Shtesë » Lajme
Viktor Mërkuri: Bankat Qipriote, BE dhe kriza e re
E hene, 01.04.2013, 03:33 PM
Bankat Qipriote, BE dhe kriza e re.
Nga Viktor Mërkuri
Kriza
ekonomike evropiane ka marrë forma të ndryshme në vende të ndryshme, dhe
Qiproja është vendi i fundit që përballet me perspektivën e shkatërrimit
financiar. Bankat e stërpërhapura të Qipros po lëkunden në prag të dështimit
për shkak të lëshimit të kredive që ata nuk mund të paguajnë, gjë e cila e ka
shtyrë vendin e vogël mesdhetar, i cili është dhe anëtar i Bashkimit Evropian,
drejt Brukselit për të kërkuar ndihmë. Në datën 23 Mars Bashkimi Evropian dhe
Presidenti qipriot njoftoi kushtet e reja për një plan që do të ofrojnë
infuzion të hollash të nevojshme për të parandaluar falimentime në sektorin
bankar të Qipros dhe më e rëndësishme, për të parandaluar një panik bankar të
përhapet në pjesën tjetër të Evropës.
Qiproja nuk e prodhoi ajo krizën e saj bankare. Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimit Evropian mbajnë përgjegjësi, ende qipriotët do të paguajë çmimin. Deri pak kohë më parë Qiproja ishte një ekonomi e begatë, një ishull me turizëm të fuqishme, me një sektor të rëndësishëm detar dhe një sektor të rëndësishëm ndërkombëtar bankar. Bankat e saj të mëdha sic ndodhi dhe me të tjerët në Evropë, tërhoqi depozita të mëdha jashtë shtetit dhe investoi shumë në borxhin sovran. Në Qipro një pjesë e madhe e parave vijnë nga Rusia dhe janë investuar në bono greke. Çfarë e bën këtë krizë të ndryshme nga ajo e mëparshme e Greqisë, Irlandës apo vendeve të tjera janë kushtet të cilat Brukseli ka bashkangjitur për ndihmën e saj. Për shkak të rrethanave unike të Qipros, dmth origjinës së diskutueshme të një pjese të madhe të depozitave që tani janë goditur në sektorin e saj bankar dhe të filialeve të vogla krahasur me madhësine e ekonomis së përgjithshme evropiane, Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Gjermania ka ndërmarrë një linjë të vështirë me vendin. Qiproja ka burime të pakta kapitale, përveç kapacitetit të saj si një strehë bankare, dhe kështu që Brukseli kërkoi nga vendi një pjesë të fondeve të nevojshme që të tërhiqen nga sektori i vet bankar – mundësisht duke shkurtuar para nga depozitat bankare të caktuara dhe duke i vënë ato drejt në fondin e “shpëtimit” (ndihës ekonomike). Propozimi ende nuk është miratuar, por nëse miratohet kjo do të dëmtojë një parim të shenjtë bankar në shumicën e vendeve industriale ,sigurin e depozitave ,duke krijuar një precedenti të ri dhe ndoshta destabilizues në Evropë.
Dilema Qipriote
Për vite
me rradhë para krizës, Qipro ka promovuar veten si një qendër financiare në det
të hapur, duke krijuar një strukturë tatimore dhe rregulluese bankare që e bëri
një vend tërheqës për depozitimin e parave të huaja. Si rezultat i kësaj,
sektori financiar i Qipros ktheu në xhuxh pjesën tjetër të ekonomisë qipriote,
duke arritur rreth tetë herë nivelin e produktit vjetor bruto të vendit dhe
duke punësuar një pjesë të konsiderueshme të forcës puntore të vendit. Një
efekt anësor i kësaj strategjie ishte se nëse sektori financiar përjetonte
probleme, pjesa tjetër e ekonomisë së vendit nuk do të jetë mnjaft e madhe për
të stabilizuar bankat, pa ndihmë nga jashtë. Kriza ekonomike e Europës lind
pikërisht ato lloje problemesh për sektorin bankar qipriot. Kjo nuk ishte vetëm
një shqetësim për Qipron. Edhe pse sektori bankar i Qipros është relativisht i
vogël me pjesën tjetër të Evropës ,një ndërhyrje si ajo që parashikohet në
bankat Qipriote mund të vë tërë sistemin evropian bankar në pyetje , dhe gjëja
e fundit Bashkimi Evropian ka nevojë tani është një krizë e besimit në bankat e
saj.
Qipriotët do të përballen me kaosin, nëse bankat e tyre
dështojnë për shkak se sistemi i sigurimit ishte i pamjaftueshëm për të mbuluar
pretendimet e depozituesve. Nga ana e tij
Bashkimi Evropian nuk mund të rrezikojnë ngjitjen financiare. Por
Brukseli nuk mundet thjesht që të heq dorë nga i gjithë sistemin bankar, si për
shkak të precedentiëve që do të vijojnë dhe për shkak se mbështetja politike
për një plan të përgjithshëm nuk egzistonte. Ky është një rast I vecante për
Gjermaninë, e cila do të dëtyrohet të mbajë më shumë barrë financiare ndërkohë
që po përgatitet për zgjedhje e shtatorit përpara një elektorati që është
gjithnjë e më armiqësorë për “shpëtime” të tilla ekonomike. Nën udhëheqjen
gjermane, Bashkimi Evropian ka bërë një kërkesë të jashtëzakonshme tek Turqia
.Ajo kërkoi që një taksë të vendoset në depozitat në dy bankat më të mëdha të
vendit. Taksa do të jetë rreth 10 për qind dhe sipas kushteve fillestare do të
aplikohet për të gjitha llogaritë, pavarësisht nga madhësia e tyre. Kjo ishte
një zgjidhje e paprecedente. Që nga kriza globale financiare e viteve 1920, të
gjitha vendet e përparuara industriale - dhe shumë të tjerë – kanë vepruar nën
një parim themelor, që depozitat bankare
ishin krejtësisht të sigurta. Ato nuk janë konsideruar si obligacione
për të cilat duhen paguar interesa të caktuar, vlera e të cilave do të zhduket,
nëse banka dështon. Depozitat janë konsideruar si vendosje pa rrezik të parave,
me rrezikun e mbuluar nga sigurimi i depozitave për depozitat më të vogla, por
në aspektin praktik të garantuar nga
pasuria kombëtare.
Pyetja
natyrisht është se nëse depozituesit e huaj në bankat evropiane do të pranojnë
që Qipros ti vendosen këto masa kaq ekstreme. Nëse ata vendosin pro kësaj,
atëherë korporatat e huaja - dhe korporatat evropiane - mund të fillojnë duke
tërhequr të paktën një pjesë të parave të tyre nga bankat evropiane dhe duke i
vënë ato diku tjetër. Ata mund të minimizojnë shumën e parave në dorë në Europë
duke i zhvendosur për bankat jo-evropiane. Këto tërheqje nëse ato ndodhin mund
të krijojnë një krizë të likuiditetit masiv në Evropë.
Tani ne
duhet të pyesim veten se pse gjermanët do të kishte krijuar këtë rrezik. Një
përgjigje është se ata ishin të bindur se do të mund të bindin depozituesit
evropianë që Qiproja ishte një rast I vecantë
dhe nuk do të përsëritet. Përgjigjja tjetër ishte se ata nuk kishin
zgjidhje tjetër. Shpjegimi i parë është minuar më 25 mars, kur presidenti I
Eurogroup Jeroen Dijsselbloem tha se modeli i përdorur në Qipro mund të
përdoret në “shpëtime” bankare në të ardhmen. E rrethuar nga një elektorat që
nuk e kupton dot plotësisht dobësin e Gjermanisë, qeveria gjermane vendosi se
kishte për të ndëmarrë një rrugë të vështirë për Qipron pavarësisht nga
rreziku. Ose Gjermania mund të jetë duke përgatitur një strategji të re për
menaxhimin e krizës financiare evropiane. Sistemi bankar në Evropë është shumë
i madhe për tu shpëtuar, nëse është fjala për një krizë serioze. Çdo zgjidhje
do të përfshijë humbjen e parave të depozituesve. Zgjidhja dhe garantimi i
depozituesive mund të shihet se do të ketë pasoja të pamundura. Vendosja e
precedentit në Qipro ka avantazhin e të mos dukurit si një I tillë.
Nuk është e qartë se çfarë gjermanët apo negociatorët e BE kanë menduar, dhe të gjitha këto teori janë spekulative. Ajo cfarë është e sigurtë është se një vend i BE-së, duke u përballur me një krizë në sistemin e saj financiar, tani është duke shqyrtuar nëse do të paguajnë për këtë krizë duke konfiskuar paratë e depozituesve. Dhe me këtë, evropianët kanë thyer një barrierë që ka qenë në vend që nga viti 1930. Ata nuk e kanë bërë rastësisht dhe ata nuk bëjnë këtë sepse e dëshirojnë. Por parë sëparapi, ata e bënë..