Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Aqif Blyta, “plagë” për Serbinë!
E marte, 23.07.2013, 07:58 PM
Pllaka përkujtimore e Aqif Blytës, “plagë” për Serbinë!
Nga Ismet Azizi
Edhe për
pak ditë, bëhet një vit që në shëtitorën e këmbësorëve në qendër të qytetit të
Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore e Aqif Effendi
Blytës. Pllaka përkujtimore është
vendosur me vendimin e Këshilli Kombëtar Boshnjak (boshnjakisht:
Bošnja?ko nacionalno vije?e), mandej në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe
ministri në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtetëror në
Ministrinë e Arsimit Muhedin Fijuljanin, që të dytë nga ky qytet, e që për
mediat serbe ky ishte një skandal.
T’i
përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nha
OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si
Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të
Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjat Luftës së
Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të
Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia,
I cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhëz dhe luftarëve të tij,
është më i merituari në mbrojtjen e
Pas
vendosjes së pllakës përkujtimore qeveria serbe menjëherë kishte udhëzuar
ministritë përkatëse që të shqyrtojnë rastin dhe të gjejnë një mënyrë për ta
hequr pllakën në fjalë. Ishin kryer indspektimi i jashtëzakonshëm, me të cilin
është konstatua gjendja faktike për marrjen e
masave të nevojshme. Afati i fundit për të hequr pllakën ishte 9
shtatori po i atij viti. Këshilli Kombëtar Boshnjak sëpari ishte tërhequr , dhe
pastaj kishte autorizuar një avokat të ri për të iniciuar kërkesën për
rehabilitim Aqif Effendiut (edhe pse një gjë të tillë KKB e kishte bërë qysh në
vitin 1991). Çdo gjë tjetër mbeti e njëjtë dhe askush nuk besonte (të rrallët janë edhe sot që besojnë) se
pllaka përkujtimore të hiqet ndonjëherë.
Një
tjetër iniciativë për të ngritur një pllakë tjetër , të ngjashme me pllakën në fjalë, në Novi Pazar, ka kaluar
pa u vënë re. Kah fundi i tetorit të vitit të kaluar, OJQ Urban-in e Pazarit të
Ri ka nisur një iniciativë që pran soliterit "Kulla", ku të rinjtë të
mblidhen, të vendoset pllaka me emrin
dhe me një biografi të shkurtër të
Sërxhan Aleksiq, një serbi nga Trebinja, i cili vdiq pasi iu nënshtrua
lëndimeve të marra nga ushtria e
Republikës Serbe , gjat luftës në B dhe H , kur ishte përpjekur ta mbroj
bashkëqytetarin e tij boshnjakë.
"Kemi
dashur që pllakën përkujtimore ta vendosim
në një vend ku tubohen të rinjtë, që t'i përkujtojmë ato vlera që i
tejkalojnë kufijtë etnik, fetarë dhe barriera tjera", tha drejtor
ekzekutiv i Urban-nit Sead Biberoviq.
Kërkesa i
është adresuar Këshillit të Qytetit të Novi Pazarit, nga është kthyer përgjigje nga
shërbimi profesional i cili
thirret në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për
planifikim dhe ndërtim. Ligji thotë që qeveritë lokale të përcaktojë dhe të
vendosin për emrat e rrugëve, shesheve, lagjeve, fshatrave dhe pjesë të tjera
të vendbanimeve në territorin e saj në
marrveshje me ministritë përkatëse, dhe në qoftë se "në at territor gjuhë
zyrtare është ghuha e ndonji minoriteti në këtë procedurë do të mirret mendimi
i Këshillit Kombëtar " dhe " vendosja
e përmendoreve dhe monumenteve në
hapsirat publike, i kryejn dhe i rregullojnë qeveritë lokale ".
E
përditshmja beogradase ‘Danas” duke kundërshtuar vendosjen e pllakës
përkujtimore të Aqif Blytës, shkruan : E
gjith kjo ka qenë e duhur të zbatohet gjithashtu edhe për vendosjen e pllakës
përkujtimore të Aqif Effendiut. Kështu është thënë në raportin e inspektimit të
jashtëzakonshëm. Në administrata e qyteti shërbimet profesionale e
Mandej
‘Danas” e njofton opinionin me proceduart të cilat duhet ndjekur në vendosjen e
pllakave përkujtimore dhe memorialeve të ngjashme dhe vazhdon: “Në arsyetimin e
shërbimit profesional të Këshillit të Qytetit
thuhet se është e nevojshme që të formohet Këshillin për marrëdhënie
ndëretnike, përbërjen e të cilit e përcakton parlamenti i qytetit, ndërsa
vendimin e merr Kuvendi i qytetit. Vetëm atëherë hyhet në procedurë. Hapi i
parë është marrja e pëlqimin nga
Këshilli, ndërsa hapi tjetër është vendimi i parlamentit të qytetit për
vendosjen e pllakave përkujtimore.”
Në shator
të viti të kaluar, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, me këtë rast kishte deklaruar
se “paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për ta larguar me forcë
panelin e Aqif Effendiut”
mandej Xhuxheviq për ta argumentuar mendimin e tij vazhdoi: “Ai për ne është një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim”. Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, të cilat ende qëndrojnë.