Shtesë » Lajme
Viktor Mërkuri: “Pranvera Arabe” vazhdon në Egjipt
E enjte, 11.07.2013, 07:36 PM
“Pranvera Arabe” vazhdon në Egjipt
Nga Viktor Mërkuri
Lëvizja
Egjiptiane Tamarod ariti me sukses përpjekjen e saj për të bërë presion mbi
ushtrinë egjiptiane për të dëbuar ish-presidentin Morsi Mohammed dhe Vëllazërin
e tij Myslimane qeveritare nga detyra. Tani pyetja është nëse Tamarod dhe elementet
e tjerë të ish opozitës mund të shmangin atë lloj të fragmentimit dhe luftës
përçarëse, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e Vëllazërisë
Myslimane në pushtet.
Ka shumë
sfida për të kapërcyer, një prej të cilave është se në fund të fundit
ushtarakët mbajnë çelësin e pushtetit -
diçka që Vëllazëria Myslimane ka mësuar në
datën 3 korrik. Duke shkuar përpara,
do të jetë e vështirë për përzierjen e partive të ndryshme liberale,
laike dhe islamike bashkuar në dëshirën e tyre të përbashkët për të parë Morsin
të rrëzuar për të ruajtur kohezionin e tyre.
Lëvizja
Tamarod ka deklaruar ekzistencën dhe kërkesat e saj më 1 maj, dhe dy muaj më
vonë ajo kishte mbledhur vrull të mjaftueshme për të luajtur një rol kritik në
grushtin ushtarak të Egjiptit.Ushtria plotësoi në thelb të gjitha kërkesat e
Tamarods - përveç heqjes së presidentit Morsi nga zyra, Këshilli i shtetit dominuar ne perberjen e sajë nga islamikët
është shpërbërë, kushtetuta ka qenë e pezulluar dhe kreu i Gjykatës Supreme u
vendos si president i përkohshëm i shtetit Egjiptian.
Më 4
korrik, forcat e sigurisë Egjiptiane vazhduan të mbajnë anëtarët e lidershipit
të Vëllazërisë Myslimane, veçanërisht ato lidhur me krahun politik të Partis së
Lirisë dhe Drejtësisë. Përveç Morsit, i cili mbetet në atë që autoritetet
ushtarake e kanë përshkruar si paraburgim "preventiv", gjithashtu dhe
shumë figura kyçe të tilla si udhëzuesi suprem Mohammed al-Badie; zëvendësi i
tij dhe strateg i lartë Khairat El-shater; dhe shefi i Partis Liri dhe Drejtësi Saad El-Katatny të cilët janë marrë në
paraburgim - siç dhe qindra të tjerë.
Disa
raporte tregojnë se shumë prej këtyre udhëheqësve të lartë janë të ngarkuar me
nxitjen e dhunës gjatë trazirave civile, dhe disa agjensi lajmesh
pro-Vëllazëris Myslimane janë mbyllur. Ndërkohë, forcat e sigurisë vazhdojnë të
përleshen me mbështetësit e Vëllazërisë myslimane në të gjithë vendin.
Kështu,
jo vetëm janë përjashtuar nga Vëllazëria ushtarak të udhëhequr nga
"udhërrëfyesi", por ajo është gjithashtu subjekt i asaj që duket të
jetë një goditje sistematike. Vëllazëria ka pak zgjedhje, por për të vazhduar
rezistencën ndaj ushtrisë dështimi për
ta aritur këtë do të jatë një pikëpyetje e madhe në kredibilitetin e vet,
veçanërisht nëpërmjet anëtarëve të saj.
Vëllazëria
do të përdorë faktin se Morsi u rrëzua në një grusht shteti ushtarak për të
sulmuar kundërshtarët e saj dhe të nxis bazën e saj mbështetës ndërkohë që ajo
do rigrupohet. Qëllimi i saj do të jetë të përdor rrjetet sociale të dikurshme
të saj në terren për të rifituar ndikimin që ka humbur ndaj shtetit dhe
opozitës. Megjithatë,Vëllazëria e di se ka kufizime në atë që ajo mund të
arrijë qëllimet e veta.
Më e
rëndësishme është fakti se Vëllazëria është një parti politike, e jo një
lëvizje e armatosur revolucionare. Me projektim, ajo operon në shoqërinë civile
dhe merr pjesë në procesin demokratik. Në vitin 2011 kemi vërejtur se ky grup
nuk e gëzojnë statusin e subjekti të
madh politik në vend. Kjo pjesërisht shpjegon pse Morsi u rëzua pas
vetëm një viti të shërbyer në detyrë. Përfundimisht, Vëllazëria do të pranojë
fatin e saj dhe të kthehen në procesin politik.