Shtesë » Lajme
Hyseni urinon shtatoren e Skënderbeut
E enjte, 25.07.2013, 08:31 PM
Nga Express
Reperi
Prince Double H që të gjithë e njohin si Hyseni, është rikthyer në vëmendjen e
të gjithëve me një gjest mjaft kontravers.
Reperi, i
cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, shihet duke urinuar në shtatoren e
heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut.
Kështu
raportojnë disa faqe në Facebook, që kanë publikuar edhe fotografinë e tij duke
urinuar mbi shtatoren e heroit tonë kombëtar.
Ky akt i
Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se
reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skenderbeu nuk është
heroi jonë kombëtar për shkak se ai ka vrarë muslimanët gjatë mbrojtjes së
tokave shqiptare.
Reperi, i
cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, shihet duke urinuar në shtatoren e
heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut.
Kështu
raportojnë disa faqe në Facebook, që kanë publikuar edhe fotografinë e tij duke
urinuar mbi shtatoren e heroit tonë kombëtar, transmeton Telegrafi.
Ky akt i
Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se
reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skenderbeu nuk është
heroi jonë kombëtar për shkak se ai ka vrarë muslimanët gjatë mbrojtjes së
tokave shqiptare.
Hyseni
edhe nëpër këngët e tij i ka shprehur bindjet e tij fetare, teksa ka kohë që
nuk ka qenë aktiv nga ana artistike e as nëpër media deri para një dite, kur
raportohet ta ketë bërë këtë gjest.
Prince Double H njihet për konfliktin e tij të përgjakshëm me Unikkatilin, konflikt nga i cili kanë dalë disa këngë që edhe sot e kësaj dite janë himne të hip hopit shqiptar.