Shtesë » Lajme
Kremtohet 25-vjetori i meshtarisë së pesë meshtarëve
E diele, 14.07.2013, 05:59 PM
Në
Letnicë (Kosovë), në shenjtëroren ”Zoja e Madhe” kremtohet 25-vjetori i
meshtarisë të pesë meshtarëve tanë.
“Falënderojmë Hyjin, familjarët, miqtë e dashamirët që na kanë përkrahur e i janë lutur Zotit për ne”
Në
Letnicë me 09.07.2013, në shenjtëroren e Zojës së Madhe, pesë meshtarë tanë
shënuan 25-vjetorin e shugurimit të tyre
meshtarak, pra; Don Lush Sopi (Binçë), don Tomë Karrica (Velezhë), don Marjan
Marku (Binçë), don Kelmend Spaqi (Velezhë) e (në mungesë) don Mato Jakoviq
(Letnicë). Këta barinjë të vreshtës së Zotit kremtuan Jubileun 25 të tyre
meshtarak me një kremtim solemn të përbashkët të Eukaristisë së Shenjtë, ku me
këtë rast pati edhe një pjesëmarrje të konsideruar të besimtarëve nga famullia
e Binçës, Stubllës, Letnicës, Velezhës... Prezent ishte edhe ipeshkvi i
administraturës apostolike të Prizrenit
Imzot. Dodë Gjergji.
Në këtë
jubile është dashur të jetë prezent edhe don Mato Jakoviq, por për shkaqe
shëndetësore ai nuk mundi të jetë në mesin e bashkëvëllezërve të tij meshtar
fizikisht, por që shpirtërisht e me lutje ishte në mesin e tyre, pikërisht
ashtu siç ishte para 25 viteve me rastin e shugurimit të tyre meshtar.
Shfrytëzoj rastin që t’ju ftoj të gjithëve në lutje për të gjithë këta
meshtarë, që Zoti t’i përcjell edhe më tutje në rrugën e tyre të shenjtë
meshtarake, e në veçanti të lusim Zotin për shëndetin e don Mato Jakoviq-it, që
të mund të vazhdojnë përkushtimin e tyre sikur deri më tani në shërbim të Zotit
dhe grigjës së tij.
Në fillim
të Meshës Shenjtë, në emër të jubilarëve Don Tomë Karrices, Don Kelmend Spaqit,
e Don Marjan Markut të gjithë të
pranishmit i përshëndeti don Lush Sopi ku në rend të parë përshëndeti ipeshkvin
Imzot Dodë Gjergjin, meshtarët dhe motrat e nderit, kryetarin e Gjakovës z.
Palë Lekaj, deputet të parlamentit të Kosovës si dhe përfaques të
institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës, institucionet karitative
me të cilat këta meshtar edhe bashkëpunojnë në famullitë e tyre, pastaj
përshëndeti institucionet arsimore me të cilët kanë një bashkëpunim të ngusht
në vetdijësimin dhe ngritjen e nivelit të arsimit në vend. Poashtu përshëndeti
dhe iu falenderuar edhe prindërve dhe familiarëve të meshtarëve për përkrahje e
lutje të vazhdueshme në rrugën dhe punën e tyre meshtarake, këtu në mënyrë të
veçanti ceku rolin e prindërve e në veçanti të atyre që tanimë nuk janë në këtë
jetë, por që edhe nga amshimi përcjellin bijtë e tyre me lutje e bekime.
Përshendeti
përzemërsisht edhe të gjithë besimtarët, miqtë e dashamirët, të gjithë të
pranishmit nga të gjitha famullitë e Kosovës. Nuk harroi të përshendet dhe
falenderoj edhe famullitarin e Letnicës, Don Kristë Gjergji-n por nuk harroi
për t’iu falenderuar as koritë të famullisë së Binçës në krye me famullitarin e
tyre Don Aleksander Kola. Krejt në fund,
don Lush Sopi, falenderoj stafin e radio Marisë, të cilët transmetuan këtë Meshë,
si dhe të gjithë dëgjuesit e saj.
Mesha e
shenjtë e udhëhequr nga meshtarët jubilar në bashkëmeshim me shumë sivëllezër
të tjerë meshtarë (thuajse të gjithë meshtarët e ipeshvisë) u përcoll me një
përshpirtëri të madhe, me lutje e këndim engjëllor që të ipte përshtypje se je
në një botë tjetër, botë shpirtërore. Gjatë meshës së shenjt pretkun e rastit e
pati don Marjan Marku, i cili në mënyrë të shkëlqyer, gjuhë të kapshme, fjalë
të përzgjedhura, shtjelloi disa aspekte lidhje me thirrjen, punën dhe dërgimin
meshtar. Mbi rolin e meshtarit dhe Jezusin si dhe rolin e Zonjës Mari në jetën
e meshtarit ku si shembull të meshtarisë mori përkushtimin, devotshmërinë,
përshpirtërinë, jetën e shën. Gjon Viane (për më tepër shih. në portalin tonë
www.famulliabinqes.com keni të tërë
predkun e don Marjanit).
Në
përfundim të Meshës fjalnë e mori Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i cili
falenderoi pesë meshtarët për punën dhe kontriboutin e tyre të jashtzakonshëm
gjatë këtyre 25 viteve të jetës së tyre meshtarake duke i shërbyer Zotit dhe
popullit me tërë qënien e tyre. Dhe gjatë përfundimit të fjalimit ishte vërtetë
emocionuez dhe i prekshëm momenti kur ipeshkvi duke folur për duart e meshtarit
që pagëzojnë, shugurojnë, bekojnë e ndajnë sa e sa bekime, ai krejt në fund
shkoi dhe puthi këto duar të shenjta, të shuguruara, puthi duart e meshtarëve
jubilar. Vërtet ishte ky një moment i jashtzakonshëm dhe emocionues për
meshtarët dhe të gjithë të pranishmit.
Vlentë të
cekët se lëmosha e tubuar në këtë meshë të shenjte qe dedikuar të varfërëve.
Pas Meshe
ishin të ftuar të gjithë në një drekë të
përgaditur modeste, por shumë vëllazërore siç ishin të gjitha momentet këtë
ditë.
Edhe ne
famullia e Binçës, rinia në veçanti urojmë përzemërsisht meshtarët Jubilar,
jubileun e tyre të 25 që nga shugurimi i tyre meshtarak. Lusim Zotin që
meshtarët tanë të kenë në rend të parë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, lusim
për punën dhe përkushtimin e tyre që Zoti t’i përcjell edhe më tutje me hire
dhe bekime.
“Falënderojmë Hyjin, familjarët, miqtë e dashamirët që na kanë përkrahur e i janë lutur Zotit për ne”, shkruan në fletëthirrjen ftesë të tyre. Gjtihësesi edhe ne falenderojmë në rend të parë Hyjin, prindërit që na dhuruan këta meshtar të devotshëm duke i porositur të luten dhe kujdesën gjithnjë për ne.
Përgatiti;
Vilson Marku
Korrik’ 2013