Shtesë » Lajme
Gruaja- fëmijë 8 vjeç vdes natën e martesës
E marte, 10.09.2013, 07:45 PM
Gruaja-
fëmijë 8 vjeç vdes natën e martesës për shkak të plagëve të brendshme
Një grua- fëmijë vetëm 8 vjeç vdiq në Jemen natën e martesës për shkak të plagëve të brendshme.
Ajo ishte martuar me një burrë pesë herë sa mosha e saj.
Vajza, e quajtur Rawan, vdiq në zonën e Hardh në veriperëndim të Jemenit, në kufi me Arabinë Saudite.
Aktivistët kanë nisur të bëjnë thirrje që dhëndri 40 vjeçar dhe familja e tij të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.
Ata thonë se arrestimi i tij do i japë fund praktikave të martesave të fëmijëve me të moshuar në zonat e varfra të vendit.
Një aktivist tha se edhe anëtarët e familjes së vajzës nuk janë njerëz.
“Ata nuk e meritojnë që të kenë fëmijë,” tha ai.
Më shumë se një e katërta e vajzave në Jemen martohen përpara moshës 15 vjeç, thuhet në një raport.
Në shtator të vitit 2010 një vajzë 12 vjeç vdiq në Jemen duke lindur fëmijë.
Ndërkohë parlamenti pati vendosur moshën 15 vjeç si moshën minimale për martesë, por më vonë një ligj i tillë u hodh poshtë pasi deputetët thanë se prindërit duhet të vendosin se kur i martojnë vajzat.
Aktualisht në të gjithë botën janë 57.5 milionë nuse- fëmijë. 40 përqind e tyre janë në Indi.
Nëse
trendi vazhdon, mendohet se në vitin 2020 do të ketë 140 milion gra- fëmijë.