Shtesë » Lajme
Lëvizja Çame kthehet në parti politike
E enjte, 18.04.2013, 05:16 PM
Meqe
censura mediatike per trasmetimin e ketij lajmi mund te kete lene dike prej
Jush te pa informuar, po Ju dergojme linkun prej te cilit mund te download
kroniken ne fjale.
Ose kjo
kronike dhe ky aktivitet ka ndonje problem ose duhet te jesh vertet i
deshperuar dhe prane humbjes per te organizuar nje censure te tille! Kete po ua
leme Juve ta vleresoni.
DEKLARATË
PËR SHTYP E PARTISË “ALEANCA POPULLORE”
· Lëvizja Çame kthehet në parti politike
dhe rregjistrohet ne KQZ
· Grupimi prej prej 12 Partish, Shoqatash
dhe grupe të tjera interesi do të quhet Aleanca Popullore.
· Aleanca Popullore e bindur në suksesin
elektoral për shkak të mbështetjes së gjerë që gëzon.
· Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa
për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Çështjen Çame
· Aleanca Popullore shpall kandidatin për
deputet në Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti.
· Slogani i Aleancës Popullore për
zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit është: “Voto për Veten Tënde”
Një
grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën
drejtimin e Lëvizjes Came, marrin jetë tashmë në një parti të vetme me emrin
“Aleanca Popullore”. Kryetar i Partisë Aleanca Popullore është z. Artur Dojaka.
Aleanca
Popullore është tashmë një parti politike e rregjistruar në KQZ që në thelbin e
vet ka mbrojtjen dhe promovimin e Cështjes Kombëtare dhe në vecanti Cështjen
Came.
Të
zhgënjyër nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete, duke mos
dashur të humbim më kohë të vlefshme politike, Ne marrim sot përsipër fatet
tona.
Të
ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë, të vetëdijshëm për instrumentat kombëtar e
ndërkombëtar në dispozicion, vijmë sot jo si demagogët e rradhës por si një
forcë e aksionit politik dhe forcë e arritjeve politike.
Në
kordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar, duke vlerësuar këshillat e
tyre të vlefshme dhe ndjer mbështetjen e tyre e plotë, ndihemi sot më të plotë
se kurrë.
Duke mos
humbur kohë në gjetjen e indetitetit tonë kahjeve të politikës shqiptare por
duke pasur si vet kahje, Shqipërin.
Me një
mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin Cam, e të bashkuar pa asnjë
paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin, Aleanca Popullore shpall
sot nisjen e fushatës së vet elektorale më synimin e vetëm, Fitorën në
zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit.
Në një
kohë kur Kombi vjen gjithmon mbrapa interesave politik, kur Cështja Came nuk po
njeh asnjë përparim, kur vet Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të
Shqipërisë krijon konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjesht në pozicionin e
tij më të vështire.
Konfuzion
i paprecent në historinë e politikës moderne; vet Institucioni i Parlamentit
është i paqartë nëse këmi një rezolutë të aprovuar për Cështjen Came apo jo.
Nëse
dinjiteti ynë Kombëtar ka arritur në atë pikë fundore të tijën sa për tju
shmangur përgjegjësive të momentin kërkojmë të ringjallim rezoluta të dështuara;
Kur
Politika sot nuk ka kurajo qytetare që në një vendim unanim të pranoj me zë të
lartë një realitet që ka të bëj me thelbin e konceptit të Kombit Shqiptar.
Sigurojmë
sot mbarë opinionin publik shqiptar që Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga
kërkesa për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Cështjen
Came.
Në një
kohë që na ndalojnë në kufi për shkak të vendlindjes, kur nuk gëzojmë dot të
drejtën universale të pronës apo kur nuk vendosim një tufë lule në varrin e të
parëve tanë kemi gjithë të drejtën legjitime për të ngritur zërin dhe për të
kërkuar të drejtën tonë.
Flasim
për Camërinë por nuk mund ta prekim atë.
Folën shumë për Camërinë por vetëm sa e përdorën atë.
Do ti
kërkojmë cdo Cami që sot e ndjen veten të papërfillur, të papërfaqësuar të
bëhet pjesë e jona, do të shkojmë këto ditë te ato anëtarë të komunitetit tonë
që nuk i bëri kush pjesë të vendimarrjes dhe i la jashtë cdo benefiti politik e
social.
Do të
dëgjojmë cdo zë, cdo ankesë, cdo shqiptar që ka sot një ide apo dëshirë.
Aleanca
Popullore do të ndërtoj marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta
ka Shqipërinë.
Aleanca
Popullore shpalli në takimin e sotëm kandidatin për deputet për Qarkun e
Tiranës, Doktor Arjan Hamiti.