Shtesë » Lajme
Xhevahir Cirongu: Pse na i vranë pëllumbat e dijes!?
E shtune, 22.06.2013, 04:31 PM
Aktualitet
Vajza Pogradecare Erjona Likollari shprehet:” Dëshira ime është të bëhem mësuese, por pse na i vranë pëllumbat e dijes!?’’
Nga Xhevahir Cirongu
Familja ‘’Likollari’’ ka zbritur nga fashti Lin i
rrethit të Pogradecit dhe është
sistemuar me shtëpi në një lagje të
fshatit Rrashbull të Durrësit. Në vitin 2001 largohet përfundimisht nga Lini, prej atij fshati gadishull që lundron si varkë peshkimi mbi ujrat e liqenit të Ohrit. Atje
lanë ujët e ftohtë e të kthjellët të burimeve e të liqenit për t’u
integruar me një jetë tjetër shoqërore e ekonomike në
fshatn Rrashbull që ndodhet afër detit Adriatik. Kushtet sociale e ekonomike e detyrojnë këtë familje që së bashku me tre
fëmijët , dy djem e një vajzë, përfundimisht të ngrejnë me shumë mundime një
strehëz nga ku mundë të jetojnë. Ne
mundëm të kontaktojmë me njerëzit e asaj
familje atje në fshatin Rrashbull. Këmbngulja e një shokut tim që është
nga Dibra, dhe banon aty afër me këtë
familje të varfër dhe pa asnjë përkrahje,më detyroi që një ditë të takohem edhe
unë me këta njerëz mikpritës e shpirtëbardhë. Kur u afruam pranë
asaj shtëpie të vogël , dhe që tegonte
për së largu varfërinë e atyre njerëzve që jetonin e banonin aty, më
thotë: ‘’- Më vjen keq për këtë familje që është në këtë gjendje ekonomikisht e varfër.Por më shumë më vjen
keq për fëmijët, sepse janë të mbrekullueshëm dhe me edukatë. Mirë varfëria ekonomike, por
ëndrrën e së nesërmes të fëmijëve për t’u arsimuar kush ia ‘’vrau’’atyre!.Këtë
nuk e dimë !’’.
Dy
bashkëshortët, Nuri e Dhurata Likollari i gjtëm duke punuar atë mbasdite në atë
pak mini baçe të vogël afër shtëpisë. Kishin mbjellë disa bimë perimore , për të siguruar një të ardhur sado të vogël
për të shtyrë vaktet e ngrënies
së ditës. Kur më tregonte shoku im për varfërinë ekstreme të asaj familje,
nuk e besoja edhe shumë, por prenzantimi
konkret me njerëzit atje në atë
familje të varfër më befasoi saqë më
preku shpirtërisht.
-Më falni
se,eeee, këto kushte kemi,- tha i zoti i shtëpisë, dhe na ftoi të hynim brenda.
U ulëm në një minder të vjetër,dhe në çdo skaj të asaj shtëpie fliste varfëria.
Aty ‘’mbretëronte’’ një botë tjetër që ishte e rrethuar nga korrnizat e thyera të
jetës ekonomike e shoqërore që mbizotronte jashtë saj.
-Vërtet jemi të varfër ekonomikisht, ja siç e shikoni edhe vetë, por më të varfër na kanë lënë strukturat e qeverisë për arsimimin e fëmijëve, shprehet babai i tre fëmijëve Nuri Likollari. Në fshatin Lin kisha pak tokë e s’mund të plotësoja kërkesat e fëmijëve, sepse edhe shkollimi kërkon shpenzimet e veta. Ika nga vendlindje për këta fëmijë që të jetonin sa më mirë, sidomos për t’u arsimuar. Si thotë një shprehje’’Afër detit, afër mbretit”, por u zhgënjeva.Fëmijët më mbetën pa shkollë. Djali i madh që quhet Egnasia, mbaroi klasën e 5-të, e nuk ma rregjistruan në shkollë pas kësaj. Aktualish sot është 14 vjet e punon çoban në Kastonia të Greqisë . Emigrant për në Greqi shkoi në prill 2013.Kurse djali i dytë quhet Erjon dhe ka moshën 12 vjet. Në vitin 2011 mbaroi klasën e 4-ët.Sot rri rrugicave të lagjes sepse nuk na i pranuan në shkollë. Kami edhe një vajzë Erjona e quajnë, - na thotë Dhurata e sytë i mbushen me lot. Kur e pyesim Erjonën,vajzën 11 vjeçare që ka mbaruar vetëm klasën 3-të, se cila është dëshira jote kur të mbarosh shkollën, ajo na thotë se dua të bëhem mësuese! …Dhe me të vërtetë Erjona kishte një dëshirë të madhe në shpirtin e saj për t’u bërë dikush në jetë. Por ëndrrat e këtyre fëmijëve ishin prerë në mes, jo nga varfëria ekonomike, por nga strukturat e Drejtorisë Arsimore Durrës dhe pengesat burrokratike që tre fëmijët e kësaj familje të ndërpresin në mes shkollimin, saqë njëri prej tyre të marrë arratinë drejtë shtetit fqinjë. Qeveria dhe Kryeministri aktual flet për arritjet e arsimit në Shqipëri, por arron se ka edhe njerëz e sidomos fëmijë që duanë të arsimohen por mundësia i ka prjashtuar me pa të drejtë. Ky është një ndëshkim ndaj tre fëmijëve të familjes ‘’Likollari’’ që banojnë në fshatin Rrashbull të Durrësit. –Ne kemi shkuar disa herë në drejtorinë e shkollës ‘’Vëllezërit ‘’Haradinaj’’, por vetëm fjalë të ‘’mira’’ kemi marrë prej tyre ,na thonë prindërit Nuri e Dhurata Likollari.
Edhe në Drejtorinë Arsimore të Durrësit kemi shkuar disa herë, por më kot, sepse e njëjta gjë , saqë sot fëmijët tanë mbetën në shtëpi pa vazhduar më tej shkollën. Unë humba edhe vendin e punës në Greqi, që mbaja me bukë familjen,- thotë Nuriu, që të rregjistroja në shkollë fëmijët, por më mashtruan saqë përveç humbjes së vendit të punës më mbetën pa shkollë edhe fëmijët,duke më thënë se s’kemi vende e prit sot e prit mot. Ndoshta në shtator të këti viti do marrë udhë dhe me shpresë te Zoti se fëmijët e mi do rregjistrohen për të vazhduar shkollën aty ku ata e ndërprenë në mes. Vajza Erjona e djali Erjon gati sa nuk fluturuanë si pëllumba në qiell kur dëgjuan se një ditë të afërtë do shkonin në shkollë si bashkëmoshatarët e tyre për t’u arsimuar e për të realizuar ëndrrat e tyre fëminore. A nuk është ky një realiteti i varfërisë ekonomike dhe analfabetizëmit i shekullit XXI-të në Shqipëri !?