Shtesë » Lajme
Poezi nga Tahir Bezhani
E shtune, 06.07.2013, 05:54 PM
Tahir
Bezhani
DERA E
MBYLLUR
Eci ngadalë
Me hapa
të lehtë
Ofrohem derës
sate
Me
trokitje gishtash
Si të
djegur malli
E din ti
Ashtu si
jemi akorduar
Në
heshtje,pa zhurmë
Pres
hapjen e derës
E
përqafimet e zjarrta
Si
përherë.....
Asnjë zë
Asnjë
lëvizje
Heshtje,
Asnjë
përgjigje!
Ku ke
vajtur- u fola
Mëdyshjeve
të mia
Pa asnjë
lajmërim
Pa asnjë
përqafim
Pa
djegien e lotëve në shikime
Ku ke
vajtur lumturia ime?..
Dera nuk
hapet
E unë, në
pritje
Skelet i
pushkatuar
Në
përkundjen e dallgëve të zemrës
Prapë
gishtërinjtë trokasin lehtë
Siç jemi
akorduar
Asgjë!
Heshtje që djeg thellësive
Hije e
zezë
Kujtime
të ngjyera gjakimeve tona
Hapësirë
e bërë lëmsh
Vegimeve
të shkretuara
Dera rri
e mbyllur
Unë
zhytem lojërave të zjarrishtës
Fluturoj
pas lotit në galaktikë
Shtegtimeve
të kohës
Kërcitje
dhëmbësh
Pa
pritur,
Lamtumirë
përmalluese....
Gjakovë,
mars,2013
MOS
Nëse
ledhatohesh në pasqyrë
E shëmton bukurinë
Mashtrimet
digjen vijave pëlcitëse
Floku nuk
e frenon zjarrminë
Buzëve
dalldisjet djegin ofshamën
Lotët
thyhen rrugëve gungaçe
Kur te
puthë zhgënjimi etshëm...
Mos e
vrit bukurinë në ekstazë
Yjet
lartë vallëzojnë
Ti
thyhesh pasqyrave,
Etja e
shkrumbuar
Tretet
erërave.....
Gjakovë,
Prill,2013
PERMALLIM
Dallgët
nuk pushojnë
Kujtimet
shprushin zjarrin
Hija jote
valëvitet
Në
qepallat e mija varur
Kapur në
përqafim
Si anija
para fundosjes
Kur jeta
të jep shpresë
Në dritën
e zbehte te hënës
Jeta pa
Ty shkretinë.
Iki nata,
Flokët e
gjata,të gështenjta
Mbulojnë
fytyrën e përlotur
Plot
mall.
E rëndë
hija jote
Mbi
shpirtin e trazuar
E ke
vështirë të ikësh
Si i
patëm fjalët?
Të vish
te varri
T’i
thuash dy-tre fjale
Si
Rrushja e Rexhës!....