Shtesë » Lajme
Ukshin Zajmi: U themelua një parti e re në Kosovë
E marte, 14.05.2013, 09:04 PM
Forumi
Demokratik për Bashkimin Kombëtar parti e re politike në Kosovë
Nga Ukshin Zajmi
Në
organizim të Këshillit nismëtar, në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i parë themelues
i Frontit Demokratik për Bashkimin Kombëtar për Kosovë. Në këtë tubim, pos të
deleguarve nga deget në themelim nga të gjitha qytetet e Kosovës morën pjesë
edhe mysafir nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Në fillim, pas
zgjedhjes së kryesisë së punës të këtij kuvendi dhe përshendetjes se punës së
Kuvendit nga mysafirët, të deleguarit, pasi u lexua Programi I veprimit dhe punës
së këtij Fronti, që tashmë është regjistruar edhe si parti politike dhe
Statuti, të dyja këto dokumente me disa verejtje u miratuan. Të pranishmit me
aklamacion, pas një propozimi dhe arsyetimi, zgjodhen kryetarin e kësaj partie
me aklamacion Hysni Elshanin.
Në këtë
Kuvendi, u zgjodh Këshilli Organizativ i kësaj partie prej 31 antarëve, ndërsa
Hysni Elshani, kryetar lexoi Deklaratën politike te Frontit, i cili punon e
vepron nën moton: Një komb, një flamur, një shtet! Me këtë rast u tha se,
Fronti do t’i delin në ndihmë popullit shqiptar duke përmirësuar zgjidhjet e
deritashme parciale në sferën politike, ekonomike e gjeografike duke lënë
kështu [ështjen kombëtare në rend të dytë apo edhe më larg, karshi interesave
përsonale e klanore. Të pranishmit u zotuan se tash e tytje do t’ veprojnë si
subjekt i organizuar politik si një zë që ka individualitet, edhepse në fillim
ndoshta jo aq i lartë, por pa folklorizëm e veprime pseudopatriotike.
Në fund, Këshilli drejtues mbajti edhe mbledhjen e parë dhe zgjodhi kryesinë e kësaj partie për Kosovë, prej 15 antarësht dhe organet tjera të punës.