| E marte, 10.09.2013, 08:48 PM |
Një
reagim i shkurtër
NUK SHKON KURBANI NË THEMELET E MEMORIALIT DR. IBRAHIM RUGOVA
Nga Agim Gashi
Ditën që
u qit gurthemeli për Qendrën Memorioale Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës,
ishte ditë që e prisja me shumë gëzim. Dr. Rugova meriton ti ngriten memoriale,
shtatore, buste, përmendore...dhe hakut sdo ti dalim kurr. Ai ishte dhe mbetet
Presidenti Ynë dhe Arkitekti i Pavarsisë që pas vdekjes ia falsifikuan
"arkitekturën" kombëtare, duke e degraduar Pavarsinë e cila u fitue
me aq shumë gjak, mund e djersë.
Në këtë
gurthemel kenka pre edhe një dash si kurban i themelit duke u bazuar në
trashëgimitë pagane të dokeve të vjetruara.
Prerjen e
këtij dashi nuk e pëlqeva. Gjaku ka një pamje trishtuese dhe kjo foto është në
kundershtim të plotë me atë që na e mësoj Dr. Rugova.
Ndoshta
edhe mundem të jemë gabim por ma merr mendja se këso skena ku derdhet gjaku i
pafajshëm nuk i shkojnë veprës së një kolosi. LDK duhet ti ketë njerzit të
cilët duhet të merren me organizimin dhe programimin e këtyre evenimenteve të
cilat duhet të jenë kulminante dhe precize.Çdo gjë duhet të jetë në vendin e
vetë, si fotot ashtu edhe simbolet dhe sjelljet tjera. Duhet të mësohemi
njëherë e përgjithmonë me diciplinë, njohuri e kulturë ti nderojmë ata që u
bënë dhe për ne.