Shtesë » Lajme
Bardhyl Mahmuti: Menduh! Shporru...
E enjte, 11.04.2013, 06:05 PM
REAGIM
Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!
Nga Bardhyl Mahmuti
Deklarata
e Menduh Thaçit se “nuk ka ofruar dorëheqje se kanë kërkuar prej tij dorëheqje
plehu i kombit siç është Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Ali
Ahmeti, Alajdin Demiri” më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:
Unë,
Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në
kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së
Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit;
Unë,
Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në
kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa
u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;
Unë,
Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e tij nga PDSH-ja as kur kjo pjellë
e Rankoviqit u bë bashkë me klanin sërbo- rus për të penguar njohjen e Kosovës
si shtet të pavarur;
Unë nuk
kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as në vitin 2008 kur me
ndihmën e pushtetit maqedonas organizoi "Kasaphanën elektorale",
gjatë të cilës u vranë dhe u plagosën
shqiptarë dhe u përdhunua vullneti politik i popullit shqiptar;
Unë, nuk
kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as tani kur nuk i mjaftuan
votat e maqedonasve, romëve, ashkalive dhe turqve për të udhëhequr komunat
shqiptare.
Unë, nuk
kam kërkuar dorëheqje sepse nuk kam të drejtë të kërkoj dorëheqjen e tij nga
PDSH-ja, nga prona e tij private. Ajo u takon pronarëve dhe aksionarëve të
PDSH-së të vendosin se cilin do ta venë në krye!
Eshtë e
vërtet se për implikimin e drejtpërdrejt në krimet antishqiptare unë kam
kërkuar nga Menduh Thaçi te largohet nga skena politike kombëtare.
Ndërsa, sa u përket
sintagmave si “plehu i kombit”,
“tradhtar”, “kriminel, “hajdut” dhe të çdo gjëje të ndytë dhe antikombëtare që
ka fjalori i gjuhës shqipe mjafton të nxjerr fotografinë e Menduh Thaçit dhe të
bëhet e qartë se ai është sinonim i të gjithave bashkë!
Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!