Shtesë » Lajme
Perceptim modern i filozofisë së biznesit
E premte, 28.06.2013, 07:46 PM
Ambasadori amerikan, Paul Wohlers, vizitoi kompaninë Ecolog
Ambasadori
Paul Wohlers ka shprehur mirënjohje për Ecologun si kompani që punon
për forcat amerikane anembanë botës
Etablimi
i standardeve të larta në frymën menaxheriale dhe perceptimi modern i
filozofisë së biznesit të një kompanie globale, siç është Ecologu, ishin një
informacion shtesë për ambasadorin amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers, gjatë
vizitës që i bëri të enjten kësa kompanie. Ky i fundit nuk ka fshehur
entuziasmin e tij për sukseset e kësaj kompanie në planin ndërkombëtar duke e
cilësuar atë dhe pronarin z. Lazim Destanin si një shembull i shkëqyer për të zhvilluar dhe prodhuar gjëra të reja.
Duke
shprehur mirënjohje për Ecologun si kompani që punon për forcat amerikane
anembanë botës, si në Kosovë, Irak apo Avganistan, ambasadori Wohlers shfaqi
bindjen e tij se kjo reflektohet edhe në sigurimin e shërbimeve
të cilat e mbajnë në jetë ushtrinë dhe e ndihmojnë atë që t’i kryejë
detyrat e saja zyrtare në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për
respektin që po i bënte me vizitën e tij Ecologut, mirënjohje ndaj ambsadorit
Paul Wohlers, ka shprehur i pari i kësaj kompanie z. Lazim Destani. Ai pasi e
kishte njoftuar ambasadorin amerikan me
aktivitetet, rrethanat dhe dimensionet e bizneseve që grupacioni Ecolog
po zhvillon në nivel rajonal dhe global, ka zbërthyer edhe një pjesë të
filozofisë së punës së kësaj kompanie. Sipas tij, Ushtria Amerikane si dhe
Aleanca Veri-Atlantike, janë ndër klientët
më të rëndësishëm që Ecolog me besueshmëri të lartë e të ndërsjellë i
furnizon me shërbimet e veta në misionet e tyre paqësore në botë.
Në
bashkëbidsedim me ambasadorin amerikan, drejtuesit e Ecologut kanë shpaluar
edhe vizionin e tyre për rivitalizimin e jetës ekonomike dhe zhvillimin e një
infrastrukture menaxheriale në zhvillimin e biznesit dhe dinamikës sociale tek
ne. Prestigji dhe suksesi i një biznesi nuk mund të koordinohen në mes veti
nëse në krye nuk vendosen prioritetet e qarta që e bëjnë një kompani të
ndryshme nga të tjerat. Ecolog dhe drejtuesit e saj këto prioritete i shprehën
qartë edhe para diplomatit amerikan, duke e siguruar atë se ekipi i tyre do të vazhdojë
të jetë në shërbim të vlerave të përbashkëta që prodhojnë popujt e kontineteve
të ndryshme.