Shtesë » Lajme
Në mbështetje të poetit Abdullah Konushevci
E enjte, 02.05.2013, 07:19 PM
Ne dhe
askush prej atyre që pretendojnë të merren me art nuk mund të jemi indiferent
për jetët njerëzore, aq më tepër kur dihet se vetë thelbi i artit është
humanizmi, pa këtë domethënie në shtjellim të tij, asnjë lloj krijimi nuk ka
vlerë. Në këtë sens mendojmë se problemi për të cilin ngrejnë zërin një grup
kolegësh shkrimtarë në Prishtinë është i madh, është në fjalë jeta e një poeti
shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci, dhe diçka duhet bërë patjetër. Nuk
mund të bëjmë sikur nuk dimë, nuk mund të vështrojmë nga larg e të mënjanohemi,
nuk mund ta braktisë artisti- artistin, shkrimtari -shkrimtarin, poeti -poetin,
anipse në pah duhet të jetë dalëzotës Shteti e Qeveria e Kosovës institucionet
e kulturës dhe artit. Besoj se ata diç do të bëjmë. Ata, shtetarët e
qeveritarët mbahen me parat e taksapaguesve, pra të popullit e ato para duhet
të shkojnë për popullin. Eshtë vendi të theksojmë se poetët në mbarë botën e
qytetruar dihet se janë ndërgjegja, zemra e shpirti i kombit të vet. Me qëllimi të sensibilizimi i institucioneve
dhe qarqet kulturore artistike, eshte hapur
një llogaria bankare ne emer të Poetit,
që të bëhet diçka për t'ia lehtësuar gjendjen, qoftë nga shteti, qoftë
nga bizneset dhe njerëzit që e duan artin.. Të solidarizohemi me poetin
Abdullah Konushevci dhe me çdo veprim racional që do të inicohet nga kolegët
shkrimtarë dhe poetë të Kosovës, Shqiperise si dhe ne Diaspore.
Bashkangjitur
është flaqja me të dhënat e llogarise bankare ku çdo kush mund te jap
kontributin e tij..
Një grup
miqësh të poetit
Tiranë-Prishtinë,
1 Maj 2013
Raiffesen
Bank Kosovo
Prishtina,
Kosovo
SWIFT
code: RBKORS22
Account: 1501001003721691
Emri: ABDULLAH KONUSHEVCI