E shtune, 12.10.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunikatë për media e sindikatës Unia

E premte, 05.07.2013, 06:34 PM


Bernë, 5 korrik 2013

Gjyqi federal çimenton mjerimin në lëmin nga e drejta e sigurisë sociale Qeveria duhet pa vonesë të negocioje një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës

Me mijëra punëmarrës të kthyer në Kosovë, të cilët në Zvicër për shumë vite kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, që nga marsi 2010 nuk marrin më pensione. Vendimi i Gjyqit federal i publikuar sot fuqizon këtë situatë të padrejtë. Unia kërkon që qeveria më në fund të veproi dhe të negociojë një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës.

Gjyqi federal në një rast të një konteksti nga fusha e sigurimeve shoqërore ka vendosur që, Marrëveshja me ish Jugosllavinë nuk është e zbatueshme në raport me Kosovën. Me ketë vendim instanca më e lartë gjyqësore në Zvicër betonon një situatë të mjerueshme, nga e cila i bartin pasojat me mijëra punëtorë, të cilët janë kthyer nga Zvicra në Kosovë: Që nga marsi 2010 me mijëra punëtorë nuk marrin më pensionet e pleqërisë, apo atë të invaliditetit edhe nëse në Zvicër me dekada të tëra kanë paguar kontribute. Gjithashtu që nga kjo kohë nuk janë paguar edhe shtesat e fëmijëve për fëmijët që jetojnë në Kosovë.

Kjo situatë është  e padrejtë dhe e papranueshme. Në Zvicër të gjithë punëmarrësit paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore. Me këtë fitohet e drejta për siguri sociale, e cila duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Andaj, Unia kërkon nga qeveria federale që më në fund ti përvishet punës për zgjidhje korrekte të këtij problemi dhe pa vonesë të negociojë një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës.

Më shumë informata:

Osman Osmani, Seksioni i kontratave dhe politikës së grupeve të interesit në Unia, sektori i migracionit, 079 934 18 89



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora