dredhur u çapit ngadalë
drejt derës.
Qëndroi
një hop dhe hodhi një hap prapa. U mbush me frymë përsëri, dhe vendosi
pëllëmbën e djathtë në mur. Ajo
llogariti me mend që në momentin e hapjes së derës të linte një hapësirë të
vogël, kënd të ngushtë, për të parë brenda në dhomë, duke e bllokuar me trup
rrezen e shikimit. Si u bind se mund ta kontrollonte gjithçka tërhoqi derën mbas
vetes.
Ishte
gjyshja e verbër e kërrusur si kosore e ndryshkur Lee Su Yuong, mbështetur mbi
një shkop të shtrembër dhe mbajtur për dore mbas mbesës, motrës së vogël Kim
Lee Hun.
-Hë
gjyshe Lee,- i foli May Lee me zë të dridhur dhe brodhi shikimin në korridor,
mbi kokat e tyre. Koka e plakës dridhej, ndërsa sytë e motrës së vogël Kim
ishin të trembur, të lagësht. Ato qëndronin si dy shtatore të çuditshme, një
kukull e vogël ngujuar pranë një kërcuri të shtrembër, të vjetër, të dalë prej
mjegullës dhe nuk flisnin. Plaka ngriti kokën pjerrtas dhe bërbëliti, duke
hedhur cërka pështyme.
May Lee
doli në korridor dhe tërhoqi derën pas. Plaka Lee Yuong Su ngriti kryet me
vështirësi dhe foli me zë të shuar:
-Motra
jote Kim Lee dëgjoi në rrugë zërin e lartë të Çao Dao Bu-së.
May Lee u
drodh dhe vështroi ngulazi motrën e vogël, që tundi kryet në shenjë pohimi.
-Kim, ja
hape derën? - gërhiti May Lee.