Shtesë » Lajme
Deklaratë për shtyp nga Shoqata Antikomuniste
E premte, 29.03.2013, 07:21 PM
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë
Deklaratë për
shtyp
Ne, anëtarët e
Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë
Demokratë të Shqipërisë, të mbledhur sot më datën 28 mars 2013, pasi dëgjuam
miratimin në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të tre
kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën
Kushtetuese, në emër të të gjithë të përndjekurve politikë anëtarë të shoqatës
tonë, paraqesim pikëpamjet tona të mëposhtme:
Shprehim indinjatën
tonë të thellë për faktin që Presidenti i Republikës, në kundërshtim me
premtimin që na bëri në takimin që patëm me të në muajin janar 2013, se nuk do
të dekretonte kurrë kandidatura me prejardhje nga regjimi komunist që kanë
kryer krime në atë kohë, dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i
Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për
proceset fallso të ngritura prej tij kundër
antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore
të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet
kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.
Por ne shprehim gjithashtu indinjatën tonë edhe për
miratimin e këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar
atë si një fyerje që i bëhet të përndjekurve politikë të Shqipërisë në veçanti
dhe gjithë popullit shqiptar në përgjithësi. Përshëndesim vendimin e zotit
Enkelejd Alibeaj që, duke i qëndruar besnik parimeve demokratike të shtresës së
cilës ai i përket, abstenoi në votim.
Me keqardhje konstatojme se ky nuk është rasti i
parë që kryhen veprime të tilla nga Presidentët e Republikës dhe një pjesë e
tyre të miratuara edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mund të përmendim këtu
dekorimet dhe emërimet në organet e larta të drejtësisë të vrasësit të poetit
Havzi Nela apo atyre të revoltave të Spaçit dhe Qafës së Barit që shkaktuan
shtatë të ekzekutuar dhe dhjetra të ridënuar. Ne këto kushte na lind e drejta
t’u pyesim:
- Si ka mundësi që një Projekt-Ligj të paraqitur
mbi një vit më parë nga Qeveria për disa shtesa në Ligjin Nr. 9831, datë
12.11.2013 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist”
që bën fjalë për dëmshpërblimin e të dënuarve politik që jetojnë dhe janë mbi
85 vjeç, mbi heqjen e nenit të terrorizmit, mbi zgjatjen e kohës së pushkatimit
pa gjyq qysh më 25 tetor 1944, mbi zgjatjen e afatit të dorëzimit të
dokumentave e të tjera, nuk gjeni kohë për miratimin e tij, kur Komisionet e
Kuvendit kanë kohë që e kanë miratuar?
Përse nuk hartoni një Projekt-Ligj të ri lustracioni
për pastrimin e figurës së personave zyrtarë? Përse nuk zbatoni pikat e
miratuara nga ju në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 mbi
“Ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist?
Lidhur me sa më sipër ju bëjmë thirrje të gjithë
deputetve të Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë, atyre që rrjedhin
nga shtresa e të përndjekurve politikë të hedhin poshtë dy kandidaturat e
propozuara nga Presidenti i Republikës. Në të kundërt ne do të rishikojmë
qëndrimin tonë në lidhje me marëdhëniet me partitë politike.
Mos harroni se jemi përpara zgjedhjeve të
përgjthshme.
Anëtarët e Kryesisë kombëtare
1. Simon Mirakaj 16.
2. Lili Ndoci 17. Fredi Babani 32. Shyqyri Toska
3. Gjergj Marku 18. Aziz Ndreu 33.
Petrit Çepele
4. Fatbardh Doko 19. Avni Xhomaqi 34. Cane Agaj
5. Selami Morina 20. Mark Alija 35. Kastriot Ajdini
6. Reshat Kripa 21. Agron Fama 36. Shpresa Merdani
7. Sejdi Peka 22. Qamil Merlika 37. Lumturi Grabova
8. Mehdi Kraja 23. Edi Belishova 38. Mark Mustafa
9. Sherif Kaloshi 24. Liliana Herri 39. Sefedin Xara
10. Asllan Allamani 25. Pullumb Demo
11. Ibrahim Vasjari 26. Qerim Hysenbegasi
12. Eqerem Shehu 27. Avni Agaj
13. Bilbil Cami 28. Llambro Nesturi
14. Seit Prishta 29. Vladimir Kosturi
15. Fenelon Hoxha 30. Jorgo Masho