Shtesë » Lajme
Ligji për Obiliqin - pa ngjyrime politike
E enjte, 06.06.2013, 06:51 PM
Ligji për
Obiliqin të shikohet pa ngjyrime politike
Nisë
debati për Ligjin për Obiliqin me qytetarët e kësaj komune, i cili do
përgatitet dhe to të iniciohet nga deputetët LB. Debati, që për qëllim ka
informimin e plotë dhe marrjen e shqetësimeve, opinioneve dhe kërkesave të atyre që janë të prekur drejtpërdrejt nga
ndikimi në mjedis nga industria e energjisë, nisi në Mazgit të Poshtëm. Nga pjesëmarrësit, tubimi u mirëprit dhe u
vlerësua nisma e hartimit të këtij ligji, i cili ngjalli edhe shpresë por edhe
hezitim të realizimit të tij. Ka kohë që banorët e kësaj rrethine ballafaqohen
me premtime se do të trajtohet më me dinjitet çështja e ndikuesve të shumtë
negativ në jetën e tyre si pasojë e veprimtarisë së kompleksit
elektroenergjetik.
Agim
Kuleta në cilësinë e inciuesit të Ligjit për Obiliqin, sqaroi për nevojën e
ndërmarrjes, arsyeshmërinë e tij, ngritjen e vetëdijes dhe hapjen e
perspektivës për mundësinë e kalimit të këtij ligji në parlamentin e Kosovës me
përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë, tek të cilët Kuleta ka besim në përkrahje. Ai, pas, paraqitjes
së nevojës, arsyeshmërisë së këtij ligji, në formë të detajuar paraqiti
edhe pikat përmbajtësore (14) të cilat
do t’i përmbajë ky ligj si dhe ecurinë e përpjekjeve që po bëhen edhe me
ekspertët e fushës së ekologjisë, ata të mjekësisë dhe poashtu përfaqësuesit e dikastereve vendimmarrëse në
kuadër të institucioneve shtetërore, për ta proceduar me sukses atë.
Anëtari i
kryesisë së LB, Kushtrim Sheremeti, në frymën e tij prej artisti, shprehu
brengën e tij për banorët e rinj të komunës të cilët duhet të kenë mundësinë
për të zhvilluar një jetë të begatë kulturore dhe sportive përmes të mirave që
mund t’i sjell ligji.
Përfaqësuesi
i kryesisë së Degës së LB në Obiliq, prof. dr. Shukri Klinaku , shprehu dronë,
gjegjësisht skepsën e pranimit të drejtë
të kësaj nisme nga ana e qytetarëve të Obiliqit
përballë përvojës 40 vjeçare që këta banorë kanë në relacionin me (mos)trajtimin dinjitoz
karshi ndotjes ambientale nga KEK-u.
Obiliqi, me resurset natyrore, për
Kosovën është i veçantë, andaj edhe trajtimi i Kosovës ndaj kësaj komune duhet
të jetë i veçantë. Ne nuk kërkojmë mbylljen e KEK-ut, dëshirojmë të jemi të
qartë, ne kërkojmë, përmes këtij ligji, zvogëlimin e emetueseve ndotës dhe
pagesën për dëmin e shkaktuar nga këta
ndotës, pavarësisht në është KEK-u, deponia e mbeturinave apo Kosovathëngjilli.
Esat
Curri, Halim Sollova, Nuhi Mehanja e Sali Sollova, dhanë argumente shtesë që
fuqizojnë më tej arsyeshmërinë e nxjerrjes së një ligji në fjalë, madje duke
kërkuar që të gjenden edhe forma për jetësimin e tij, e jo të përjetojë fatin e
legjislacionit të shumtë që ka mbetur vetëm në sirtarë tek ne.
Në debat
u përmend edhe çështja e trajtimit të
fenolëve që dalin si produkte dytësore dhe të patrajtuara si duhet nga ana subjekteve
ekonomike që përdorin qymyrin e njomë si lëndë të parë. Trajtimi i fenolit si
dhe deponisë së mbeturinave në gropën e minierës së Mirashit, debatuesit i
nxorën këtu si çështje shtesë e ndikimit
në jetën e tyre, që siç thanë ata, manifestohen me erëra të padurueshme,
ndërkohë që për dëmet e sakta nuk ka të dhëna ngase ato vazhdimisht janë të
fshehura për banorët lokal.
Në debat,
në formë konstruktive, morën pjesë edhe Fatime Beka-Pllana, Avni Shala, Sabri
Klinaku, Fadil Curri, të cilët shfaqën opinionet e tyre dhe shtruan kërkesat e
tyre; si çështja e shfuqizimit të vendimit të KK të Obiliqit për deponinë e
mbeturinave të kryeqytetit në gropën e
Mirashit të viti 2005, e cila tashmë edhe
botërisht është e ditur se ka dalë
jashtë kontrollit të kompanisë që e menaxhon dhe ka mbetur të trajtohet jashtë të gjitha
kritereve të pranuara ekologjike.
Tubimi u
mbyll me një metaforë të qëlluar nga artisiti Kushtrim Sheremeti për mes së
cilës ai shprehu optimizmin e arritjes së sukesit të jetësimit të këtij ligji
me që mësiti i mirë ka gjetur edhe dhëndrin edhe nusen të mire.