Shtesë » Lajme
Arnauti: Shqiptarët me terroristët në Siri
E enjte, 15.08.2013, 07:23 PM
ARNAUTI:
SHQETËSUES FAKTI QË SHQIPTARËT
Nga Express
Historiani
kosovar nga Siria Muhamed Mufaku- Arnauti u shfaq i shqetësuar lidhur
mepjesëmarrjen eshqiptarëve në luftën civile në Siri.
Gjatë një
interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës me gazetarin Kushtrim
Sadiku, Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me
fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane.
“Kemi
shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një
shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të
kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”,
theksoi historiani Arnauti.
Historiani
me prejardhje kosovare tha se shqiptarët nuk kanë çfarë kërkojnë në luftën e
Sirisë.
“
Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu. Për tu inkuadruar
në jetën e Kosovës, për të krijuar vende pune dhe ambient të mirë”, porositi
ligjëruesi aktual në Universitetin e Amanit në Jordani.
Këtë
kërkesë Arnauti e bëri për shkak se në shtetin aziatik nuk po dihet kush me kë
po lufton.
“Kush me
kë po lufton, nuk dihet. Kemi grupe josiriane që kanë ardhur. Kanë ardhur grupe
nga Tunizia, dhe Libia, Ballkani dhe vendet tjera. Me fjalë të tjera Siria
është shndërruar në një Afganistan. Por përmend rastin e vrasjes të një hoxhe
nga Shkupi në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi i njejtë që ka
luftuar për pavarësinë e Kosovës, të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të
drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë”,potencoi ai.
Arnauti
tha se Bashkësia Islame dhe institucionet tjera nuk duhet të rrinë indiferentë
karshi këtij zhvillimi.
“Më së
pari media, Bashkësia Islame e Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen
dhe ta diskutojnë një gjë të tillë. Të ndërmarrin diçka. Unë nuk e kam dëgjuar
askënd përvec deputetit Amir Ahmeti ta ketë përmendur këtë zhvillim”, përfundoi
Arnauti.