Shtesë » Lajme
Kosovatex-i, inkurajim për biznesion vendor
E hene, 12.08.2013, 08:03 PM
Z.Lazim
Destani me bashkëpunëtorët viziton repartet prodhuese të Kosovatex-it
Prezenca
e vet zotit Destani në ambientet e Kosovatexit ishte një stimul për gjithë të
punësuarit, të cilët shprehën gatishmëri që të jenë edhe më të lidhur me këtë
fabrikë, e cila ishte e para që riktheu famën e industrisë së tekstilit në
Kosovë, në njërën anë, dhe ishte hapi më serioz i një iniciative private për të
inkurajuar edhe investitorët tjerë vendor, në anën tjetër
Rrëfimi i
suksesshëm për një gjigant industrial, siç është Kosovatexi, nuk e ka
zanafillën vetëm në vullnetin e mirë të familjes Destani për të kontribuar në
përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, por edhe për të depërtuar pak më
thellë në hallet e të (pa)punësuarve. Mendësia e krijuar me vite se vetëm
investitorët e huaj mund ta shpiejnë përparimin ekonomik të Kosovës dhe se
vetëm ata mund të sigurojnë vende të reja pune, është demantuar nga një familje
e suksesshme dhe fisnike nga Tetova, e cila bëri që mbi gërmadhat e një fabrike
që po jepte shpirt të instalonte një filozofi krejtësisht të re menaxhimi dhe
prodhimi.
Ata që
kanë patur rastin të vizitojnë këtë fabrikë, kanë mundur të binden se bëhet
fjalë për një imazh krejtësisht të ri, kurse efektet e investimit dhe prodhimit
do të mund të preken nga afër. Kjo, edhe falë kujdesit të vazhdueshëm të vetë
pronarëve të Kosovatexit, të cilët frymojnë me hallet dhe përceptimet e problematikave
të të punësurave. Për këtë qëllim, ditë më parë, ka mjaftuar një vizitë e
shkurtër e presidentit të kompanisë Ecolog, Lazim Destanit, në fabrikën e
Kosovatex-it që t’ua rikthejë të punësuarve shpresën se ky gjigand industrial
do të vazhdojë të punojë me ritëm edhe më të fortë. Thashethemet për gjoja
ngecjen e kësaj fabrike, janë demantuar kategorikisht nga zoti Destani, i cili
i siguroi të punësuarit dhe stafin menaxherial se Kosovatexi jo vetëm që nuk do
të mbyllet, por do të zhvillojë me sukses prodhimin, si dhe do të dijë ta ruajë
prestigjin e modelit të avancuar, duke hapëruar dinjitetshëm bashkë me
tridhjetë e katër kompanitë e grupacinit të familjes Destani.
Prezenca
e vet zotit Destani në ambientet e Kosovatexit ishte një stimul për gjithë të
punësuarit, të cilët shprehën gatishmëri që të jenë edhe më të lidhur me këtë
fabrikë, e cila ishte e para që riktheu famën e industrisë së tekstilit në
Kosovë, në njërën anë dhe ishte hapi më serioz i një iniciative private për të
inkurajuar edhe investitorët tjerë vendor, në anën tjetër.
Se
vërtetë bëhet fjalë për një lëvizje të guximshme afariste dhe ekonomike, flet
vetë fuqia investuese e këtij grupacioni, i cili deri më tani në Kosovatex ka derdhur mbi shtatë milion euro investime
kapitale, duke e bërë atë një ndër ndërmarrjet më të sofistikuara jo vetëm në
Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Me rreth treqind punëtorët e saj, më
tendencë që ky numër të shtohet gradualisht në të ardhmen, Kosovatexi njihet si
fabrikë serioze ku duhet veçuar njësinë e kontrollit të kualitet që vjen nga
Gjermania dhe që në mënyrë të vazhdueshme mbikëqyr procesin e prodhimit dhe
bënë optimizimin e tyre për të rritur cilësinë. E ideuar që prodhimet e saja i
ka të orientuara kryesisht për eksport, Kosovatexi synon të bëhet qendër e
industrisë tekstile në Ballkan, kurse e veçanta e kësaj qëndron në faktin se
xhinset që prodhohen këtu mbajnë etiketën Made in Kosova, një tregues mjaft
afirmativ për shtetin më të ri të botës, por edhe një krenari për shqiptarët.
Vizita e
numrit një të Ecologut, z. Lazim Destanit rezultoi edhe në kryerjen e disa
ndryshimeve në favor të të punësuarve. Se familja Destani e ka në qendër të
vëmendjes punëtorin dhe hallet e tij, kjo u dëshmua edhe me gjestin simbolik të
tij, i cili ndau prej buxhetit personal nga 100 euro për të gjithë të
punësurit, duke ua uruar me këtë rast edhe festën e Fitër Bajramit.
Se kjo vizitë nuk kaloi edhe pa përshtypje konkrete të të punsuarve, dëshmojnë fjalët e njërit nga të punësuarit në Kosovatex, Vasfi Sejdiu, i cili mes tjerash theksoi se “Jam shumë i kënaqur që bosi ynë, z. Lazim Destani, me një kujdes gati prindor depërtoi në zemrat tona, duke na motivuar për një angazhim edhe më të madh në të ardhmen. Shpresoj se kjo vizitë do të na shërbejë edhe si obligim për të mbajtur gjallë atmosferën e punës në fabrikën tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arsyetojmë dhe të çojmë përpara porositë e z. Destanit”.
Pra, atmosfera e ngrohtë në Kosovatex bashkë me fjalët shpresëdhënese të z. Destanit kanë krijuar parakushte që kjo qendër prodhuese të bëhet model i përparimit jo vetëm industrial, por edhe socialo-ekonomik në Kosovë dhe rajon. Kjo eshtë edhe përgjigje ndaj gjithë atyre të cilët si duket e kanë vështirë të mësohen, ndonëse një ditë do të binden, me praktikat e sukseshme të menaxhimit dhe afarizmit, shenja këto dalluese të një grupacioni me renome ndërkombëtare, siç është ky i familjes DESTANI.