Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Apel për përkrahjen e Xhabir Hamitit
E enjte, 22.08.2013, 08:16 PM
APEL VËLLAZËROR PËR PËRKRAHJEN E KANDIDATURËS SË PROF. XHABIR HAMITIT PËR NË KRYE TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS
Nga AGIM GASHI, Rapsod e këngëtar i popullit si dhe poet i mërgimit dhe i vuajtjes-Gjermani
Të gjithë
imamëve të Kosovës!
Të gjithë
myslimanëve shqiptarë që dinë ta nderojnë atdheun, kombin e flamurin!
Të gjithë
strukturave partiake dhe OJQ-ve që të dalin në krah të shpëtimit të Bashkësisë
Islame dhe atdheut!
Të gjitha
strukturave qeveritare dhe Presidencës!
Të gjithë
qytetarëve të Kosovës pa marr parasysh përkatësinë fetare!
Të gjitha
grave, nënave, vashave e nuseve shqiptare!
Të gjitha
familjeve të dëshmorëve!
Duke e
parë rrezikun nga inkriminimi dhe shpëlarja e trurit të popullit e sidomos të
rinisë kosovare, u detyruam të reagojmë por edhe të apelojmë vëllazërisht se ka
ardhë koha e vetëdijësimit kombëtar për të shpëtuar nga më e keqja që po i
kanoset atdheut. Toka dardane e ka përkrahur islamin modern dhe atë të drejtin
që Zoti e ka derguar tek ne, por jo edhe kulturat e huaja, sektet e ndryshme e
radikalizmin fetar që synon shkatërrimin e BI-së dhe shtetit të cilin e fituam
me gjak.
Zoti që
na ka falë as s'i ka takuar e as s'do t'i takojë asnjë partie politike. E si,
pra, në emrin e Zotit formohet një parti politike e cila synon marrjen e
pushtetit dhe shpalljen e Dardanisë Antike shtet islamist? Si mundet të jetë
minister i shëndetësisë një njeri që nuk e do Kosoven të frymojë shqip? Pos
shtetit, a s'i kemi fajet edhe ne si qytetarë shqiptarë, si imamë të xhamive,
hoxhallarë e njerëz të BIsë, të cilët posedojnë edukim kombëtar e atdhetar? Nuk
është dashtë të lejohen, edhe pse fakte të forta ka se për këto punë janë
derdhur miliona euro nga shtetet armike dhe sektet e shkretirave të Arabisë e
Afrikës.
Motra e
vëllezër!
Që nga
lufta e këndej ne si popull në përgjithësi zgjodhëm rrugën e çoroditjes kombëtare.
Asgjë humane, kombëtare e atdhetare nuk e bëmë deri sot. Pothuajse të gjitha
punët i punuam mbrapsht duke filluar nga qeverisja e keqe e deri te puna e
partive politike, OJQ-ve dhe Bashkësive Fetare, vjedhja dhe tkurrja e atdheut,
mosfunksionimi i ligjeve, drejtësisë e sidomos mosfunksionimi i sigurisë
shtetërore, etj. Ku të kemi siguri shtetërore me njerëz spiunë e tradhtarë të
paguar nga Serbia, Rusia, Greqia e shtetet radikale islamike të cilat janë të
lidhura ngusht me boshtin ortodoks?
Ne si
pasardhës të pellazgo-ilirëve gjithmonë ishim të drejtuar kah perëndimi e jo
nga lindja. Ne shpërndamë kulturën dhe dijet tona në mbarë rruzullin tokësor,
formuam shtete të vogla e të mëdha, udhëhoqëm perandori, mbretëri e krali, i
luftuam ato kur ishte nevoja, për t'u kantandisur sot në këtë gjendje ku s'po
mundemi një cop shtet të vockel ta mbajmë si duhet.
I kujt
kenka faji pra? Unë po them se fajet i ka populli i cili akoma s'di ta ndajë
shapin nga sheqeri dhe të mirën nga e keqja. Për të mos e bërë këtë atdhe
katrahurë dhe humnerë edhe më të thellë për fëmijët tanë, duhet të mos e
përkrahim të keqen. E keqja është ndër ne dhe do të jetë ndër ne derisa ta
përkrahim ne. Eshtë koha t'iu themi stop hoxhollarëve që na i shajnë, ofendojnë
e nënçmojnë nënat tona, motrat, gratë, vajzat e nuset, që na e shpëlajnë trurin
e rinisë sonë të artë, që mundohen ta kthejnë robërimin shekullor përsëri vetëm
e vetëm pse shpirtrat e tyre i shitën tek djalli. U pa haptas se përkrahës i
këtyre hoxhollarëve, partive politike islamiste dhe grupeve rdikale paska qen
edhe kreu i deritashëm i BI-së.
Para se
ta shkruaj këtë apel, deri sot kam pas biseda me mijëra bashkatdhetarë nga
mbarë bota. Të gjithë ishin të brengosur për ardhmërinë e kombit dhe rrezikimin
e atdheut nga ana e këtyre grupeve radikale të udhëhequr nga mjekërleshët
plangprishur. Koha është të veprojmë sëbashku. Mbi të gjitha ATDHEU!
Me shumë
rrespekt
Agim Gashi