Kadare:
Pse e firmosa peticionin, kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke
I kontaktuar
mbrëmë nga gazeta “Dita”, shkrimtari i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se
është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit
të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam
bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai
shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin
mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë
turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato
janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe
identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas
skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk
duhet ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.