E enjte, 28.03.2024, 04:46 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Konkurs letrar për poezi

E diele, 08.09.2013, 02:53 PM


Njoftojmë të gjithë krijuesit letrar, kudo që jetojnë dhe veprojnë se; miqtë e heroit Kombëtar Sali Çekajt në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare "Sali Çekaj" në Zvicër dhe në Gjermani, kanë vendosur të botojnë një antologji me poezi kushtuar heroit Sali Çekaj.

Libri –antologjia do përfshi krijime poetike që si frymëzim kanë jetën, veprimtarinë dhe luftën e Sali Çekajt për Pavarësinë e Kosovës.

Të drejtë pjesëmarrjeje më krijime-poezi (më se shumti me dy poezi), kanë të gjithë krijuesit letrarë që shkruajnë në gjuhën shqipe.

Poezitë e afrua pasi të redaktohen, lekturohen, do të hyjnë në antologjinë poetike për Sali Çekaj.

Punimet e dërguara nuk preferohet të jenë  më të gjata se 20 vargje, me emër dhe mbiemër, më një biografi shumë të shkurtër të autorit. Botuesi nuk ka obligime materiale për asnjë autor që i botohet poezia.

Gjatë vlerësimit, poezitë që nuk e plotësojnë  kriterin artistik dhe estetik nuk merren në konsiderim, ndërsa redaktimi, lekturimi dhe caktimi i gjatësisë së poezisë mbetet çështje dhe e drejt e botuesit.

Poezitë (me një biografi të shkurtër), duhet të dërgohen deri më datën 1 dhjetor 2013, përmes emalit; molliqi@aol.com si dhe në faqen elektronike ShH “Sali Çekaj”

Për çdo informatë tjetër, ju lutemi, na kontaktoni në adresën elektronike.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora