Shtesë » Lajme
Rumania dhe njohja e shtetit të Kosovës
E merkure, 11.09.2013, 07:22 PM
(Intervista dhënë revistës rumune Cotidianul.ro)
Pyetjet i
parashtron gazetari i shquar rumun, Ion Longin Popescu, ndërsa
përgjigjet i jep filoshqiptarja me origjinë rumune, Mona Agrigoroaiei, specialist e re në çështje të Ballkanit. Që
nga 29 gushti, intervistën e kanë lexuar 4.238 vetë, duke qenë e komentuar nga
127 vetë. Duke patur parasysh bujën që
ka bërë kjo intervistë, dhe sidomos intervenimet e komentatorëve, neve s’na
mbetet tjetër veçse ta qëndisim një artikull të ri lidhur me këtë subject.
Përkthimi në gjuhën shqipe i përket autores. (B. Y.)
1. Pyetje: Kryeministri V. Ponta i ka kërkuar Serbisë të
respektojë të drejtat e rumunëve nga Timoku, por ka theksuar se
Përgjigje: Kujtohem kur, ishte fjala vitin e kaluar për mundësinë e
dhënies së VETO-s Serbisë për hyrjen në BE, Beogradi menjëherë u frikësua dhe
kishte nënshkruar protokollin me Rumaninë lidhur me çështjen e minoritetit rumun.
Por ajo një vit të tërë nuk e ka respektuar fjalën e dhënë, më shumë, terrori
shtetëror dhe presioni psikologjik ndaj rumunëve të Timokut u shtua. Gjithashtu
duhet të sjellë shëmbullin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe trajtimi i
tyre nga Beogradi. Kur në vitin 2000, shqiptarët ngritën krye dhe luftuan
kundër Beogradit, ky shtet antishqiptar arriti të ndalojë luftën çlirimtare me
anë të Marrëveshjes së Konçulit, nëpërmjet të cilit kishte dakorduar që
shqiptarëve t’u jepen disa të drejta, kurse shqiptarët, gabimisht dhe pa asnjë
garanci, pranuan çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës
dhe Bujanocit (UÇPMB). Në natën pas nënshkrimit të marrëveshjes, u vra
pabesisht komandant Lleshi (Ridvan Qazimi), i cili kundërshtonte këtë „marrëveshje”.
UÇPMB u çmilitarizua, por të drejtat në letër të dhënë shqiptrëve mbetën
premtime boshe, edhe pas 11 viteve. Këto shembuj arsyjetojnë faktin se Serbia
NUK E NJEH fjalën e mirë, fjalën e dhënë. Ajo duhet kushtëzuar rreptë dhe i
duhet vënë çizmën në grykë, përndryshe s’do të realizojë kurrë premtimet e
dhëna. Me anë të kësaj interviste, i bëj thirrje Kryeministrit të
Rumanisë, Victor Ponta që, në momentin kur do të diskutohet prapë për hyrjen në
BE të Serbisë, të mos frikësohet dhe t'i jep VETO, sepse vetëm një shuplakë të
tillë do të mësojë Serbinë sjelljen korrekte në botën demokratike!
2.
Pyetje: Keni
studiuar kulturën dhe historinë e shqiptarëve nga Kosova, flisni gjuhën shqipe.
Edhe shqiptarët, edhe rumunët janë autoktonë në Ballkan. Serbët erdhën shumë më
vonë, pas formimit të tyre si popuj. Çfarë lloj të shtetit është
Përgjigje:
3. Pyetje: Shqipja si edhe rumanishtja (me dialektët
arumun, istrorumun, meglenorumun) janë gjuhe të farëfisnuara, shumë herë
gjuhëtarët deshifrojnë disa karakteristika të vjetërsisë së gjuhës rumune duke
nxjerrë fjalët e përbashkëta rumuno-shqiptare. Në çfarë masë janë edhe
historitë e të dyja popujve të farëfisnuara?
Përgjigje: Historitë e të dyja popujve kanë shumë gjëra të
përbashkëta. E para, edhe populli rumun me stërgjyshërit e tij trako-dakë, edhe
populli shqiptar, me stërgjyshërit e tij ilirë rrjedhin prej një trung të
përbashkët, trungu PELASG. Pelazgët kanë banuar Gadishullin Ballkanik shumë
herët dhe të gjitha popujt të formuara më pas, ilirët, trakët (me fisin dak
gjithashtu), grekët antikë (që ishin një popull - përzierje të pelazgëve me një
popull pushtues semito-hamit – egjiptas e fenikas) etj. kanë qenë pasardhës të
pelasgëve. Duhet pohuar gjithashtu edhe se, në trojet rumune, komuniteti
shqiptar është datuar dokumentarisht që nga fillimi i shekullit XVI, ndërkohë
që në Shqipëri jeton një numër domëthenës i arumunëve. Në periudhën e viteve
1830-1912, në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, Rumania ishte strehë e
patriotëve shqiptarë, duke filluar me patriotin Naum Veqilharxhi, ideologu i
parë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, krijuesi i alfabetit të parë shqiptar, i
vendosur në Braila, në 1919, ka marrë pjesë në revolucionin e vitit 1821, të
udhëhequr nga Tudor Vladimirescu. Kolonia shqiptare nga
4. Pyetje: Presionet ndërkombëtare ndaj Rumanisë, për të njohur
Kosovën si shtet të pavarur janë në rritje. A është i justifikuar tmerri zyrtar
i Bukureshtit se, duke njohur Kosovën, do të ishte e nevojshme të njeh edhe
Trevën e Sekujve? A janë ngjashmëri midis të dyja entitete? Pra, mund të thuhet
se
Përgjigje: Midis të dyja entiteteve, Kosova dhe Treva e Sekujve nuk
ka ngjashmëri. Kosova ishte territor shqiptar i pushtuar dhe i kolonizuar nga
Beogradi, ashtu si Transilvania që ka qenë territor i pushtuar dhe i kolonizuar
nga Hungaria dhe, në një periudhë të caktuar të historisë, nga perandoria
Austro-Hungareze. Në Kosovë duhet pohuar se ka një varg të popullsisë serbe të
kolonizuar me politikë shtetërore nga Beogradi, ashtu siç në Transilvani janë
kolonizuar sekujët. Sekujët nuk janë hungarez, ata janë një popull të
mongoloid, që ka humbur identitetin kombëtar, ka humbur gjuhën dhe kulturën e
vet dhe sillet më hungarez si të gjithë hungarezët. Askush nuk thotë se serbët
në Kosovë apo sekujët në Transilvani nuk kanë të drejtë të qendrojnë në trojet
ku kanë ardhur si pasojë të politikës shtetërore serbe apo hungareze, por ata
nuk kanë të drejtë të vetëvendosjes, as të brendshme, as të jashtme, nga
shtetet ku jetojnë. Ata duhet të shohin jetën e tyre brenda Kosovës apo Rumanisë
dhe të mos bëhen pre politikës shoviniste të Beogradit apo të Budapestës!
Pra, teoria e „precedentit të rrezikshëm” është fantazma e propagandës së
elementëve agjenurore pro-sllave që ngacmon politikën dhe shtypin rumun, për ta
frikësuar dhe tmerruar për një akt të domosdoshëm, njohjen e Kosovës nga
5. Pyetje: Si manifestohet shovinizmi antirumun serb në
Timok? Do të ishte e mundshme që Timoku të kërkojë ndonjëherë bashkangjitjen me
Rumani, siç hamendin nacionalistët serbë
Përgjigje: Rumunëve iu mohohet e
drejta për të folur rumanisht në hapësirat publike. Shumë herë ka ndodhur që,
nëse ata flasin rumanisht, policët serbë t’i rrahin. Gjithashtu, atyre iu
mohohet e drejta për të pasur mesha fetare në gjuhën rumune dhe edhe për të
pasur shkollim në gjuhën rumune. Lexoja se manifestimi i fundit të shovinizmit
serb në Timok ishte ultimatumi i dhënë i atit rumun Bojan për të rrënuar kishën
rumune e fshatit Malainita dhe për të rrënuar edhe gardhi i kishës. Ata duan të
shkatërrojnë kishën e atij fshati rumun, ashtu siç kanë hequr në Preshevë
lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB, duke përdorur të njëjtën politikë kërcënuese
dhe agresive. Komuniteti ndërkombëtar duhet ndaj patjetër të ndërhyjë dhe t’i
ndali revanin shovinist antirumun dhe antishqiptar Beogradit.
6. Pyetje: Si, nëpërmjet të cilave metodave punon
Beogradi për të dobësuar unitetin dhe forcën e rumunëve të Timokut?
Përgjigje: Beogradi përdor shumë
metoda për të dobësuar unitetin dhe forcën e rumunëve të Timokut.
7. Pyetje: Në fakt, çfarë ngjashmëri janë midis Kosovës
dhe Timokut? Çfarë dallime?
Përgjigje: Ngjashmëria më e dukshme është se të dyja territoret janë të banuar nga popullsi josllave shqiptare apo rumune që kanë qenë apo janë ende nën shenjeshtrën e asimilimit të Beogradit. Si dallime do të them se nëse Kosova ka fituar një status pavarësie formale, Timoku është ende nën pushtimin dhe kolonizmine Beogradit. Të dyja trojet brenda Jugosllavisë kanë pasur status të ndryshëm. Kosova ka pasur autonomi deri në ardhjen e Millosheviçit, kurse Timoku ka qenë nën sundimin të drejtëpërdrejtë të Serbisë dhe, për fat të keq, vazhdon ende.
8.
Pyetje: Minoriteti serb në Kosovë gëzon shumë të drejta, si edhe në Rumani...
Cilat janë këto? Çfarë është pakoja Ahtisaari?
Përgjigje:
9.
Pyetje:
Nëse do të aplikohej parimi evropian i reciprocitetit, çfarë të drejta do të
duhej të kishin rumunët e Timokut?
Përgjigje: Nëse do të aplikohej këtë parim, në rradhë të parë do të gëzohen për të drejtat minimale: përdorimi i lirshëm i gjuhës në hapësirat publike, mësimi në gjuhën amtare, meshat fetare në rumanisht. Pastaj ky minoritet, sipas gjykimit ahtisarian, do të duhej të kishte së paku 25-30 deputetë në Parlamentin e Beogradit, një zëvendëskryeministër, më shumë zëvendësministra, autonomi territoriale, pra banimet rumune të jenë "të lidhura horizontalisht midis tyre"dhe "vertikalisht" me Rumaninë, kurse kishat rumune të kenë të drejën e ekstraterritorialitetit.
http://www.cotidianul.ro/romania-si-recunoasterea-statului-kosovo-221261/