Shtesë » Lajme
Kujtim Rudina: 70 gabime ortografike...
E hene, 01.07.2013, 08:59 PM
-Vëzhgim
ekskluziv-
ose Qyfyre të Qeverisë në largim
MBI 70 GABIME
ORTOGRAFIKE,
NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!
Nga Kujtim Rudina
- E shoh me vend të
ju kujtoj lexuesve të ZSh-së, një shkrim
të para pak kohëve
të zotit Naser Aliu “Ç’na duhet 7 marsi?”,
i cili ngjalli jo
pak diskutime. Me dy fjalë, kjo ishte
ideja e
atij shkrimi: -Ç’na
duhet festa e mësuesit, kur shkollën e ka
marrë lumi?
Edhe ideja e këtij
vezhgimi, duke parë ortografinë e një
dokumenti
zyrtar-qeveritar, i vjen në ndihmë
trajtimit
të zotit Lis
(Naserit). Ndiqni më poshtë, shkresen origjinale,
shkresen e korigjuar dhe gjykoni vet.-
1. SHKRESA ORIGJINALE, (e dërguar me faks)
lenda dergim
propozimi;numri 789 per kshillin e ministrave tirane ,ne zbatim te ligjti 7703
date 11-05-1993' per sigurimet shoqerore ne R.SH.V.K.M nr 429 date
12-09-2002'per kushtet e perfitimit ,shumen dhe procedurat e dhenies se
pensioneve te posacme dhe te shtesave te pensioneve te posacme shteterore
'bashkangjitur kesaj shkrese ju dergojme vendimin e keshillit te qarkut kukesnr
,date 29-09-2006'propozim per dhenienshtese pensioni te posacem shteteror z.(emri, emri i babës, mbiemri), rrethi tropoje
sekretari i keshillit te qarkut (emri, mbiemri).
----------------------------
2. SHKRESA E KORIGJUAR
Lënda: Dërgim
propozimi. Numri 789.
Për Këshillin e Ministrave, Tiranë
Në zbatim të ligjit nr 7703 datë
Rrethi Tropojë.
Sekretari i Këshillit të Qarkut,
/ Emri, mbiemri /
----------------------------
Të dashur lexues:
Pa bërë asnjë
koment për çka paraqita më sipër, ju siguroj vetëm për një gjë: -Asnjë nxënës,
i asnjë shkolle fillore në Shqipëri, (deri në vitin ’90), nuk do të merrte notë
kaluese në lëndën e Gjuhës Shqipe, me kaq gabime ortografike në 7 rrjeshta
diktim!
Dua tu risjell në kujtesë vetëm dy rrjeshta nga Gjergj Fishta:
Mallku
qoftë, ai bir shqiptari/,
Që përbuzë ket’ gjuhë hyjnore…/
…A mund të ketë
përbuzje më të madhe se sa katandisja në këtë gjëndje, në vet zyrat e shtetit
shqiptar. E ku? Në një shkrese zyrtare, në mardhënie të drejtëpërdrejtë me
institucionin e vet Kryeministrisë!? Si thotë ajo shprehja e vjeter:
-Birë,Selman i
nënës, Kë të qajë më parë?!
…Dhe, akoma mbas 6
vjetësh, kjo shkresë nuk ka marrë as edhe sot e kësaj dite përgjigje
përfundimtare,“Po, apo Jo”, por, kjo është një çeshtje tjetër, është tjetër
temë!
Ini të lutur, pa
asnjë politizim partiak, për sa më sipër, gjykoni e komentoni vet.
---------------------------
-Per ZSh-në, 1 korrik 2013-