Shtesë » Lajme
Të Përndjekurit: Deklaratë
E merkure, 10.04.2013, 07:34 PM
Deklaratë
Ne,
përfaqësuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të
Shqipërisë, Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Përndjekurve Politikë,
Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Shoqatës së të Përndjekurve
Kulakë të Shqipërisë, Shoqatës së të Përndjekurve Politikë “Musine Kokalari”,
Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Shoqatës së të
Përndjekurve Politikë “Osman Kazazi” të mbledhur sot, më datën 10 prill 2013,
pasi shqyrtuam situatën politike në të cilën po kalon vendi ynë, dolëm me
përfundimet e mëposhtme: 1.
Në kuadrin e fushatës elektorale, që sapo ka filluar, duke ndjerrë rrezikun e
propagandës denigruese të forcave të majta, u bëjmë thirrje partive të
koalicionit të forcave të djathta të udhëhequra nga Partia Demokratike dhe
drejtuesve të Partisë Fryma e Re Demokratike, të hedhin pas krahëve
mosmarëveshjet e deri tanishme dhe të bashkohen në një koalicion të vetëm, për
një fitore të bujshme të së djathtës shqiptare, në shërbim të demokracisë dhe
integrimit europian të vendit. 2. U bëjmë thirrje të gjithë të
përndjekurve politikë të Shqipërisë të bashkohen me këtë koalicion të madh të
forcave të djathta, në të mirë të kombit dhe të atdheut.
Nënshkruar:
Shoqata
Antikomuniste e të Përndjekurve Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Politikë Demokratë të Shqipërisë Përndjekurve Politikë
Simon Mirakaj Besim
Ndregjoni
Shoqata e të Burgosurve politikë Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Kulakë të Shqipërisë
Tanush Kaso Vllas
Arapi
Shoqata
e të Përndjekurve Politikë Shoqata
Mbarëkombëtare e Integrimit të “Musine Kokalari” Përndjekurve Politikë
Agim
Musta Adem
Hallçi
Shoqata
e të Përndjekurve Politikë “Osman Kazazi”
Ylli Kondi