Shtesë » Lajme
Leonora Laçi: Ja përse vendosa të kandidoj
E merkure, 22.05.2013, 05:37 PM
Leonora Laçi: Ja përse vendosa të kandidoj me partinë mbretërore shqiptare
Nga Beqir Sina, New York
NEW YORK
– PUKE : Edhe një muaj nga dita e zgjedhje në Shqipëri, kur fushata elektorale
është në pikun e saj – nëpërmjet sistemit online gazeta kombëtare Bota Sot,
bisedojë me kandidaten e re të partisë më të vjetër dhe tradicionale shqiptare,
Partia Lëvizja e Legalitetit PLL, zonjushën Leonora Laçi.
Zonjusha
Laçi, është pinjolle e kësaj familje pukjane me tradita të vyera kombëtare,
patriote e zjarrtë, e cila i ka dhënë shumë kombit tonë. Ajo është e mbesa e
Kolenelit të Mbretit të Shqiptarëve Xhemal Laçit.
Kolenel
XHemal Laçi është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipëris
që dha kontribut në sferën politike, ku u dallua për përpjekjet e tij – për
përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. Ai gjithë jetën e tij i’a dedikoi kombit
tonë, këtë e tregon fakti që dhe në emigrim ai punoi për të rrëzuar sistemin
komuniste të instaluar pas Luftës së Dytë Botërore, me ardhjen në vendin tonë
të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, me qëllim për të vendosur sistemin
demokratik në Shqipëri dhe lirinë e Shqiptarëve të roberuem.
Rrugën e
tij në dobi të Shqipërisë, duket se po e ndjek mbas kaq dekadash duke u futur
me guxim dhe largëpamësi në politikë, edhe e mbesa e tij – 21 vjeçare,
studentia në degën e historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi “të Shkodrës,
zonjusha Leonora Laçi, e cila ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për një
vend në Parlamentin e Shqipërisë, në zonën elektorale nga e ka edhe origjinën e
saj në Pukë.
Në këtë
intervistë të posaçme për gazetën kombëtare Bota Sot, kandidatja e PLL, znj.
Laçi flet se si i hyri ajo kësaj fushate, duke thënë se ” që të përfaqsosh
Pukën dhe Malësinë e Madhe në këtë qark kërkon vullnet, vendosmëri dhe aftësi.”
Njëkohësisht,
ajo ka pohuar se origjina e saj e ka shtyrë që të hyjë politikes megjithëse
studion për historinë. “Që ti futem politkiës më shtyu geni…Politka kërkon
njerëz guximtar e mendoj se kjo cilësi nuk më mungon.Kush guxon del I fituar.”
thotë znj. Laçi flet në këtë intervistë të parë, me gazetarin tonë në New York
Beqir Sina, për herë të parë, prej se kur ajo u përzgjodh nga Partia Lëvizja e
Legalitetit në listën për kandidateve të kësaj partie në zgjedhjet Parlamentare
që do të mbahen me 23 Qershor në Shqipëri.
Kush
është Leonora Laçi ?!
Jam e
lindur me 28 Janar 1992 në Shkodër, aktualisht studioi ne degën e historisë në
Universitetin “Luigj Gurakuqi “të Shkodrës. Origjina ime është nga Puka.
Rrjedhi nga një familje Pukjane që mban histori të lavdishme mbi shpatulla, e
cila I dha krahinës së Pukës e kombit Shqiptarë figura që ndritën atdheun me
veprat e tyre.
Leonora
Laçi kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës. Çdo të thotë kjo për ju?
Kjo do të
thotë shmëcka për mua. Qarku I Shkodrës përfshinë Shkodrën, Pukën dhe Malësinë
e Madhe dhe të përfaqsosh këtë qark kërkon vullnet, vendosmëri dhe aftësi.
Çfarë ju
shtyu t’i futeshit rrugës së politikës?
Historia
dega që studioj bënë politikën e së kaluarës ndërsa politika bënë historinë e
së tashmës e mendoj se janë të pandashme nga njëra tjetra. Që ti futem
politkiës më shtyu geni…Politka kërkon njerëz guximtar e mendoj se kjo cilësi
nuk më mungon.Kush guxon del I fituar.
Pse
zgjodhët pikërishtë partinë mbretërore shqiptare – PLL-në?
Të
zgjedhi partinë Mbretërore nuk ishtë një rastësi por është një vazhdim i
traditës familjare. Partia Lëvizja Legaitetit nuk është një parti e formuar në
tryezë të rrumbullakët dhe as një kërpurdh pas shiut siq jemi mësuar tashmë të
shohim parti të tjera. PLL ndjekse e idealeve e vazhdim i Triumfit të
Legalitetit të 1924. Ka një program të qartë , mbrojëse e familjes së shëndosh,
mbrojtëse e idealeve kombëtare, mbrojtëse e pronës private si e drejte e
ligjshme e cdo kujt. Programi i PLL është ideali sesi duhet bërë Shqipëria e
Shqiptarët. Atdheu qëndron mbi gjithcka , ky slogan duhet të na udhëheq në cdo
hap të jetës, sepse duke dashur tokën mëmë mund të duam njeri –tjetrin. Pse
PLL-t??!! Sepse nga Lacajt kanë dalë legalista të përbetuar që u vetmohuan për
hir të mbretërise e kombit siq është Koloneli i karrierës Xhemal Laci , I cili
deri në frymën e fundit ndejti besnik i Mbretërisë. E ndjeva detyrë morale të
jem një ndjekëse e denje e parimeve të tij.
Kush jua
bëri propozimin për të kandiduar?
Propozimi
mu bë nga Legalistët siq është studiuesi Mjeshtër I Madh I Punës Prof.Xhemal
Meci, ku në këshillin organizativ ishte lakuar emri im dhe pranuar njëzëri,
Pse
zgjodhët pikërisht Pukën?
Në kuadër
të qarkut të Shkodrës zgjodha Pukës sepse atje kam rrënjët e ngulura thellë
ndër shekuj.
Çfarë do
të bëni ju si deputete e ardhshme në parlamentin shqiptar, për këtë zonë?
Jo shumë
ditë më parë vizitova Pukën dhe më të vërtete ai qytet ka aq shumë për të bërë
saqë nuk di nga t’ja fillosh. Puka është një qytet I hershëm për nga hsitoria
që ka nevoj për investim, ti jepet rëndësi turizmit malor, njerëzit duhet të
kenë më shmë mundësi punësimi duke hapur fabrika e punishte. Ti jepet rëndësi
pasurive minerale duke thithe investitorët e huaj e vëndas që ti shfrytzojnë në
dobi të qytetit pasuritë nëntoksore. Puka nuk duhet të lihet më si një qytet I
harruar.
A do të
jeni në krye të një fushate aktive?
Unë eci
në një linjë me PLL, dhe gjithcka varet nga ata. Unë do punoj me të gjitha
mundësitë.
Sa e
veshtirë sipas sistemit elektoral është për partitë e vogla?
E
vështirë është por me votëbesimin e elektoratit do ja dalim mban e me sukses.
PLL- nuk
mund të krahasohet me partitë e tjera të vogla sepse nuk lindi kohët e fundit,
ajo e ka dëshmuar vehtën në momentet kur kombi ka pasur më teper nevoje. Partia
Lëvizja Legalitetit ka nevojë për një frymë të re brënda saj për ta bërë sa me
produktive dhe për të vazhduar TRADITËN e atyre që na e lanë amanet që ta mos
shuhet.
Ku do t’a
përqendroni fushatën tuaj në programin e PLL apo premtimet tuaja ?
Fushatën do ta përqëndroj në ndërthurje mes programit dhe mundësive reale e mjeteve që mund të kem në dore për të vepruar. Duhet vepruar dhe jo premtuar.