Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Pse na i vranë pëllumbat e dijes!?

| E shtune, 22.06.2013, 03:31 PM |


Aktualitet

Vajza  Pogradecare Erjona Likollari shprehet:” Dëshira ime është të bëhem mësuese, por  pse na  i vranë pëllumbat e dijes!?’’

Nga Xhevahir Cirongu

Familja  ‘’Likollari’’ ka zbritur nga fashti Lin i rrethit të Pogradecit  dhe është sistemuar me shtëpi në  një lagje të fshatit Rrashbull të Durrësit. Në vitin 2001 largohet përfundimisht  nga Lini, prej atij fshati gadishull  që lundron si varkë  peshkimi mbi ujrat e liqenit të Ohrit. Atje lanë ujët e ftohtë e të kthjellët të burimeve e të liqenit për t’u integruar  me  një jetë tjetër shoqërore e ekonomike    fshatn  Rrashbull  që ndodhet afër  detit Adriatik. Kushtet  sociale e ekonomike  e detyrojnë këtë familje që së bashku me tre fëmijët , dy djem e një vajzë, përfundimisht të ngrejnë me shumë mundime një strehëz  nga ku mundë të jetojnë. Ne mundëm të kontaktojmë  me njerëzit e asaj familje atje në fshatin Rrashbull. Këmbngulja e një shokut tim që është nga  Dibra, dhe banon aty afër me këtë familje të varfër dhe pa asnjë përkrahje,më detyroi që një ditë të takohem edhe unë me këta njerëz mikpritës e shpirtëbardhë. Kur u afruam  pranë  asaj shtëpie të vogël , dhe që tegonte  për së largu  varfërinë  e atyre njerëzve që jetonin e banonin aty, më thotë: ‘’- Më vjen keq për këtë familje që është në këtë gjendje  ekonomikisht e varfër.Por më shumë më vjen keq për fëmijët, sepse janë të mbrekullueshëm dhe  me edukatë.  Mirë varfëria ekonomike, por ëndrrën e së nesërmes të fëmijëve për t’u arsimuar kush ia ‘’vrau’’atyre!.Këtë nuk e dimë !’’.

 

Dy bashkëshortët, Nuri e Dhurata Likollari i gjtëm duke punuar atë mbasdite në atë pak mini baçe të vogël afër shtëpisë. Kishin mbjellë disa  bimë perimore , për  të siguruar një të ardhur  sado të vogël  për të shtyrë vaktet e  ngrënies së ditës. Kur më tregonte shoku im për varfërinë ekstreme të asaj familje, nuk  e besoja edhe shumë, por  prenzantimi  konkret me njerëzit  atje në atë familje të varfër më befasoi  saqë më preku shpirtërisht.

 

-Më falni se,eeee, këto kushte kemi,- tha i zoti i shtëpisë, dhe na ftoi të hynim brenda. U ulëm në një minder të vjetër,dhe në çdo skaj të asaj shtëpie fliste varfëria. Aty  ‘’mbretëronte’’ një botë tjetër  që ishte e rrethuar nga korrnizat e thyera të jetës  ekonomike e shoqërore që  mbizotronte jashtë saj.

-Vërtet jemi të varfër ekonomikisht, ja siç e shikoni edhe vetë, por  më të varfër na kanë lënë strukturat e qeverisë për arsimimin e fëmijëve, shprehet  babai i tre fëmijëve Nuri Likollari. Në fshatin Lin kisha pak tokë e s’mund të plotësoja kërkesat e fëmijëve, sepse  edhe shkollimi kërkon shpenzimet e veta. Ika nga vendlindje për këta fëmijë që të jetonin sa më mirë, sidomos për t’u arsimuar.  Si  thotë një shprehje’’Afër detit, afër mbretit”, por u zhgënjeva.Fëmijët më mbetën pa shkollë. Djali  i madh që quhet  Egnasia, mbaroi klasën e 5-të, e nuk ma rregjistruan  në shkollë pas kësaj. Aktualish sot është 14 vjet e punon  çoban    Kastonia të Greqisë . Emigrant për në Greqi  shkoi në prill 2013.Kurse djali i dytë quhet Erjon dhe ka moshën 12 vjet. Në  vitin 2011 mbaroi klasën e 4-ët.Sot rri rrugicave të lagjes sepse nuk na i pranuan në shkollë. Kami edhe një vajzë Erjona e quajnë, - na thotë  Dhurata e sytë i mbushen me lot. Kur e pyesim Erjonën,vajzën 11 vjeçare që ka mbaruar vetëm  klasën 3-të, se cila është dëshira jote kur të mbarosh shkollën, ajo na thotë se dua të bëhem mësuese! …Dhe me të vërtetë Erjona  kishte një dëshirë të madhe në shpirtin e saj për t’u bërë dikush në jetë. Por ëndrrat e këtyre fëmijëve ishin  prerë në mes, jo nga varfëria ekonomike, por nga  strukturat  e Drejtorisë  Arsimore  Durrës dhe pengesat burrokratike që tre fëmijët  e kësaj familje të ndërpresin  në mes  shkollimin, saqë njëri prej tyre të marrë arratinë  drejtë  shtetit fqinjë. Qeveria dhe Kryeministri aktual flet për arritjet e arsimit në Shqipëri, por arron se ka edhe njerëz e sidomos fëmijë që duanë të arsimohen por mundësia  i ka prjashtuar  me pa të drejtë. Ky është një ndëshkim  ndaj tre fëmijëve të familjes ‘’Likollari’’ që banojnë në fshatin Rrashbull të Durrësit. –Ne kemi shkuar  disa herë    drejtorinë e shkollës ‘’Vëllezërit ‘’Haradinaj’’, por  vetëm fjalë të ‘’mira’’ kemi marrë prej tyre ,na thonë prindërit Nuri e Dhurata Likollari.

Edhe në  Drejtorinë  Arsimore të Durrësit kemi shkuar disa herë, por më kot, sepse e njëjta gjë , saqë sot fëmijët tanë mbetën  në shtëpi pa vazhduar më tej shkollën. Unë humba edhe vendin e punës në Greqi, që mbaja me bukë familjen,- thotë Nuriu, që të rregjistroja në shkollë fëmijët, por  më mashtruan  saqë përveç  humbjes së vendit të punës  më mbetën pa shkollë edhe fëmijët,duke më thënë se s’kemi vende e prit sot e prit mot. Ndoshta në shtator të këti viti do marrë udhë  dhe me shpresë te Zoti se fëmijët e mi do rregjistrohen për të vazhduar shkollën aty ku ata e ndërprenë në mes. Vajza Erjona e  djali  Erjon gati sa nuk fluturuanë si pëllumba në qiell kur dëgjuan se një ditë të afërtë do shkonin në shkollë si bashkëmoshatarët e tyre për t’u arsimuar e për të realizuar ëndrrat e tyre fëminore.   A nuk është ky  një realiteti i varfërisë ekonomike dhe   analfabetizëmit  i shekullit XXI-të  në Shqipëri !?

Durrës, 16.06.2013