E marte, 15.10.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ismet Azizi: Njohja nga Egjipti

E shtune, 29.06.2013, 07:34 PM


Njohja e radhës,  shumë e rëndësishme nga Qeveria e Republikës Arabe të Egjiptit

Nga Ismet Azizi

Në kuadër të përpjekjeve të përhershme të Republikës Arabe të Egjiptit për konsolidimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe në kuadër të asaj që thekson Karta e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe në përputhje me Opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të nxjerrë më 22 korrik 2010 që e konsideron shpalljen e  pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Qeveria e Republikës Arabe të Egjiptit ka vendosur më 26 qershor 2013 për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit.
             Në deklaratë, po ashtu theksohet se Republika Arabe e Egjiptit dëshiron me këtë vendim vendosjen e marrëdhënieve të mira me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, dhe në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin e saj për vazhdimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të saj të mira që i lidh gjithmonë me shtetet e rajonit.

Kush është Egjipti - Republika Arabe e Egjiptit ?

Egjipti - Republika Arabe e Egjiptit, në arabisht Misr, tek ne i njohur me emrin e vjetër  Misir, ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje ka dalje në Detin e Kuq, në jug kufizohet  me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë.

Vlerësohet se Egjipti në korrik të viti 2009 ka patur  83.082.869, i cili radhitet në vendin e  16 për nga numri i popullësisë    botë, dhe i  shteti i tretë në Afrikë (pas Nigerisë dhe Etiopisë). Kryeqyteti i tij është  Kairo, i cili me rrethinë ka 17.8 milionë banorë.[i]

Egjipti njihet  për civilizimin e tij të lashtë dhe me disa prej monumenteve të famshme në botë. Në afërsi të Kajros janë Sfinnga dhe Piramidat e mëdfha. Sot, Egjipti është qendër e rëndësishme politike dhe kulturore e Lindjes së Mesme.

Pozita i gjeografike e Egjiptit është jashtëzakonisht e volitshme. Gadishulli Sinait është një urë tokësore  që lidh Egjiptin me Azinë. Nëpërrmjet Detit Mesdhe lidhet  me Evropën, ndërsa Kanali i Suezit   është një nyje e rëndësishme e rrugëve tregtare midis kontinenteve.

Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Afërme. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2006, Egjipti kishte 72.798.031 banorë. Popullsia është rritur shpejt  për shkak të normës së lartë të natalitetit. Egjipti, për shembull, në vitin 1976, kishte  36.626.204 banorë. Ndërsa sipas vlerësimeve në vitin  2008 kishte  81.713.520 kurse nji vit ma vonë ka arritur në 83.082.869.

Shumica e popullsisë jeton në afërsi të brigjeve të Nilit, sidomos rreth Kairos, Aleksandri dhe në deltën e Nilit si dhe përgjat kanalit të Suezit. Hapësira e madhe e shkretirës së  Saharasë është rallë e banuar.

Shumica e popullsisë e përbëjnë  egjiptianët (98%, pasardhësit e egjiptianët e lashtë të cilët  flasin gjuhën arabe).

Qytetet më të mëdhenj të Egjiptit janë: Kairo (8 milionë b.), Aleksandria (4,25 milionë.b), Giza (3250000), Subra al Kejma (1.05 milionë.b), Port Said (590 000 b.), Suezi (530 000 b.),Luxor (470 000 banorë).

Paralajmërimet e para  të modernizimit të Kairos si kryeqytet  u bë në kohën e administrimit të  Mehmet Aliut i cili lidhi me hekurudhë  Kairon me Aleksandrinë në vitin në 1851. Ndryshime të rëndësishme, megjithatë, nuk ka ndodhë gjat administrimit të Ismail Pashës deri në vitin 1863, deri kur  u hap  Kanali i Suezit atëherë u sollën  një numër I konsiderueshëm  perëndimorëve në vend. Në atë kohë, rrjeti i llambave me gaz  u ngritën  nga francezët, dhe shtririja e hekurudhës kishte marrë hov të madh.

Në vitin 1867. Ismail vizitoi Ekspozitën Botërore në Paris. Atje ai pa forma të reja arkitektonike, dhe vendosi për të rindërtuar Kajron në parimet evropiane.

Ismail vendosi të ndërtonte një qytet krejtësisht të ri, tutje  përreth  bregut të Nilit, sipas  stilit perëndimor. Ngrit zonën  e re  të vilave luksoze dhe apartamente. Bulevardet e mëdha  vendosi  në qytetin e vjetër, të përcjelluar me linja tramvaji. Ngriti një sistem modern të kanaleve, dhe rrethinat e reja të tilla si Heliopolis, u zgjeruan  në shkretëtirë. Popullsia u rrit  shpejt nga 374.000 banorë  sa në vitin 1882. Në  1.312.000 banorë në vitin 1937.

Kairo me Universitetin më të lashtë në botë

Universiteti  Al Azëhar  është institucioni kryesor i arsimit të lartë në Egjipt, i njohur në mbarë botën për rolin e tij në shkencën islame dhe në  arsim. Është universiteti më i vjetër në botë i cili ka punuar në vazhdimsi pa ndërprerje  që nga themelimi i tij.

Universitetin Al-Azëhar  e ka themelu dinastia shiite  fatimide  (909-1171) të cilës kairo ishte selia e kësaj dinastije.  Është i lidhur me  xhaminë  Al-Azëhar  e cila mori emrin nga  pallatet e bukura të cilat i rrethojnë apo sipas bijës së Muhamedit a.s.  Fatima  Al-Zahra[ii]. Xhamia ishte nisur të ndërtohet  rreth vitit 969 dhe është përfunduar për dy vjet. Medreseja  u themelua në vitin 988, dhe ka qenë nën administrimin e muslimanëve shiit. Në fund të Mesjetës, universiteti kalon në duart e muslimanëve  sunit.

Shumica e sunitëve  Universitetin  Al-Azëhar e  konsiderojnë si universitetin  më prestigjioz  islam. Për ndryshim  nga shumica e universiteteve , Al-Azëhar nuk pranon student  jo-musliman. Universiteti në vitin 1961 rrënjësisht  e riorganizoi qeveria e  Naserit.  Hapi disa fakultete laike (mjekësinë, inxhinierinë, bujqësinë), si dhe fakultetin për femra.

Sot, Kairo është qyteti më i populluar afrikan dhe qendër  kulturore e botës arabe. Që nga shekulli i 19-të, Kairo është bërë një destinacion turistik dhe njerëzit nga e gjithë bota shkojnë  për të parë monumente dhe artifaktet  e Egjiptit të lashtë, sidomos piramidat.

Pakicat etnike në Egjipt janë arabët beduin në Gadishullin e Sinait, mandej  berberët në oazën  Siva dhe Nubia në pjesën jugore të Egjiptit.

Një numër i vogël i grekët, italianët, hebrenjtë dhe pakicat e tjera, të cilët janë  shkrirë në  popullsinë vendase krishtere dhe myslimane, apo kanë emigruar.

Në Egjipt ka 500,000 deri 3,000,000 refugjatët dhe azilkërkuesit. Nga ky numër  rreth 70.000 refugjatë palestinezë dhe 150,000 refugjatë irakianë. Refugjatët shumica janë refugjatë sudanez, numri i të cilëve është i papërcaktuar, por është vlerësuar  në mes 2 dhe  5 milion. Fe zyrtare në Egjipt është Islami (sunit) dhe përfshinë  rreth 90% të  popullsisë.

Gjatë gjithë historisë së Egjiptit, aktivitet kryesor ekonomik ishte bujqësia, pavarësisht nga fakti se 95% e tokës  është nën shkretëtirat shterpë. Diqka që kutivohet me sukses është pambuku, i cili është  një burim shumë i rëndësishëm i parave. Repartet e para modern të industrisë janë paraqitur në vitin  1930. Industrializimi u rrit në vitin  1960, kur shumica objekteve industriale kaluan  në duart e shtetit. Në fund të shekullit  20  u paraqiten edhe  burime të tjera të rëndësishme të parave nga turizmi dhe vaji. Megjithë progresin në  zhvillimin ekonomik e social, Egjipti mbetet  një vend relativisht i varfër.

Nafta zë vendin e parë në listën e produkteve më të rëndësishme  të eksportit.

Numri i përgjithshëm i popullsisë së punësuar arrinë 24.720.000. 32% e popullsisë është e angazhuar në bujqësi dhe peshkim. Në sektorin dytësorë janë të punësuar  17% e popullsisë në at tretësorë 51% . Sipas bankës ndërkomtare  në vitin  Egjipti radhitet në vendin e V-të 2007 sipas të bruto të ardhurave kombtare.[iii]

Shteti i Egjiptit përmendet qysh para 4000-5000 viteve. Egjiptasit hyjnë në radhën e popujve të vjetër. Nga  kultura materiale më të njohura janë  piramidat në Giza dhe monumentet tjera në Asuan, Karnak, Luxor, dhe Teba para 5000-2700 vjetësh. Grekët  kanë pasur kolonitë e tyre dhe kan zhvilluar shkencën.

Egjiptin e kan administruar arabët në shekullin e VII dhe vendasët prej tyre morën gjuhën, fenë islame dhe kulturën. Në shekullin e XVI Egjiptin e administruar turqit, deri në vitin 1798 kur pushtohet nga ekspedicioni francez. Ndikimi i francezëve  zvoglohet pas hapjes së Kanalit të Suezit (1869) kur aksionet kryesore bijnë në duart e anglezëve. Egjpti në të vërtetë bëhet protektorat i  Britanisë së Madhe prej viti 1882 deri më 1920 kur shpallet  për mbretëri nga Mehmet Ali Pasha. Mehmet Ali Pasha me origjinë shqiptare ka tentuar ta zhvilloj Egjiptin në një shtet modern, demokratik të tipit të demokracisë borgjeze. Me grushtet oficierët e rinjë më 1952 Egjiptin e shpallin si republikë kurse Kanalin e Suezit  e mbajnë anglezët deri në vitin 1956 kur bëhet nacionalizimi i tij nga ana e pushteit të ri. Pas këtij aksioni pason agresioni i anglo-francezëve dhe asaj të Izraelit  kundër Egjiptit me qëllim që të suprimohet nacionalizimi i Kanalit. Angazhimi i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e luftës kundër Egjiptit ka pasur për rezultat tërheqjen e trupave  ushtarake të huaja nga kanali dhe pranohet nacionalizimi i tij si akt legal i pushtetit revulucionar të Naserit.[iv]

Vendasit dhe të huajt sot shohin një Egjipt të konsoliduar, qendër të zhvillimit dhe civilizimit, djep i kulturës arabe dhe islame, por asnjëherë dhe për asnjë çast nuk harrojnë se në themel të gjithë këtij zhvillimi qëndron figura e atij që është cilësuar si “Bonaparti i Botës Arabe”, e projektuesit dhe arkitektit të përparimit të këtij Egjipti modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha.

Pasi që Egjipti është anëtar i Ligës Arabe, ku bëjnë pjesë edhe 22 shtete arabe dhe i OIC- Organizata e Bashkëpunimit Islamik e cila dikur quhej Organizata e Konferencës Islamike, me 57 shtete anëtare, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria,[v] do të ketë rëndësi të vaçant për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës nga këto shtete.


[ii] Halm, Heinz. The Fatimids and their Traditions of Learning. London: The Institute of Ismaili Studies and I.B. Tauris. 1997.

[iv] Dr. Musa Gashi prof. ordinar, Afrika, Gjeografia Regjionale ETMM Prishtinë 1983.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora